Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, Suedia dhe Finlanda i dhanë fund politikës së tyre të kahershme të neutralitetit dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake.
SUEDI- Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha të enjten se do të shkojë në Ankara për të shtyrë përpara ofertën e pranimit të vendit të tij në NATO. Ai nuk dha datën e saktë të këtij udhëtimi, por tha se kjo do të ndodhë "së shpejti".
"Unë së shpejti do të shkoj në Ankara, këtë vjeshtë, për të vazhduar diskutimet me homologët e mi atje", tha Billstrom.
“Suedia po punon me zell drejt një hyrjeje të shpejtë dhe pa probleme në NATO”, tha ai në një konferencë për media, më 10 nëntor, në Berlin, pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman.
Pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, Suedia dhe Finlanda i dhanë fund politikës së tyre të kahershme të neutralitetit dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake. Por, Turqia e ka penguar ratifikimin e kërkesës së tyre, duke i akuzuar se po strehojnë militantë të jashtëligjshëm kurdë. Kryeministri i ri suedez, Ulf Kristersson, vizitoi Ankaranë më 8 nëntor dhe takoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, për ta bindur që të heqë dorë nga kundërshtimet e tij.
Pas takimit, Erdogan tha se një takim tjetër i përbashkët do të organizohej në Stokholm më vonë këtë muaj, pa specifikuar datën. Udhëtimi i Kristersson në Ankara tregoi se ka "ende shumë vend për dialog", tha Billstrom.
"Unë mendoj se diskutimet po vazhdojnë në mënyrë shumë pozitive", tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ankaranë javën e kaluar për ta shtyrë përpara kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim.
Marrë nga REL
Aleskander Vuçiç dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, ku do të ...
Punonjesit KOSOVË- 11 serb të punësuar në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak janë dorëhequr ditën e sotme. Kos...
Policia greke GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Athinë ku persona ende të paidentifikuar nga Policia ...
Donald Trump dhe Melania Trump SHBA- Akoma më shumë raporte po vijnë në lidhje me reagimet e zemëruara të ish-presidentit Don...
Peter Stano BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përsëritur edhe një herë thirrjen për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbi...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti zgjedhjet e mes-mandatit si një ditë e mirë për demokracinë dhe shto...
Parullat e protestuesëve BRITANI- Autostrada M25 është "pushtuar" nga aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të cilët...
Harta SHBA- Është ende e paqartë se cila parti do të kontrollojë Dhomën dhe Senatin, por Joe Biden shprehu optimizëm sot...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës do të bëjë shqyrtimin dhe miratimi e rekom...
20- vjeçari i plagosur GREQI- Një 20- vjeçar dhe e dashura e tij në Greqi kanë përjetuar momente tmerri mëngjesin e ...