6 Janar 2023, 16:53
Nga a.l
Faton peci
KOSOVË- Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka zbardhur planin e ministrisë së tij për mbështetjen e produkteve bujqësore me subvencione gjatë vitit 2023. Ministri Peci ka treguar se për ata që mbjellin grurë do të jepen subvencione 474 euro për hektar, për misër 329 euro për misër, 654 euro për patate dhe 654 euro për fasulen. Ndërsa, për kulturat pemëtare do të jepen subvencione në vlerë 504 euro për hektar.
Për perimet me sipërfaqe të hapur do të jepen 554 euro për hektar ndërkohë për perimet me sipërfaqe të mbyllur do të jepen 904 euro për hektar. Për grurin, Peci ka thënë se do të bëhet edhe subvencionim i farës së grurit me 4 centë për kilogram dhe siç thotë ai shuma totale e subvencionit për kultivuesit e farës së grurit do të arrijë në 640 euro.
Ministri Peci ka thënë se do të mbështetet edhe kultura e gështenjës me 504 euro për hektar. Ndërkohë do të bëhet përpjekje për të nxitur edhe kultivimin e lulediellit si lëndë e parë për prodhimin e vajit. Për këtë arsye 1 hektar do të subvencionohet me 454 euro e ku do të përfshihet edhe plehërimi dhe akciza për naftë.
Ministri Peci ka thënë se do të vazhdohet edhe me mbulimin e akcizës së naftës me 0,36 centë për litër. Peci ka thënë se do të ketë edhe subvencionim të pjesshëm të plehut artificial. 150 euro për hektar për grurë, 100 euro për hektar për misër, patate dhe fasule. Gjithashtu ministri Peci ka treguar se tek subvencionimi i grurit është ulur kriteri prej 2 hektarësh dhe është bërë 1 hektar. Në fund ka treguar se do të ketë subvencion edhe për bimët mjekësore dhe aromatike, specifikisht për bimët mjaltdhënëse me 450 euro për hektar./ Express
faton peci
Bota
6 Janar 2023, 16:54
k.m.
Princi Harry
BRITANI E MADHE- Princi Harry në librin me titull “Spare” po bën zbulime për veten dhe nënën e tij s...
Bota
6 Janar 2023, 16:41
k.m.
Foto ilustruese
SERBI- Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç dhe Millosh Stojanoviç, u plagosën sot në Gotovu...
Bota
6 Janar 2023, 16:36
a.l
Anonymous
SERBI- Disa përdorues të rrjetit social Twitter, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkom...
Bota
6 Janar 2023, 16:24
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë që t&eum...
Bota
6 Janar 2023, 16:22
A.B
Vajze me maske
SHBA- Ekziston shqetësim në komunitetin shkencor ndërkombëtar për zhvillimin e pandemisë së kor...
Bota
6 Janar 2023, 16:19
a.l
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha, më 6 janar në Zagreb,...
Bota
6 Janar 2023, 16:02
a.l
ushtria
BRITANI- “Milicitë nga Republika Popullore e Luhanskut (LNR) dhe Republika Popullore e Donetskut (DNR) u integruan zyrtarisht n&eum...
Bota
6 Janar 2023, 15:20
I.A
Flamuri serb
KOSOVË- Flamuj serbo-rusë janë shfaqur në Babimoc të Obiliqit, fshat ky i banuar me shumicë serbe. Në video...
Bota
6 Janar 2023, 15:06
A.B
Dibran Hoxha
KOSOVË- Kontrollet në shtëpinë e Dibran Hoxhës, të njohur si 'Kobra', kanë zbuluar një kasafortë....
Bota
6 Janar 2023, 14:48
a.l
Ukrainë
UKRAINË- Një zyrtar i OKB-së ka mirëpritur lajmin për armëpushimin e përkohshëm të thirrur n...