LIVE UPDATES
Bota

Mes tensioneve në rritje, Irani prezanton raketë dhe dron të ri: Asnjë demon nuk guxon të mendojë për ndonjë agresion ndaj nesh

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur që nga sulmi i grupit palestinez Hamas – të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i mbështetur nga Irani, ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Gaza.

21 Shtator 2024, 13:39 Nga r.ll
Mes tensioneve në rritje, Irani prezanton raketë dhe dron të ri:
raketa

TEHERAN- Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të përmirësuar sulmi gjatë një parade ushtarake më 21 shtator, raportuan mediat shtetërore, në mes të tensioneve të shtuara rajonale dhe akuzave për armatosjen e Rusisë. Iranin e akuzojnë qeveritë perëndimore se po i furnizon dronë dhe raketa Rusisë për t'u përdorur në luftën kundër Ukrainës, një akuzë që Irani e ka mohuar vazhdimisht.

Raketa Jihad u projektua dhe u prodhua nga dega ajrore e Gardave Revolucionare të Iranit dhe ka një rreze operacionale prej 1.000 kilometrash, sipas agjencisë së lajmeve IRNA. Droni Shahed-136B është një version i përmirësuar i Shahed-136, me veçori të reja dhe një rreze operacionale prej më shumë se 4.000 kilometrash, shtoi ajo. Presidenti i ri, Masoud Pezeshkian, mori pjesë në paradën vjetore në Teheran, që përkujton luftën 1980-88 me Irakun e Sadam Huseinit.

“Sot, kapacitetet tona mbrojtëse dhe parandaluese janë rritur aq shumë saqë asnjë demon nuk guxon të mendojë për ndonjë agresion ndaj Iranit tonë të dashur”, tha ai.

“Me unitet dhe kohezion midis vendeve islame... ne mund ta vendosim në vend uzurpatorin gjakpirës dhe gjenocidal, Izraelin, i cili nuk tregon mëshirë për askënd, as për gra e as për fëmijë, të rinj apo të moshuar”, shtoi ai.

Kreu suprem, Ayatollah Ali Khamenei, mbajti një fjalim të ngjashëm kundër Izraelit për delegatët e një takimi vjetor të klerikëve muslimanë të organizuar nga Irani, duke i bërë thirrje vendeve islame që “t'i ndërpresin plotësisht marrëdhëniet e tyre ekonomike” me Izraelin dhe “t'i dobësojnë lidhjet politike”. Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur që nga sulmi i grupit palestinez Hamas – të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i mbështetur nga Irani, ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Gaza.

Tensionet janë intensifikuar në ditët e fundit ndërsa fokusi i Izraelit është zhvendosur në veri, në kufirin me Libanin, ku trupat e tij kanë luftuar kundër grupit Hezbollah, të mbështetur nga Irani. Një sulm ajror izraelit në bastionin e Hezbollahut në pjesën jugore të Beirutit të premten vrau 31 njerëz, përfshirë dy nga komandantët e tij të lartë, thanë autoritetet libaneze. Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se ai kishte ofruar raketa balistike për Rusinë./REL

iran lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet