LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike

Më 18 korrik, Universiteti shtetëror i Malit të Zi nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me këtë qendër në fushën e kriptografisë, atë të inteligjencës artificiale dhe të sigurisë kibernetike.

24 Korrik 2025, 15:55 Nga r.ll
SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të Zi dhe Qendrës Kombëtare Kineze të Superkompjuterëve Gjinan, thotë Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) për Radion Evropa e Lirë.

“Ky institucion drejtohet nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës, i cili është nën sanksione nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së”, thuhet në përgjigje.

Më 18 korrik, Universiteti shtetëror i Malit të Zi nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me këtë qendër në fushën e kriptografisë, atë të inteligjencës artificiale dhe të sigurisë kibernetike.

DASH-i thekson se Mali i Zi është aleat i NATO-s dhe lider në ndërtimin e kapaciteteve rajonale kibernetike.

“Partneritetet e tij në fusha të ndjeshme, si inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike, duhet të jenë në përputhje me prioritetet e përbashkëta të NATO-s në siguri dhe të shmangin bashkëpunimin me subjekte të lidhura me përpjekjet e Kinës për modernizim ushtarak”, sipas DASH-it.

Ky departament thekson, po ashtu, se është e rëndësishme që “institucionet akademike dhe kërkimore të miratojnë masa të forta sigurie, duke përfshirë, por pa u kufizuar në verifikimin e bashkëpunimeve dhe lidhjeve të tyre të mundshme me subjektet shqetësuese”.

Përndryshe, nënshkruesi i memorandumit, rektori i Universitetit të Malit të Zi, Vlladimir Bozhoviq, mori doktoraturën në SHBA pikërisht në fushën e matematikës dhe kriptografisë dhe shkencës së metodave dhe parimeve të enkriptimit.

Gjatë studimeve, ai punoi gjithashtu si studiues në Qendrën për Kriptologji dhe Siguri të Informacionit (CCIS).

Zyra e Rektorit nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse e konsideron si problematik nënshkrimin e memorandumit me një kompani nën sanksione, marrë parasysh se Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe seli e Qendrës Rajonale për Kapacitete Kibernetike.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja kompani ose institucion kinez me të cilin Universiteti i Malit të Zi po forcon bashkëpunimin, e që është edhe nën sanksione të SHBA-së.

Një delegacion nga Universiteti i Malit të Zi, i udhëhequr nga rektori Bozhoviq, qëndroi në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, ku, përveç universiteteve lokale, vizitoi edhe kompanitë Alibaba Cloud dhe Hikvision.

Universiteti i Malit të Zi tha se ata prezantuan produktet e tyre në fushën e teknologjisë ‘cloud’ dhe të inteligjencës artificiale.

Alibaba Cloud është kompania më e madhe në këtë fushë në Azi dhe e katërta në botë.

E dyta, Hikvision - të cilën Universiteti i Malit të Zi e cilëson si lider global në fushën e mbikëqyrjes me video - është në listën e zezë tregtare që nga viti 2019 dhe nën sanksione që nga viti 2021. Pajisjet e kësaj kompanie janë përfshirë, po ashtu, në listën e atyre që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Parlamenti Evropian i hoqi kamerat e saj nga përdorimi në vitin 2021, ndërsa disa vende evropiane ndaluan përdorimin e pajisjeve të saj në administratën shtetërore.

Kompania tha atëkohë se kamerat e saj “përputhen me rregullat dhe rregulloret në fuqi të vendeve në të cilat operojmë” dhe “u nënshtrohen kërkesave të rrepta të sigurisë”.

Në të njëjtin muaj kur delegacioni i Malit të Zi vizitoi Kinën, në kompleksin universitar u hap Qendra Rajonale e Kapaciteteve Kibernetike (WB3C).

Themelimi i kësaj qendre u iniciua nga Franca dhe Sllovenia - anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Në një kohë kur kërcënimet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe të përhapura, është e domosdoshme që ta pajisim këtë rajon me mjetet e nevojshme, për t’i luftuar në mënyrë efektive këto sfida”, tha në hapje zëvendëskryeministrja sllovene, Tanja Fajon.

Në kryerjen e trajnimeve në tri fusha - siguri kibernetike, krim kibernetik dhe diplomaci kibernetike - marrin pjesë ekspertë sllovenë, francezë dhe rajonalë.

Qendra, pos tjerash, organizon një kurs trajnimi njëvjeçar në fushën e forenzikës digjitale për hetuesit e policisë. Universiteti i Malit të Zi thotë se ka pasur rol kyç në marrjen e vendimit për të pasur selinë e saj në këtë vend. Përpara se ta kishte hapësirën e vet, qendra zhvilloi trajnime në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Malit të Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë refuzoi të komentonte mbi memorandumin mes Universitetit të Malit të Zi dhe qendrës kineze, ndërsa Ambasada franceze nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë.

Përveç shteteve anëtare si Sllovenia dhe Franca, Malit të Zi i ofron mbështetje në fushën e sigurisë kibernetike edhe vetë BE-ja. Më herët, Komisioni Evropian kishte njoftuar se Mali i Zi e kishte bërë prioritet sigurinë kibernetike për vitin 2023. Një vit më parë, infrastruktura shtetërore e teknologjisë informative të Malit të Zi ishte shënjestër e sulmeve të mëdha kibernetike.

Mali i Zi, sipas raportit të KE-së për vitin 2024, ka bërë përparim të konsiderueshëm në parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, duke i përfshirë edhe dy padi nga Zyra e Prokurorit Special në këtë fushë. Si hap pozitiv vlerësohet edhe bashkimi i Malit të Zi me sanksionet e KE-së, për shkak të sulmeve kibernetike që kërcënojnë BE-në.

Në mesin e të sanksionuarve ka edhe qytetarë dhe kompani kineze. Për të mbështetur sigurinë kibernetike të Malit të Zi, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, hapi Qendrën e Operacioneve të Sigurisë në Podgoricë, në tetor të vitit 2024, e cila u financua gjithashtu nga fondet e BE-së.

Mali i Zi është edhe anëtar i Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Bashkëpunuese Kibernetike, me seli në Talin të Estonisë. Komisioni Evropian dhe NATO-ja nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar mbi bashkëpunimin e Universitetit shtetëror të Malit të Zi me kompanitë kineze që janë nën sanksione të SHBA-së.

Nga Universiteti, Radio Evropa e Lirë mori përgjigje automatike në email, e cila shpjegon se janë në pushim deri në gjysmë të gushtit. Radio Evropa e Lirë u dërgoi pyetje edhe dy ministrive në Qeverinë e Malit të Zi: Ministrisë së Arsimit, e cila është përgjegjëse për punën e Universitetit, dhe Ministrisë së Administratës Publike, e cila është përgjegjëse për sigurinë e informacionit.

Përgjigje mori vetëm nga kjo e fundit. Ministria e Administratës Publike nuk ka autoritet institucional mbi Universitetin shtetëror, por monitoron me kujdes të gjitha fenomenet që mund të kenë ndikim në sigurinë ose në hapësirën digjitale të Malit të Zi, thotë ndihmësi i ministrit, Dushan Polloviq.

Ai është përgjegjës për sigurinë e informacionit në këtë ministri.

“Në këtë kontekst, çdo bashkëpunim - veçanërisht në fusha të ndjeshme si siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale - duhet të konsiderohet përmes prizmit të rreziqeve të mundshme të sigurisë dhe përafrimit strategjik me prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi”, thotë Polloviq.

Ai shton se Mali i Zi, si anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, është qartazi i përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatët dhe partnerët që ndajnë vlera, standarde dhe parime demokratike në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale.

Thekson, po ashtu, se NATO-ja e trajton sigurinë kibernetike si pjesë të sigurisë kombëtare, të cilës i referohet edhe Neni 5, i cili parashikon mbrojtje kolektive në rast të sulmit ndaj një anëtari.

“Ndaj, pres që të gjitha institucionet përkatëse, kur krijojnë këto forma bashkëpunimi, t’i marrin në konsideratë pasojat e mundshme për interesat kombëtare dhe sigurinë digjitale të shtetit”, thotë Polloviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Mali i Zi, nëpërmjet Ligjit për komunikimet elektronike, ka rregulluar kufizimin e prokurimit dhe përdorimit të pajisjeve nga një prodhues i caktuar, i cili konsiderohet se ka pasoja të dëmshme për sigurinë kombëtare.

Mali i Zi, aktualisht, po punon për zhvillimin e një strategjie për inteligjencën artificiale, e cila do të ndihmohet nga SHBA-ja./REL

shba mal i zi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë