LIVE UPDATES
Bota

Çmimet e produkteve janë rritur me 11.2% në Kosovë, rritet kërkesa për kredi konsumatore

Kredinë thotë se e ka marrë në fillim të këtij viti dhe, për dy vjet rresht, do t’i paguajë bankës një këst mujor prej 130 eurosh, me normë interesi rreth 6 për qind.

6 Qershor 2022, 19:02 Nga DOSJA
Çmimet e produkteve janë rritur me 11.2% në Kosovë,
Euro, foto ilustruese

KOSOVË- Mihrije Gashi ka marrë tre mijë euro kredi për ta ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të përditshme. Mihrija, në të 50-tat e saj, jeton me bashkëshortin, tre fëmijët dhe vjehrrit në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Ajo punon në një dyqan rrobash, ku paguhet 300 euro në muaj, ngjashëm sikurse edhe bashkëshorti i saj, i cili punon si elektricist në një biznes privat.

Kredinë thotë se e ka marrë në fillim të këtij viti dhe, për dy vjet rresht, do t’i paguajë bankës një këst mujor prej 130 eurosh, me normë interesi rreth 6 për qind. Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, Mihrija thotë se ndryshe nuk ka mundur t’ia dalë.

Kredinë e kam marrë që të kem para në shtëpi, për nevoja të shtëpisë, për barna. Vjehrrit janë të sëmurë dhe duhet të kem para të gatshme në shtëpi”, thotë Mihrija për Radion Evropa e Lirë.

Jemi duke mbijetuar me këto rroga. Edhe pse po mundohemi të kursejmë çdo ditë, po marrim para [edhe] nga kredia”, thotë ajo.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve janë rritur për 11.2 për qind në muajin prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritja ka filluar gradualisht, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, ndërsa hov i ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, që ka nisur në fund të shkurtit. Të dyja këto vende janë eksportuese të mëdha të drithërave, andaj lufta mes tyre ka lëkundur tregjet.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës konfirmojnë se në sektorin bankar ka rritje të kredive familjare. Në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e përgjithshme e kredive në dhjetë bankat komerciale në Kosovë ka arritur në mbi 3.75 miliardë euro. Prej tyre, mbi 1.4 miliard euro kanë qenë kredi për ekonomi familjare, që kanë për qëllim konsumin.

Sipas të dhënave të BQK-së, shuma e kredive për konsum është rritur për 45 për qind në vitin 2021. Në vitin 2020, vlera e kredive për konsum ka qenë rreth 1.2 miliard euro, ndërsa në vitin 2019 kjo shumë ka qenë 1.1 miliard euro.

Nga BQK-ja thonë për Radion Evropa e Lirë se kreditë për qëllime konsumi janë rritur për 19 për qind edhe gjatë muajve të parë të këtij viti, por nuk komentojnë se cilat mund të jenë arsyet e këtij trendi.

Megjithatë, në Anketën e Kreditimit Bankar, të publikuar nga BQK-ja në muajin mars, thuhet se nevoja për financim të konsumit dhe rritja e besueshmërisë së konsumatorëve ndaj bankave janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e kredive konsumuese.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se qytetarët marrin borxhe në institucionet financiare, për shkak të rënies së standardit të tyre jetësor. Sipas tij, rritja e vlerës së kredive për qëllime të konsumit është “fenomen shqetësues”.

Këta njerëz, në të ardhmen, duhet t’i ulin blerjet e tyre, me qëllim që t’i paguajnë këstet mujore të kredive që kanë marrë tash”, thotë Bektashi.

Mihrija konfirmon se familja e saj ka filluar t’i reduktojë shpenzimet, për shkak të kthimit të këstit të kredisë.

“Nuk po i blejmë më disa gjëra që nuk janë të domosdoshme, më pak lëngje, më pak ëmbëlsira. As ne dhe as fëmijët nuk dalin shpesh në lokale. Edhe daljet gjatë vikendeve i kemi eliminuar”, thotë Mihrija.

Edon Thaçi, punonjës në sektorin privat në Kosovë, rrëfen situatë të ngjashme. Ai thotë se, tash e dy vjet, paguan një kredi që ka marrë për renovimin e shtëpisë.

Kthimi i kredisë është bërë problem. Çmimet janë rritur, vlera e kredisë dhe paga kanë mbetur të njëjta”, thotë Edoni.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Në sektorin privat, paga mesatare është rreth 380 euro, ndërsa në sektorin publik rreth 620 euro.

Rritje çmimesh ndërkaq, kanë pësuar gati të gjitha produktet: nga buka deri te rryma. Sindikalistët të sektorëve të ndryshëm në Kosovë kanë kërkuar disa herë rritje pagash.

Qeveria e Kosovës, në muajin prill, ka miratuar projektligjin për rritjen e pagës minimale nga 130-170 euro, sa është aktualisht, në 250 euro neto. Ka qenë e paraparë që ky projektligj të dalë në votim në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

Në prill, Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për kategori të ndryshme të shoqërisë, për t’i ndihmuar, siç është thënë, të përballojnë situatën e krijuar nga çmimet në rritje.

Megjithatë, ekspertë të ekonomisë e kanë interpretuar këtë si ndihmë afatshkurtër dhe jo si zgjidhje të përhershme.

Profesori Bektashi thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes me shpenzimet, por edhe me kreditë, pasi, sipas tij, në vjeshtë mund të pritet valë tjetër e rritjes së çmimeve.

Gjatë muajve të verës, krizën mund ta zbusin remitencat dhe ardhja e diasporës, por, në muajt shtator dhe tetor mund të paraqitet një krizë më e thellë, për shkak të zvogëlimit të sasisë së parasë së gatshme në qarkullim”, thotë ai.

Remitencat, apo dërgesat e parave nga diaspora përbëjnë një burim të madh të të ardhurave në Kosovë.

Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliard eurove, shumë kjo rekorde për Kosovën. Banka Botërore ka paralajmëruar, po ashtu, vazhdim të rritjes së çmimeve, nëse lufta në Ukrainë vazhdon edhe për kohë të gjatë./REL/

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare