1 Shtator 2022, 09:46
Nga d.a.
Foto ilustruese
NJU JORK- Mes dritave të ndritshme dhe tabelave elektronike në sheshin Times Square të Nju Jorkut, autoritetet e qytetit po vendosin tabela të reja që shpallin udhëkryqin e zhurmshëm një "Zonë pa armë".
Vendi që tërheq shumë turistë në Manhatan është një nga shumë vende "të ndjeshme", duke përfshirë parqet, kishat dhe qendrat teatrale, ku sipas një ligji të ri shtetëror që hyn në fuqi të enjten, nuk do të lejohen armët. Masa, e miratuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë në qershor për zgjerimin e të drejtave të armëmbajtjes, vendos gjithashtu standarde të rrepta për lëshimin e lejeve të fshehta për mbajtjen e armëve.
Një gjykatës federal refuzoi të pezullonte rregullat e reja të armëve të mërkurën, një ditë përpara se ligji të hynte në fuqi. Pavarësisht se shkroi se argumentet për dhënien e një urdhri paraprak për të ndaluar rregullat ishin bindëse, gjykatësi Glenn Suddaby tha se paditësit - një banor i Nju Jorkut në veri të shtetit dhe tre organizata për të drejtat e armëve - nuk kishin të drejtë të ndërmerrnin veprime ligjore.
Nju Jorku është në mesin e 12 shteteve që i kishin anuluar dispozitat kryesore të ligjeve për armët për shkak të një kërkese që aplikantët të provonin se kishin "arsyen e duhur" për një leje. Guvernatorja Kathy Hochul tha të premten se ajo dhe kolegët e saj demokratë në legjislaturën e shtetit ndërmorën veprime javën e kaluar sepse vendimi "shkatërroi aftësinë e një guvernatori për të qenë në gjendje të mbronte qytetarët e saj nga njerëzit që mbajnë armë të fshehura kudo që ata zgjedhin".
Ligji i miratuar shpejt, megjithatë, ka çuar në konfuzion dhe sfida gjyqësore nga pronarët e armëve, të cilët thonë se ai kufizon në mënyrë të gabuar të drejtat e tyre kushtetuese.
“Ato duket se janë të përqëndruar më pak tek zgjidhja e dhunës me armë dhe më shumë tek parandalimi i njerëzve nga marrja e armëve – edhe nëse këta njerëz janë qytetarë që i binden ligjit, të ndershëm, të cilët sipas Gjykatës së Lartë kanë të drejtën t’i kenë ato”, tha Jonathan Corbett , një avokat i Bruklinit dhe aplikant për leje për mbajtjen e armës, i cili është një nga disa persona që po sfidojnë ligjin në gjykatë.
Sipas ligjit, aplikantët që kërkojnë leje për ta mbajtur armën të fshehur do të duhet të kryejnë 16 orë trajnime në klasë dhe dy orë praktikë. Qytetarëve të zakonshëm do t'u ndalohet të sjellin armë në shkolla, kisha, metro, teatro dhe parqe argëtimi - ndër vendet e tjera që konsiderohen "të ndjeshme" nga autoritetet.
Aplikantët gjithashtu do të duhet të ofrojnë një listë të llogarive të tyre në mediat sociale për tre vitet e fundit si pjesë e një rishikimi të "karakterit dhe sjelljes" së tyre. Kërkesa u shtua sepse sulmuesit ndonjëherë kanë publikuar postime për dhunë në internet përpara se të hapnin zjarr ndaj njerëzve./VOA/
ligji i armeve ne shba jonathan corbett
Bota
1 Shtator 2022, 09:22
A.B
Foto ilustruese
KOSOVË- Rëndohet akoma më shumë historia e përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona. Sipas dosjes...
Bota
1 Shtator 2022, 09:35
s.s
Boris Johnson
BRITANI- Ish-Kryeministri Boris Johnson deklaroi se rritja e fundit e çmimeve të energjisë ishte një paralajmë...
Bota
1 Shtator 2022, 09:11
d.a.
Paisja e ndertuar nga NASA
SHBA- Një pajisje e vogël eksperimentale në roverin robotik Perseverance të Agjencis&eum...
Bota
1 Shtator 2022, 09:25
s.s
Avioni i firmës ruse Lukoil
SHBA- Shtetet e Bashkuara morën një urdhër për sekuestrimin e një avioni prej 45 milionë...
Bota
1 Shtator 2022, 09:13
A.B
Craig Mackintosh
UKRAINË- Një shtetas britanik është vrarë teksa ishte vullnetar si mjek në Ukrainë. Motra e Craig ...
Bota
1 Shtator 2022, 09:10
s.s
Mali i Zi
MALI I ZI- Mali i Zi fajësoi të mërkurën një grup kriminal të quajtur Kuba ransomware për sulmet kibernet...
Bota
1 Shtator 2022, 09:00
d.a.
RUSI- Fondacioni Gorbaçov njoftoi se ceremonia e përkujtimit të ish-presidentit rus Mihail Gorbaçov do të organizohet nga shë...
Bota
1 Shtator 2022, 08:51
s.s
Lufta Ukrainë-Rusi
UKRAINË- Ekspertët bërthamorë të OKB-së u nisën nga qyteti i Zaporizhzhia të enjten p&...
Bota
1 Shtator 2022, 08:47
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ashtu si dy muaj më parë, i është drejtuar qytetarëve serb&...
Bota
1 Shtator 2022, 08:24
s.s
John Francis
SHBA- Amerikani John Francis ka rrëfyer historinë e tij i cili ka ndaluar së foluri për 17 vite. Ishte viti 1971, nj&...