LIVE UPDATES
Bota

Ministrat e G7-ës mblidhen të premten, pritet të diskutojnë çmimin tavan për naftën ruse

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse.

1 Shtator 2022, 10:00 Nga d.a.
Ministrat e G7-ës mblidhen të premten, pritet të diskutojnë
lideret e G7

SHBA- Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse. G7-a përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak", por konsumatorët kryesorë të naftës, Kina dhe India kanë rritur importet e fuçive ruse me çmime të ulta, në nivele rekord.

Pavarësisht se eksportet e naftës ruse arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga gushti i kaluar, të ardhurat e saj nga eksporti në qershor u rritën me 700 milionë dollarë nga muaji në muaj për shkak të çmimeve më të larta, 40% mbi mesataren e vitit të kaluar, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë muajin e kaluar.

Udhëheqësit perëndimorë kanë propozuar zgjidhjen e kësaj përmes një kufiri të çmimit të naftës për të kufizuar atë që tregtarët dhe rafineritë mund të paguajnë për naftën bruto ruse - një masë që Moska thotë se nuk do t'i përmbahet dhe mund ta pengojë duke dërguar naftë në shtetet që nuk i binden tavanit të çmimit.

Disa tregtarë dhe analistë të tregut të naftës kanë shprehur dyshime se një kufi i çmimit do të funksiononte pasi Rusia ka gjetur mënyra për të dërguar naftën e saj në Azi pa përdorur siguracionin e anijeve nga perëndimi. Moska gjithashtu mund të ndalojë eksportet e një pjese të naftës krejtësisht, duke çuar në një rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë./VOA/

nafta ruse mbledhja e g7

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj