LIVE UPDATES
Bota

Merr fund saga ligjore e Hunter Biden, president i SHBA-së falje presidenciale për djalin e tij

Lëvizja e tij vjen disa javë përpara se Hunter Bidenit t’i jepej dënimi pasi u shpall fajtor për rastin e armëmbajtjes dhe pranimit të fajit për akuzat e lidhur me taksat, si edhe më pak se dy muaj përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

2 Dhjetor 2024, 07:24 Nga r.ll
Merr fund saga ligjore e Hunter Biden, president i SHBA-së falje
joe biden dhe hunter biden

SHBA- Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter të dielën mbrëma duke shmangur një dënim të mundshëm për të, në një veprim që bie ndesh me premtimet e tij të kaluara se nuk do të përdorte kompetencat e jashtëzakonshme të presidencës në interes të anëtarëve të familjes së tij.

Hunter Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me posedimin në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash.

Presidenti demokrat kishte thënë se nuk do ta falte djalin e tij dhe nuk do t'ia zbustë dënimin pas shpalljes së tij fajtor të dy rasteve në shtetet e Delauerës dhe Kalifornisë.

Lëvizja e tij vjen disa javë përpara se Hunter Bidenit t’i jepej dënimi pasi u shpall fajtor për rastin e armëmbajtjes dhe pranimit të fajit për akuzat e lidhur me taksat, si edhe më pak se dy muaj përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Falja nga i ati i jep fund një sage ligjore për Bidenin e ri, i cili bëri të ditur publikisht se ishte nën hetim federal në dhjetor 2020 - një muaj pas fitores së babait të tij - dhe hedh një hije mbi trashëgiminë e Presidentit Biden.

Zoti Biden, i cili vazhdimisht ishte zotuar para amerikanëve se do të rivendoste normat dhe respektin për sundimin e ligjit pas mandatit të parë të zotit Trumpit, përfundimisht e përdori pozicionin e tij për të ndihmuar djalin e tij, duke shkelur premtimin e tij publik ndaj amerikanëve se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Në qershor, Biden përjashtoi kategorikisht mundësinë e një faljeje për djalin e tij, duke u thënë gazetarëve ndërsa djali i tij përballej me gjyqin për çështjen e posedimir të armës në Delauerë se "unë do t’i përmbahem vendimit të jurisë. Këtë do të bëj dhe nuk do ta fal.”

Deri më 8 nëntor, disa ditë pas fitores së zotit Trump, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, përjashtoi mundësinë e një faljeje për të riun Biden, duke thënë:

“Na është bërë kjo pyetje shumë herë. Përgjigja jonë vazhdon të jetë jo.”

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mbrëmje, Biden tha:

"Sot, nënshkrova një falje për djalin tim Hunter", duke shtuar se ndjekja penale e djalit të tij ishte e motivuar politikisht dhe ishte një "shkelje e drejtësisë".

“Akuzat në rastet e tij erdhën vetëm pasi disa nga kundërshtarët e mi politikë në Kongres i nxitën ata të më sulmonin dhe të sfidonin zgjedhjen time," tha zoti Biden.

"Asnjë person i arsyeshëm që shikon faktet në çështjet e Hunterit nuk mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër përveç se Hunter u vu në shënjestër vetëm sepse ai është djali im."

“Shpresoj se amerikanët do ta kuptojnë pse një baba dhe një president do të merrte këtë vendim”, shtoi Presidenti Biden, duke thënë se e mori vendimin këtë fundjavë.

Presidenti e kaloi festën e Falënderimeve në Nantucket të Masaçusetsit me Hunterin dhe familjen e tij dhe të dielën vonë pritej të nisej për një udhëtim në Afrikë që mund të jetë i fundit për të jashtë vendit si President, pasi të largohej nga detyra më 20 janar 2025.

Hunter Biden u shpall fajtor në qershor në gjykatën federale të Delauerës për tre krime lidhur me blerjen e një arme në vitin 2018, kur prokurorët thanë se ai gënjeu në një formular federal duke pretenduar se nuk përdorte në mënyrë të paligjshme drogë apo nuk kishte varësi ndaj saj.

Ai pritej të dilte në gjyq në shtator në rastin e Kalifornisë, nën akuzat se nuk kishte paguar të paktën 1.4 milionë dollarë taksa. Por ai pranoi të deklarohej fajtor në një veprim të befasishëm disa orë pasi u vendos të fillonte përzgjedhja e jurisë.

Hunter Biden tha se ai kishte pranuar fajësinë për të shmangur dhimbje dhe probleme të mëtejshme për familjen e tij, pasi gjyqi për armëmbajtjen nxorri në pah detaje të pakëndshme rreth luftës së tij me varësinë ndaj kokainës.

Akuzat lidhur me taksat mbartnin dënim deri në 17 vjet burg ndërsa posedimi i armës në mënyrë të paligjshme dënohet me deri në 25 vjet burg, megjithëse ai mund të merrte një dënim shumë më të ulet dhe madje edhe të shmangte plotësisht dënimin me burg.

Falja e gjerë për të parashikon jo vetëm ato vepra penale por edhe çdo "vepër tjetër kundër Shteteve të Bashkuara që ai ka kryer ose mund të ketë kryer ose tek të cilat mund të ketë marrë pjesë gjatë periudhës nga 1 janari 2014 deri më 1 dhjetor 2024".

Zoti Biden nuk është presidenti i parë që përdor kompetencat e tij të faljes në favor të të afërmve të tij. Në javët e tij të fundit në detyrë, zoti Trump fali Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij, Jared Kushner, si dhe aleatë të shumtë të tij të shpallur fajtor në hetimin lidhur me Rusinë të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.

Zoti Trump njoftoi këtë javë se do të emërojë zotin Kushner si të dërguarin e SHBA-së në Francë në administratën e tij të ardhshme.

Hunter Biden tha në një deklaratë të dërguar me email se ai kurrë nuk do ta marrë si të mirëqenë faljen që iu bë dhe u zotua t'i kushtojë jetën që ka rindërtuar "për të ndihmuar ata që janë ende vuajnë ( nga problemet me varësinë)".

“E kam pranuar dhe kam marrë përgjegjësinë për gabimet e mia gjatë ditëve më të errëta të varësisë sime – gabime që janë shfrytëzuar për të më poshtëruar dhe turpëruar publikisht mua dhe familjen time për spektakël politik”, tha zoti Biden./VOA

joe biden hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj