6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.
“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Kështu tha ai të martën para gazetarëve në Podgoricë, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e parë të saj zyrtare në këtë shtet. Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.
"Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit", tha ajo.
Ajo falënderoi Gjukanoviç për mbështetjen e tij, dhe tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i kontribuoi paqes në të gjithë rajonin.
Duke folur për raportet e ndërsjella, të cilat sipas tyre janë të rëndësishme dhe miqësore, Gjukanoviq tha se ka punë përpara që pakica malazeze në Kosovë të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës si komunitet zyrtar. Gjukanoviç tha gjithashtu se Mali i Zi po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
"Ne jemi të bindur se mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje - do të zgjidhej dukshëm çështja e stabilitetit e këtij rajoni”.
Osmani tha se gjatë takimit është biseduar për potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjukanoviq dhe Osmani do të marrin pjesë në panelin e presidentëve “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.
Në ditën e dytë të vizitës, presidentja Osmani do të vizitojë komunat e Tuzit dhe Ulqinit, ku jetojnë kryesisht shqiptarët në Mal të Zi. Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Gjukanoviq e njohu Kosovën në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas vendimit të Prishtinës për ta shpallur pavarësinë.
Në të njëjtën kohë, opozita e atëhershme malazeze, e udhëhequr nga lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, protestoi duke kërkuar anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës. Pas tri dekadash në pushtet, DPS e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet e gushtit 2020. Aktualisht ajo është partia më e fortë opozitare në Mal të Zi.
Marrë nga REL
Brad A. Fancher SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po vazhdojnë të mbledhin pjesët e balonës kineze të ...
Ismael Alraj SIRI- Tërmetet vdekjeprurëse të Sirisë dhe Turqisë kanë shkaktuar frikë e përjetime të tmerrshme ...
Turqia TURQI- Një gjendje frike dhe kaosi ka pushtuar Turqinë pas tërmetit vdekjeprurës. Sot njerëz nga e gjithë bota po mb&...
Tërmeti në Turqi TURQI- Imazhet prekëse të një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, të sht...
protesta ne France FRANCË- Sot shënohet dita e tretë e portestave masive në Francë kundër reformës së pesnioneve.&n...
Turqi TURQI- Tërmetet e ndodhura në Kahramanmaras shkaktuan shkatërrime kolosale në 10 qytete. Me mijëra qytet...
Termeti ne Turqi TURQI- Bashkimi Evropian ka mobilizuar 27 ekipe kërkimi dhe shpëtimi, nga 19 vende evropiane, për të ndihmuar Turqin&e...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e SNS-së kanë ardhur sot rreth mesditës në P...
OSCE KOSOVË- Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara t&eu...
Jeff Hovenier Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara dhe mi...