LIVE UPDATES
Bota

Siri, forcat qeveritare ndërmarrin kundërofensivë ndaj rebelëve

Kryengritësit e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Shami morën nën kontrol pjesën më të madhe të Aleppos të shtunën dhe pretenduan se kishin hyrë në qytetin e Hamas. Nuk ka pasur një konfirmim të pavarur për këtë pretendim të tyre.

1 Dhjetor 2024, 19:57 Nga DOSJA
Siri, forcat qeveritare ndërmarrin kundërofensivë ndaj
foto ilustruese

SIRI- Ushtria siriane dërgoi të dielën përforcime për të goditur qytetin Idlib në një përpjekje për të frenuar përparimin e kryengritësve, pasi ata morën nën kontroll Aleppon dhe rrethuan disa zona strategjike në një provincë pranë saj në një ofensivë të befasishme.

Kryengritësit e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Shami morën nën kontrol pjesën më të madhe të Aleppos të shtunën dhe pretenduan se kishin hyrë në qytetin e Hamas. Nuk ka pasur një konfirmim të pavarur për këtë pretendim të tyre.

Ofensiva e papritur e vë në një pozitë të vështirë Presidentin sirian Bashar Assad dhe ngre pyetje në lidhje me gatishmërinë e trupave të tij. Ky zhvillim vjen gjithashtu në një kohë kur aleatët e zotit Assad - Irani dhe grupet që mbështet ai dhe Rusia - janë të përqendruar tek konfliktet e tyre.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi do të vizitojë të dielën kryeqytetin Damask. Ai u tha gazetarëve se Teherani do të mbështesë qeverinë dhe ushtrinë siriane.

Udhëheqësit arabë, përfshirë mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në telefonata me Presidentin Assad shprehën solidaritetin e tyre me Damaskun.

Turqia, një mbështetëse kryesore e grupeve të opozitës siriane, tha se përpjekjet e saj diplomatike nuk kishin arritur të parandalonin në javët e fundit sulmet e qeverisë siriane në zonat e kontrolluara nga opozita.

Zyrtarët turq të sigurisë thanë se një ofensivë e kufizuar e rebelëve ishte planifikuar për të frenuar sulmet e qeverisë dhe për të lejuar kthimin e civilëve, por ofensiva u zgjerua pasi forcat qeveritare siriane filluan të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

Kryengritja, e udhëhequr nga grupi xhihadist selefist Hayat Tahrir al-Sham dhe ku janë të përfshirë luftëtarë të mbështetur nga Turqia, filloi të mërkurën me një sulm nga dy drejtime ndaj Aleppos dhe fshatit Idlib, përpara se të drejtohej ndaj provincës Hama.

Në provincën e Aleppos, ata vunë nën kontroll një qytet strategjik që shtrihet përgjatë autostradën që lidh Aleppon me Damaskun dhe bregdetin.

Komandanti i rebelëve, kolonel Hassan Abdulghani tha se pavarësisht kundërofensivës së qeverisë, luftëtarët e tij po përparojnë në Aleppo. Ai tha se ata morën kontrollin e Sheikh Naxharit, i njohur gjithashtu si Qyteti Industrial i Aleppos. Abdulghani tha se 65 trupa siriane u kapën rob në Aleppon lindore. Ai tha gjithashtu se kryengritësit shënuan përparim në fshatin Idlib, duke vënë nën kontrollin e tyre të gjithë provincën.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë tha se përparimi tronditës nga rebelët përbën një rrezik për sigurinë rajonale dhe bëri thirrje për rifillimin e përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e përshkallëzimit në Siri, për rrezikun që paraqet përqendrimi tek menaxhimi i konfliktit dhe jo tek zgjidhja e konfliktit”, tha Geir Pedersen në një deklaratë. Ai tha se realiteti është se asnjë palë apo grup aktorësh në Siri nuk mund ta zgjidhë konfliktin me mjete ushtarake.

Televizioni shtetëror sirian pretendoi se forcat qeveritare kishin vrarë rreth 1000 kryengritës gjatë tre ditëve të fundit, pa dhënë prova apo detaje për një gjë të tiollë. Sulmet ajrore nga forcat qeveritare në Idlib vranë të dielën të paktën tre civilë, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosën 11 të tjerë, tha Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, e cila vepron në zonat e kontrolluara nga opozita.

Në komentet e tij të para publike që nga fillimi i ofensivës, të lëshuara nga agjencia shtetërore e lajmeve të shtunën në mbrëmje, Presidenti Assad tha se Siria do të vazhdojë të "mbrojë stabilitetin dhe integritetin e saj territorial kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre". Ai shtoi se Siria është në gjendje t'i mposhtë ata pavarësisht se sa intensifikohen sulmet e tyre.

Beteja e vitit 2016 për Aleppon ishte një pikë kthese në luftën midis forcave qeveritare siriane dhe luftëtarëve rebelë, pasi protestat e vitit 2011 kundër sundimit të Assadit u shndërruan në një luftë gjithëpërfshirëse. Beteja e Aleppos siguroi kontrollin e Assadit në zonat strategjike të Sirisë, ndërsa fraksionet e opozitës dhe mbështetësit e tyre të huaj kontrollonin zonat në periferi./VOA

ushtria siriane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen