LIVE UPDATES
Bota

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasjen në Gazë: Gazetarët tanë po përballen me vështirësi në sigurimin e ushqimit për veten dhe familjen

Me Gazën që është bllokuar, shumë media nga e mbarë bota varen nga fotografitë, videot dhe artikujt për luftën që përgatiten nga gazetarët palestinezë për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

24 Korrik 2025, 19:21 Nga r.ll
Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të
foto ilustruese

GAZË- Disa organizata mediale thanë se më 24 korrik se gazetarët e tyre në Gazë po përballen me kërcënimin nga uria, teksa po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përmes një deklarate të përbashkët, katër media i bën thirrje Izraelit që të lejojë gazetarët të hyjnë dhe të dalin nga Gaza dhe të lejojnë hyrjen e furnizimeve të duhura ushqimore në territorin palestinez.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gazetarët tanë në Gazë, të cilët gjithnjë e më shumë po përballen me vështirësi që ta ushqejnë veten dhe familjet e tyre”, thanë Agence France-Presse (AFP), Associated Press (AP), Reuters dhe BBC.

Këto media shtuan se “gazetarët po përballen me shumë privime dhe vështirësi në zonat e luftës. Jemi thellësisht të alarmuar që tashmë edhe uria është një nga këto rreziqe”.

“Edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë hyrjen dhe daljen e gazetarëve nga Gaza. Është thelbësore që furnizimet e mjaftueshme me ushqim të arrijnë tek njerëzit atje”, u tha në reagimin e tyre.

Me Gazën që është bllokuar, shumë media nga e mbarë bota varen nga fotografitë, videot dhe artikujt për luftën që përgatiten nga gazetarët palestinezë për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Kritikat ndërkombëtare po intensifikohen për situatën e rëndë me të cilën po përballen më shumë se 2 milionë civilë palestinezë në Gazë, ku mbi 100 organizata humanitare dhe për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se “uria masive” po përhapet.

Që nga fillimi i luftës pas sulmit të paprecedentë të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, një numër shumë i vogël gazetarësh kanë mundur të hyjnë në Gaza vetëm me ushtrinë izraelite dhe nën rregulla të rrepta të censurës ushtarake.

Organizata e mediave, Reporterët pa Kufij (RSF), tha në fillim të korrikut se mbi 200 gazetarë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Mediat kanë publikuar artikuj për jetën brenda Gazës gjatë kësaj jave. Sipas raportimeve, banorët atje po përballen me një situatë të rëndë dhe çdo ditë po përballen me vështirësi për të siguruar ushqim.

“Nuk kemi energji për shkak të urisë dhe mungesës së ushqimit”, tha Omar al-Qattaa, fotografi i AFP-së.

“Sigurimi i ushqimit në Gazë është jashtëzakonisht i vështirë. Edhe kur ka ushqim, çmimet janë shumë të larta”, tha gazetari tjetër, Youssef Hassouna.

Izraeli thotë se ndihma humanitare po lejohet që të hyjë në Gazë dhe e akuzon Hamasin se po e keqpërdor vuajtjen e civilëve, përfshirë duke ua vjedhur furnizimet ushqimore për t’i shitur me çmime të larta apo duke qëlluar drejt atyre që presin të marrin ndihma.

Shefi i Organizatë Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar një ditë më parë për përhapjen e urisë në Gazë, duke thënë se dërgesat ushqimore në territor janë “shumë më të vogla sesa është nevoja për mbijetesën e popullsisë”.

Dëshmitarët si dhe agjencia për mbrojtje civile në Gazë vazhdimisht kanë akuzuar forcat izraelite se qëllojnë drejt banorëve që presin për ndihma. Kombet e Bashkuara kanë thënë se ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 1.000 palestinezë që po tentonin të merrnin furnizime ushqimore që nga fundi i muajit maj.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), me seli në Nju Jork, përmes një deklarate tha të mërkurën se Izraeli po “i lë pa bukë gazetarët në mënyrë që t’i heshtë”.

“Ata nuk janë vetëm gazetarë, ata janë dëshmitarë në vijën e frontit, të braktisur pasi mediat ndërkombëtare u tërhoqën dhe iu ndalua hyrja”, tha CPJ.

Shumë gazetarë palestinezë kanë folur publikisht ose kanë postuar për lodhjen e tyre, me Sally Thabet, korrespondenten e kanalit satelitor Al-Kofiya, që ka humbur ndjenjat pas një transmetimi të drejtpërdrejtë këtë javë, tha CPJ-ja.

Al Jazeera, grupi medial më me ndikim në gjuhën arabe, bëri thirrje për veprime globale për të mbrojtur gazetarët në Gaza të martën. Pesë gazetarë të kësaj media janë vrarë në Gazë që nga nisja e konfliktit dhe Al Jazeera ka thënë se ata u vranë qëllimshëm nga Izraeli.

Ky medium, i ndaluar në Izrael, ka humbur pesë gazetarë që nga fillimi i konfliktit, në atë që ai e quan një fushatë të qëllimshme për t’i goditur nga Izraeli.

Në disa raste, Izraeli ka akuzuar gazetarët, duke i cilësuar si “agjentë terroristë”, siç ndodhi kur vranë vitin e kaluar një gazetar të stafit dhe një korrespondent freelancer të Al Jazeeras në Gaza, akuza që kjo media me seli në Doha i ka dënuar ashpër.

“Ne e dimë se shumica e gazetarëve brenda Gazës operojnë nën mbrojtjen e Hamasit, dhe deri sa Hamasi të shkatërrohet, ata nuk do të lejohen të raportojnë lirshëm”, tha zëdhënësi i Qeverisë izraelite, David Mercer, në një konferencë për shtyp në dhjetor të kaluar./REL

situata ne gaze mediat nderkombetare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje