LIVE UPDATES
Bota

Mes shqetësimeve mbi drejtimin politik të SHBA-ve, Udhëheqësit evropianë diskutojnë mbi imigracionin dhe Ukrainën

Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë Keir Starmer mirëpriti rreth 45 udhëheqës të qeverive në një takim për të të diskutuar mbi imigracionin, sigurinë energjetike dhe kërcënimin nga Rusia, ndërsa ai kërkon të rimëkëmbë marrëdhëniet me vendet fqinje të Bashkimit Evropian katër vjet pas brexitit.

18 Korrik 2024, 20:04 Nga E. D

Mes shqetësimeve mbi drejtimin politik të SHBA-ve,

UKRAINË- Udhëheqësit nga e gjithë Evropa shprehën mbështetjen për Ukrainën dhe shqetësimin për drejtimin e Shteteve të Bashkuara të enjten në një takim të përqendruar në çështjet e sigurisë. Takimi u shoqërua nga shqetësimet nëse Shtetet e Bashkuara do të mbeten një aleat i besueshëm nëse Donald Trump fiton një mandat të dytë katër vjeçar.

Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë Keir Starmer mirëpriti rreth 45 udhëheqës të qeverive në një takim për të të diskutuar mbi imigracionin, sigurinë energjetike dhe kërcënimin nga Rusia, ndërsa ai kërkon të rimëkëmbë marrëdhëniet me vendet fqinje të Bashkimit Evropian katër vjet pas brexitit.

"Detyra jonë e parë është të konfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, të bashkohemi edhe një herë në mbështetje të atyre vlerave që ne i çmojmë dhe të themi se do të përballemi së bashku me agresionin në këtë kontinent", tha kryiministri Starmer, duke shtuar se kërcënimi nga Rusia "shtrihet në të gjithë Evropën.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte një nga të të ftuarit kryesor në takimin, që synonte të dëshmonte mbështetjen e Evropës për mbrojtjen e vendit të tij dhe të diskutonte mënyrat për të mbrojtur demokracinë. Britania e Madhe akuzon Moskën se po përpiqet të minojë demokracitë evropiane përmes sulmeve kibernetike, dezinformatave dhe sabotazheve.

Në mesin e udhëheqësve të tjerë që udhëtuan në Udstok, rreth 110 kilometra në veriperëndim të Londrës, ishin edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri polak Donald Tusk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nuk ishte e pranishme në takim për shkak të votimit për një mandat të dytë nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian.

Idenë për mbajtjen e takimeve të këtij lloji e hodhi Presidenti francez Macron në vitin 2022 si një forum për vendet brenda dhe jashtë BE-së pasi sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në Ukrainë shkatërroi ndjenjën e sigurisë në Evropë. Takimet e mëparshme janë mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë, në Kishinau të Moldavisë dhe në Granadë të Spanjë.

Qeveria e qendrës së majtë e zotit Starmer synon të rindërtojë lidhjet me BE-në, të tendosura nga vitet e grindjeve mbi kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Një përparësi kyçe është një pakt i ri sigurie midis Britanisë dhe BE-së, që kryeministri Starmer shpreson ta arrijë së shpejti.

"Ne kemi besim se një kapitull i ri do të hapet me Britaninë", tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pas mbërritjes në vendin ku po zhvillohet takimi.

Kryeministri Starmer tha se Britania planifikon të marrë një rol më aktiv në skenën botërore, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë dhe trafikantët që organizojnë migrimin e paligjshëm të njerëzve.

Ai u tha udhëheqësve të tjerë se nën qeverinë e tij, Britania do të jetë "një mik dhe një partner, i gatshëm për të punuar me ju, jo si pjesë e Bashkimit Evropian, por më shumë si pjesë e Evropës".

Ai tha se nën drejtimin e tij, "ne nuk do të tërhiqemi kurrë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut", një propozim që ishte shqyrtuar nga qeveria e mëparshme konservatore Brianisë, duke shkaktuar alarm tek aleatët evropianë.

Britania planifikon të punojë më ngushtë me agjencinë evropiane të policisë Europol kundër trafikimit të njerëzve, pjesë e masave për të forcuar sigurinë kufitare pas vendimit të zotit Starmer për të anuluar planin e debatueshëm dhe të parealizuar të konservatorëve për të dërguar në Ruandë emigrantët që mbërrijnë në Britani me anije.

Udhëheqësit evropianë kishin vëmendjen edhe tek zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, ku atentati ndaj zotit Trump, kandidatit republikan për president, nënvizoi polarizimin në rritje të politikës përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Skepticizmi i zotit Trump për NATO-n ka shqetësuar prej kohësh aleatët e Shteteve të Bashkuara. Zgjedhja e senatorit J.D. Vance nga Trump, si kandidat për nënpresident, një kundërshtar i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, ka rritur shqetësimet./VOA

donald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet