LIVE UPDATES
Bota

Meloni konfirmon vendin e Italisë në Evropë dhe NATO

Ajo, po ashtu, është zotuar se do të punojë në rritje ekonomike dhe ka hedhur poshtë fashizmin. Një muaj pas fitores së partisë së saj në zgjedhje, Meloni e ka shfrytëzuar fjalimin e saj në Parlament për t’i thënë popullit dhe aleatëve se ajo është dorë e qëndrueshme në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

25 Tetor 2022, 16:36 Nga I.A
Meloni konfirmon vendin e Italisë në Evropë dhe NATO
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prezantuar të martën programin e saj qeverisës, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për Bashkimin Evropian dhe Ukrainën. Ajo, po ashtu, është zotuar se do të punojë në rritje ekonomike dhe ka hedhur poshtë fashizmin. Një muaj pas fitores së partisë së saj në zgjedhje, Meloni e ka shfrytëzuar fjalimin e saj në Parlament për t’i thënë popullit dhe aleatëve se ajo është dorë e qëndrueshme në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

“Italia është plotësisht pjesë e Evropës dhe botës perëndimore”, ka thënë 45-vjeçarja në Parlament, duke shtuar se ky vend do të vazhdojë të jetë “partner i besueshëm në NATO, sa i përket mbështetjes për Ukrainën”.

Meloni, e cila është betuar si kryeministrja e parë grua e Italisë, ditën e shtunë, ka hedhur poshtë lidhjet e mundshme me të kaluarën fashiste të shtetit të saj, duke thënë se “nuk ka ndjerë kurrë simpati apo afërsi me regjimet jodemokratike, përfshirë fashizmin”.

Dyshimet për mundësinë e një Qeverie euroskeptike dhe populliste në Itali – vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian – kanë rritur shqetësimet në Bruksel, ndonëse liderët e BE-së kanë uruar shpejt fitoren e saj dhe janë zotuar për bashkëpunim.

Qeveria e paraardhësit të saj, Mario Draghit, ka qenë ndër mbështetëset më të fuqishme të BE-së, sa u përket vënies së sanksioneve ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Ndonëse ka qenë në opozitë, Meloni e ka mbështetur qasjen e Draghit për Ukrainën.

Megjithatë, një prej partnerëve të saj në koalicion, ish-kryeministri italian, Sivio Berlusconi, është incizuar javën e kaluar teksa ka mbrojtur mikun e tij të kamotshëm, presidentin rus, Vladimir Putin.

Italia ka qenë tejet e varur nga gazi rus, para luftës, dhe aktualisht është duke u përballur me inflacion dhe fatura të shtrenjta të energjisë, situatë që rrit rrezikun për recesion vitin e ardhshëm.

Meloni ka thënë se do të punojë për të rritur ndihmat për bizneset dhe ekonomitë familjare, teksa përballen me një realitet të tillë, dhe se nuk do të dorëzohet ndaj “shantazhit të Putinit për energji”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë