LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet parlamentare në Rumani, Social Demokratët në pushtet kryesojnë ndaj së djathtës së skajshme

Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë ato paraprake, një koalicion pro-perëndimor i udhëhequr nga PSD ka të ngjarë të ketë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri, megjithëse e djathta ekstreme do të mbetej një forcë e konsiderueshme në legjislaturë.

1 Dhjetor 2024, 21:59 Nga N.F
Zgjedhjet parlamentare në Rumani, Social Demokratët në pushtet
Foto ilustruese

RUMANI- Social Demokratët e majtë në pushtet në Rumani (PSD) duket se do të sigurojnë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke fituar kështu ndaj një lëvizjeje të rigjallëruar të ekstremit të djathtë që po sfidonte orientimin pro-perëndimor të vendit, sipas një sondazhi me zgjedhësit pas votimit. Ishte i dyti ndër tre votime të njëpasnjëshme në vend, si për parlamentin e ri ashtu edhe për një president të ri, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor ku një kandidat i pavarur i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, doli papritur në krye të garës.

Fitorja e tij e befasishme nxiti mbështetje për partitë ultranacionaliste të së djathtës, disa prej të cilave me simpati të hapura pro-ruse, të cilat analistët politikë thanë se mund të minojnë mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën. Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë ato paraprake, një koalicion pro-perëndimor i udhëhequr nga PSD ka të ngjarë të ketë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri, megjithëse e djathta ekstreme do të mbetej një forcë e konsiderueshme në legjislaturë.

Megjithatë, sondazhet pas votimit nuk përfshijnë votat e qindra-mijëra rumunëve që punojnë jashtë vendit, të cilët pritet të favorizojnë grupimet e ekstremit të djathtë dhe një parti opozitare centriste të kryesuar nga Elena Lasconi, e cila u radhit e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Për më tepër, një koalicion i gjerë do të ishte i vështirë të formohej mes mosmarrëveshjeve mbi masat e nevojshme për të frenuar deficitin buxhetor të vendit, më i larti në BE me 8% të prodhimit ekonomik.

Sondazhet me votuesit tregojnë se PSD fitoi 26% të votave, pasuar nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve të së djathtës me 19%. Kryeministri socialdemokrat Marcel Ciolacu ishte renditur i treti në raundin e parë të votimit presidencial pas një fushate të mbizotëruar nga shqetësimi i votuesve mbi koston e jetesës, pakënaqësitë për grindjet mes partive kryesore, si edhe akuzat për korrupsion.

Se cilat parti do të formojnë qeverinë do të varet nga fituesit i zgjedhjeve presidenciale, pasi presidenti cakton kryeministrin dhe afati kohor për këtë është i paqartë. Gjykata më e lartë e Rumanisë pritet të vendosë të hënën nëse do ta anulojë raundin e parë të votimit presidencial, pasi rezultati i papriturt ngjalli dyshime për ndërhyrje të mundshme në fushatë.

Autoritetet rumune thonë se kanë gjetur prova të ndërhyrjes nga aktorë keqdashës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka certifikuar rezultatet. Gjykata ka urdhëruar rinumërimin e 9.46 milionë votave të hedhura në raundin e parë, ndërsa po shqyrton gjithashtu një kërkesë për të anuluar votimin e raundit të parë. Nëse vendoset për një rivotim, raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohet më 15 dhjetor dhe balotazhi ndoshta më 29 dhjetor./VOA

zgjedhjet ne rumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj