LIVE UPDATES
Bota

Ministri gjerman i Financave: Ekonomia gjermane, e fortë pavarësisht recesionit

Rritja e normave të interesit, të cilat Banka Qendrore Evropiane i rriti sërish të enjten me 0.25 për qind, në 4.50 për qind, janë gjithashtu frenues për ekonominë.

16 Shtator 2023, 09:51 Nga A.B

Ministri gjerman i Financave: Ekonomia gjermane, e fortë pavarësisht

Ministrat dhe krerët e bankave qendrore nuk kishin receta të gatshme për problemet e shumta me të cilat po përballet ekonomia e BE-së sot. Ata thanë se rritja në Evropë do të jetë vetëm 0,8 për qind, më e ulët se sa pritej, dhe se Gjermania madje po shkon drejt një recesioni. “Gjermania është një vend i fortë. Ekonomia jonë ka substancë dhe gjithashtu potencial për një kthesë të shpejtë”, tha Lindner në një intervistë për DW. Ai tha se ekonomia në Gjermani po vuan nga rënia e kërkesës nga Kina. Kjo prek eksportuesit gjermanë më shpejt se të tjerët. Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës ka çuar në çmime më të larta të energjisë.

Rritja e normave të interesit, të cilat Banka Qendrore Evropiane i rriti sërish të enjten me 0.25 për qind, në 4.50 për qind, janë gjithashtu frenues për ekonominë. “Ne kemi probleme strukturore për të cilat po punojmë: punëtorët e kualifikuar, energjia, infrastruktura, dixhitalizimi, mjedisi tatimor. Ne po i përmirësojmë këto. Sepse nga rritja e ekonomise gjermane do të përfitojë Evropa në tërësi,” premtoi Lindner në një intervistë për Deutsche Welle.

Në kërkim të një pakti të ri fiskal

Komisioneri i BE-së për çështje financiare, Paolo Gentiloni, paralajmëroi edhe një herë se ministrat e financave duhet të bien dakord më në fund për një reformë të rregullave të borxhit për buxhetet e tyre. Gentiloni kishte sugjeruar për vendet e euros një relaksim dhe fleksibilitet më të madh të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes. Por disa vende, me në krye Gjermaninë po bëjnë thirrje për disiplinë të rreptë buxhetore.

Nga ana tjetër, Franca dhe shumë vende jugore po mbështeten në më shumë investime, edhe nëse ato duhet të financohen me borxhe. “Ne kemi nevojë për rritje më të fortë. Kjo do të thotë se rregullat nuk duhet të pengojnë vendet anëtare të investojnë në inovacion dhe teknologji të reja,” kërkoi ministri francez i Financave Bruno Le Maire. “Ky është ekuilibri që duhet të gjejmë.”

Lindner: Buxhete publike solide me prioritet për investime

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner rekomandon një qasje të ndryshme në Evropë në një intervistë për DW: “Mënyra e tretë, dhe unë e rekomandoj atë, është: buxhete publike solide në të cilat ne krijojmë prioritete për investime. Kjo është ajo që ne po bëjmë aktualisht në Gjermani. Deficiti publik po zvogëlohet, politika fiskale jonë është mesatarisht kufizuese”.

Dhe kjo është e nevojshme për të vazhduar luftimin e inflacionit dhe për të mos penguar politikën e normave të interesit të Bankës Qendrore Evropiane. Norma e investimit në buxhet duhet të rritet. “Të dyja mund të arrihen duke vendosur prioritete, por kjo kërkon guxim për të thënë ndonjëherë atë që nuk është e mundur,” tha Lindner në Santiago de Compostela për DW.

Inflacioni pritet të bjerë në dy për qind

Komisioneri i BE-së Paolo Gentiloni kërkon që deri në fund të vitit të jenë gjetur rregullat e reja fiskale. Por diplomatët e BE-së nuk presin shumë lëvizje për këtë çështje. Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, i bëri thirrje BE-së t’i kthehet politikës së përgjegjshme të buxhetit publik. Rregullorja e BE-së për kufizimin e borxhit publik është pezulluar që nga viti 2020 për shkak të krizës së koronës dhe luftës ruse kundër Ukrainës. Borxhi në BE është rritur ndjeshëm.

Por edhe shpenzimet e mëdha të qeverive nxisin inflacionin në BE, i cili është shumë i lartë në gjashtë përqind. Lagarde tha se dëshiron ta ulë inflacionin në nivelin prej dy përqind. Por Lagarde e la të hapur se kur do të ndodhë kjo./DW

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion