LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Kosovës fton në takim kryeministren serbe: Të gatshëm të diskutojmë për krijimin e Këshillit nacional të serbëve

Krasniqi në një postim në Facebok shkruan se javë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillat Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

18 Shkurt 2023, 11:12 Nga a.l

 

Ministri i Kosovës fton në takim kryeministren serbe: Të
Elbert Krasniqi

 

KOSOVË-  Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka ftuar publikisht kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç për takim për të diskutuar versionin që ka Serbia për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, si Këshillat Kombëtare si model edhe për pakicat edhe në Kosovë, në veçanti për pakicën serbe. Krasniqi në një postim në Facebok shkruan se javë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillat Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

“Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabiç në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe… Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim”, shkruan ministri Kransiqi.

Në letër, ministri Krasniqi jep detaje të takimit të kryeministrit Albin Kurti me deputetët të Kuvendit të Serbisë, i cili takim ishte realizuar në fillim të shkurtit, e të cilët deputetët kishin shprehur pakënaqësi me statusin e tyre në Serbi.

Më datë 4 shkurt 2023 kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim tre deputetë të Kuvendit të Serbisë, përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar, ku u diskutua rreth të drejtave të komuniteteve joshumicë. Përgjatë takimit, deputetët, theksuan se janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit në Luginë dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave me pakicën serbe në Republikën e Kosovës”, thuhet në letër.

Në letër më tej theksohet se Republika e Kosovës është shtet demokratik i cili garanton të drejtat dhe liritë për të gjithë qytetarët e saj, andaj komunitetet e ndryshme pa dallim trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Komuniteti serb në Republikën e Kosovës përbën 4 për qind  të popullsisë totale, dhe pavarësisht kësaj janë 10 komuna me shumicë serbe, të cilave u është destinuar mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet sesa 28 komunave të tjera përgjatë 14 vjetëve të fundit (2008-2022). Nga 120 ulëse të Kuvendit të Kosovës 10 janë të rezervuara për komunitetin pakicë serb si dhe Komisionet Parlamentare për komunitete dhe për të drejtat e njeriut udhëhiqen nga përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Gjithashtu komunitete joshumicë kanë të drejtën e vetos për çdo ndryshim kushtetues por edhe të legjislacioni vital që prek të drejtën dhe interesin e komunitetit. Kabineti aktual qeveritar ka 18 anëtarë, 4 prej të cilëve janë nga komuniteti joshumicë”, shkruhet më tej.

Po ashtu bëhet e ditur se njëra nga 3 zëvendëskryeministrat e Republikës së Kosovës është po ashtu nga komuniteti joshumicë si dhe në zyrën e kryeministrit është zyra për Çështje të komuniteteve që kontribuon dhe promovon të drejtat e komuniteteve duke siguruar zbatimin e kornizës ligjore dhe përmbushjen e nevojave të komuniteteve”.

Në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës është Këshilli Konsultativ për komunitete. 10 për qind të të punësuarve në administratën publike vijnë nga komunitetet joshumicë dhe në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes janë destinuar kuota të caktuara, me ç ‘rast komuniteti jo pakicë serb është i privilegjuar në raport me komunitetet e tjera jo shumicë”,shkruhet në letër. 

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes letrës e njofton kryeministren serbe se komuniteti pakicë serb në nivel lokal, përveç të drejtave ka edhe kompetenca të fuqishme, madje në disa fusha ka kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore.

Nuk ka asnjë kompetencë që mund të marrë pushteti lokal nga qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe. Në 10 vitet e fundit, në kuadër të komunave në veri, komandanti i Policisë ka qenë nga radhët e komunitetit serb, i emëruar nga kryetari i Komunës. Në besojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës por edhe praktikat tona ofrojnë kushtet më të avancuara në Rajon dhe në Evropë për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë. Gjithsesi, nisur nga deklarata juaj se Republika e Serbisë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Pakicave garanton më shumë vëmendje të drejtave të komuniteteve pakicave dhe në kuadër të reciprocitetit të të drejtave të pakicave respektive. Dëshiroj t’ju bëjë me dije se jeni e mirëpritur në takim për të diskutuar lidhur me zbatimin e modelit të Këshillit Kombëtar të Pakicave, në çdo kohë që ju do mundeni. Mbase një model i tillë për të cilin ju krenoheni do të mund të përdorej te ne për të drejtat e pakicave kombëtare, përkatësisht të komunitetit joshumicë. Duke ju falënderuar për bashkëpunim mbetem në pritje të përgjigjes tuaj”, shkruhet në letrën publike të ministrit të MAPL-së. 

elbert krasniqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë