LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Jashtëm i Pakistanit: Plani i Trump-it për Gazën nuk përputhet me propozimin e vendeve myslimane

Vendet myslimane kishin propozuar tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza gjatë një takimi me Trumpin më 22 shtator, ndërsa plani i Trumpit parashikon tërheqjen e pjesshme të Izraelit për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

3 Tetor 2025, 16:27 Nga E. D
Ministri i Jashtëm i Pakistanit: Plani i Trump-it për Gazën nuk
foto ilustruese

PAKISTAN- Plani 20-pikësh që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shpalosi këtë javë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, nuk përputhet me një draft që një grup vendesh me shumicë myslimane ia paraqitën atij, theksoi të premten ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar.

Vendet myslimane kishin propozuar tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza gjatë një takimi me Trumpin më 22 shtator, ndërsa plani i Trumpit parashikon tërheqjen e pjesshme të Izraelit për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“E kam bërë të qartë se këto 20 pika që Trumpi i ka publikuar... nuk janë të njëjtat me tonat. Theksoj se në draftin tonë janë bërë disa ndryshime”, tha Dar para ligjvënësve pakistanezë.

Të hënën, Trump e publikoi një plan me 20 pika për përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas të cilit të gjitha pengjet, të gjalla dhe të vdekura, do të ktheheshin brenda 72 orëve pas armëpushimit. Plani përmend gjithashtu një “Gazë të Re” në të ardhmen.

Ky plan lë shumë hollësi për t’u negociuar dhe varet nga vendimi i Hamasit, i cili vrau mbi 1.200 njerëz gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe mori 251 pengje, sipas të dhënave izraelite. Lufta pasuese e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 66.000 palestinezë dhe ka shkatërruar gjerësisht enklavën e vogël, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, e kishte përshëndetur më herët planin e Trumpit. Dar tha se Sharifi, gjatë një udhëtimi, kishte dhënë përgjigje të përgjithshme ndaj një postimi më të gjerë të Trumpit në rrjetet sociale.

Trumpi e publikoi planin një javë pasi u takua me udhëheqësit e tetë vendeve myslimane – Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit – për të folur për gjendjen në Gazë.

Sipas raportimeve të Axios, administrata e Trumpit dëshiron që vendet arabe dhe myslimane të pajtohen për të dërguar forca ushtarake në Gazë, për ta mundësuar tërheqjen e Izraelit dhe për të siguruar fonde për periudhën e tranzicionit dhe programet e rindërtimit.

Dar tha se tetë vendet morën një zotim nga Trumpi se ai nuk do ta lejonte Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor, gjë për të cilën kanë bërë thirrje aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në koalicionin e tij qeverisës.

Një draft konsensual i përgatitur nga vendet myslimane kërkonte “tërheqjen e plotë të Izraelit” dhe “një rrugë për një paqe të drejtë mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete” për konfliktin izraelito-palestinez, tha Dar, duke lexuar nga një kopje e propozimit të tyre.

Krijimi i një shteti palestinez që bashkëjeton me Izraelin është politikë e Pakistanit, shtoi ai. Netanyahu ka përsëritur se është kundër shtetësisë palestineze, duke thënë se kjo do të rrezikonte Izraelin.

Plani i Trumpit parashikon që të gjitha operacionet ushtarake të pezullohen dhe vijat e frontit në Gazë të ngrihen deri sa të krijohen kushtet për “tërheqjen e plotë në faza” të forcave izraelite.

Sipas planit, Hamasi duhet të çarmatoset dhe të martën Trump i dha grupit islamik tri deri në katër ditë kohë për ta pranuar atë.

Plani përfshin krijimin e një “Bordi të Paqes” me mbikëqyrës ndërkombëtarë të udhëhequr nga vetë Trumpi dhe me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, në një rol të papërcaktuar.

Gaza do të ketë një qeveri të përkohshme kalimtare, e përbërë nga një komitet “teknokratësh, jopolitikë” që do të përfshinte palestinezë dhe ekspertë ndërkombëtarë./REL

gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj