LIVE UPDATES
Bota

Mediat austriake zbulojnë skandalin, përmendet raporti mes shefit të EULEX-it dhe ish-deputetes së LDK-së

Gazeta austriake “DerStandard” ka raportuar të dielën për mbështetjen e dyshimtë përmes donacioneve që EULEX-i i ka dhënë OJQ-ve të drejtuara nga Njomza Emini. Ndërsa Lars-Gunnar Wigemark, nuk është në gjendje të ndajë jetën e tij private nga ajo profesionale.

17 Gusht 2022, 16:43 Nga s.s
Mediat austriake zbulojnë skandalin, përmendet raporti mes shefit
Lars-Gunnar Wigermark dhe Njomza Emini

AUSTRI- Gazeta austriake “DerStandard” ka raportuar të dielën për mbështetjen e dyshimtë përmes donacioneve që EULEX-i i ka dhënë OJQ-ve të drejtuara nga Njomza Emini. “DerStandard” ka ngritur dyshime mbi raportet mes shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark dhe ish-deputetes së LDK-së. Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars-Gunnar Wigemark, nuk është në gjendje të ndajë jetën e tij private nga ajo profesionale. Misioni i BE-së në Kosovë ka mbështetur me donacione një organizatë jo-qeveritare që nuk ka të bëjë fare me sundimin e ligjit. Siç raporton “DerStandard”, mulliri i thashethemeve në Prishtinë po zien prej javësh.

Përflitet se kreu i EULEX-it, suedezi Lars-Gunnar Wigemark, i ka dhënë mbështetje Komitetit Paralimpik në Kosovë, pjesërisht për shkak se ai kishte një marrëdhënie private me kryetaren e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini, ish-deputete e LDK-së. Bëhet fjalë për donacione për organizatën jo-qeveritare që ajo drejton, por edhe për një ngjarje të OJQ-së. Misioni EULEX nuk i është përgjigjur pyetjes së “DerStandard” nëse Wigemark ka pasur një marrëdhënie të afërt me Njomza Eminin, transmeton Paparaci shkrimin e gazetës austriake. Në dhjetor të vitit 2021, EULEX-i tha se i ka dhuruar zyrës së Komitetit Paralimpik të Kosovës pajisje të përdorura kompjuterike dhe “mobilie të përdorura për zyrë nga stoku i tepërt i tij”. Më 16 dhe 17 korrik, EULEX-i mbështeti një ngjarje të Komitetit Paralimpik në Vushtrri, por të njëjtën gjë e bënë edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në korrik të vitit 2022, EULEX-i i ka dhuruar Komitetit Paralimpik të Kosovës dy automjete të përdorura, të cilat do të përdoren nga disa federata të ndryshme sportive për personat me aftësi të kufizuara. EULEX-i ka bërë të ditur se që nga viti 2012 e deri më sot, misioni ka dhuruar në përgjithësi mbi 490 automjete për institucionet kosovare dhe OJQ-të vendore. Sipas dokumenteve që posedon “DerStandard, Njomza Emini në mënyrë specifike i ka kërkuar misionit të EULEX-it që të përgatisë broshura dhe bluza për pjesëmarrësit e një ngjarje të një OJQ-je më 16 dhe 17 korrik, dhe një ekip mjekësor nga EULEX-i ishte vënë në dispozicion për eventin. Ky ekip mjekësor kishte qëndruar në vend-ngjarje në dy ditët e zhvillimit të eventit. Emini ka kërkuar nga EULEX-i që të pyeste një kompani kontraktuese të EULEX-it nëse ata mund ta përcillnin ngjarjen e OJQ-së së drejtuar prej saj dhe të prodhonin një video me qëllime promovuese. Me kërkesë të “DerStandard”-it, EULEX-i ka sqaruar se nuk kishte prodhuar video promovuese për ngjarjen e 16 dhe 17 korrikut në Vushtrri. Ata kanë thënë se kanë realizuar vetëm foto dhe video regjistrime për të siguruar më shumë vëmendje për ngjarjen.

EULEX-i pranon se ka prodhuar fletushka dhe bluza për atletët me aftësi të kufizuara dhe për OJQ-në e drejtuar nga Emini. Ajo gjithashtu pranon se “Njësia Mjekësore e EULEX-it ofroi mbështetje mjekësore” gjatë ngjarjes në Vushtrri, megjithëse “pa kosto shtesë për misionin, përveç karburantit për autoambulancën”. Njomza Emini, e kontaktuar nga “DerStandard”, ka thënë se shumë organizata ndërkombëtare kanë përkrahur ngjarjen e OJQ-së së në Vushtrri, dhe jo vetëm EULEX-i. Ajo ka thënë gjithashtu se EULEX-i nuk e ka ndihmuar me asnjë fond financiar “Forumin për Lidership dhe Demokraci”, OJQ-në të cilën ajo e drejton. “DerStandard” raporton se “Forumi për Lidership dhe Diplomaci” organizoi bashkërisht një ngjarje me EULEX-in për të diskutuar rreth të drejtave pronësore të grave dhe dhunën në familje. Sipas burimeve të “gazetës austriake, në “Forumin për Lidership dhe Demokraci” pretendohet se nga EULEX-i janë derdhur 2500 euro për ngjarjen – ndoshta si rimbursim i shpenzimeve.

Emini tha për “DerStandard” se ka marrëdhënie të mira dhe të afërta pune me shumë diplomatë. Ajo ishte gjithashtu qytetarja e parë e Kosovës që u nderua me Legjionin e Nderit nga Republika e Francës. “Jam shumë krenare që kam marrëdhënie të afërta pune me shumë diplomatë të respektuar dhe liderë ndërkombëtarë dhe i përdor këto kontakte për të luftuar për të drejtat e grave dhe personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”, ka thënë Emini në një përgjigje me shkrim për “DerStandard”. Ajo nuk i është përgjigjur pyetjes në lidhje me raportin e saj me Wigemark. EULEX-i tha se misioni nuk ka kryer asnjë donacion për “Forumin për Lidership dhe Diplomaci” dhe theksoi se të gjithë punonjësit e saj janë të obliguar të respektojnë kodin disiplinor të sjelljes.

Kodi i emërtuar si “Standardet e përgjithshme të përmirësuara të sjelljes” për misionet e BE-së, thotë: “Zhvillimi i një marrëdhënieje personale me personat e vendit pritës mund të çojë në rreziqe operacionale ose të sigurisë. Personeli duhet të jetë i vetëdijshëm për këto rreziqe të mundshme dhe të përmbahet nga çdo sjellje që mund të cenojë integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë e pozicionit dhe funksionit të tij, ose imazhin e çdo misioni apo operacioni të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes". Paparaci ka tentuar të kontaktojë me znj. Emini të martën, por ajo ka qenë e paqasshme në telefon. Njomza Emini, aktualisht drejtuese e “Forumit për Lidership dhe Diplomaci” dhe Komitetit Paralimpik të Kosovës, ka shërbyer si depuete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) në dy mandate. Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ajo kishte nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë si deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës në atë legjislaturë. Në vitin 2010, ajo kishte kaluar nga AKR-ja në LDK. Nga politika është tërhequr para disa vitesh. 

 

kosove eulex njomza emini lars-gunnar wiegemark

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen