LIVE UPDATES
Bota

Merkelit i pëlqente të shëtiste në malet e Tirolit të Jugut... Si i kalojnë pushimet politikanët gjermanë, ja ku ka shkuar Scholz

Publiku gjerman mund të mësojë lehtë se ku politikanët gjermanë i kalojnë zakonisht pushimet.

28 Korrik 2023, 09:44 Nga A.B

Merkelit i pëlqente të shëtiste në malet e Tirolit të

Angela Merkelit i pëlqente të shëtiste në kodrat dhe malet e Tirolit të Jugut ose të shkonte në ishullin Ischia në Napoli. Ajo e bënte këtë rregullisht gjatë pushimeve të verës, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve sa ishte në krye të qeverisë gjermane. Një herë, kur u pyet nga gazetarët se ku ishte kancelarja me pushime, zëdhënësi i saj tha: “Kancelarja nuk është kurrë me pushime!” Që do të thoshte se ajo gjithmonë vëzhgon çështjet dhe zhvillimet politike.

Publiku gjerman mund të mësojë lehtë se ku politikanët gjermanë i kalojnë zakonisht pushimet – thjesht lexojnë gazetën Bild – por çështja e pushimeve të politikanëve ka edhe rregullat e veta.

Ata nuk kanë të drejtë të pushojnë

Anëtarët e qeverisë, kancelari dhe ministrat nuk kanë ndonjë kontratë pune tipike dhe për rrjedhojë nuk kanë të drejtë me shkrim për pushim vjetor. Por edhe ata janë njerëz prej mishi e gjaku e duhet të pushojnë dhe “rimbushin bateritë”, të ikin larg grindjeve politike të Berlinit dhe të rimarrin energji për qeverisje dhe vendime jo të lehta.

Ligji special për ministrat federalë nuk e përmend pushimin vjetor. “Ministrat nuk kanë të drejtë të pushojnë. Ata nuk janë punonjës të zakonshëm”, thotë Ulrich Batis, dikur profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Humboldt.

Nëse dhe kur do të shkojnë ministrat me pushime – këtë e vendos shefi i tyre, që është kancelari, shpjegon Batis në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung. Për më tepër, çdo ministër që largohet nga selia e qeverisë për më shumë se një ditë duhet të informojë kancelarin për mungesën e tij nga vendi i punës. E nëse ai apo ajo mungon më shumë se tre ditë ose udhëton jashtë vendit, kancelari duhet ta miratojë këtë udhëtim shprehimisht, pra duhet ta japë pëlqimin e tij.

Scholz ka shkuar në një vend “miqësor”

Sigurisht që edhe kancelari duhet të “pushojë pak shpirtin” nga punët e shumta dhe stresi i përditshëm. Pikërisht kjo po ndodh këto ditë me kancelarin Olaf Scholz, edhe pse nuk dihet nëse ai ka paketuar çizmet e tij për hiking dhe ka shkuar në male apo ka marrë rroba banjo për lt’u larë diku në det.

Zëdhënësi i tij ka bërë të ditur këto ditë se kancelari Scholz do të “kalojë disa ditë në një vend mik evropian” – që në epokën e rikthimit të rëndësisë së gjeopolitikës është një formulim mjaft i përshtatshëm. Scholz vetë tha se mezi po pret të bëjë një pushim të shkurtër. Por saktësisht nuk dihet se ku ka shkuar kancelari me pushime. Dhe nuk këshillohet të jepen informacione të tilla, për shkak të paparacëve dhe sigurisë së tij. E megjithatë, mendohet se mediat gjermane, herët apo vonë, do ta zbulojnë këtë informacion, në radhë të parë gazeta Bild. Vitin e kaluar, kancelari Scholz i kaloi pushimet e tij verore në Gjermani – duke shëtitur nëpër Allgäu në Bavari. Atje është lokalizuar nga një fotograf i gazetës Bild. /DW

pushimet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet