LIVE UPDATES
Bota

Ministria britanike: Rusia dështoi të kryente ofensivë të gjerë gjatë dimrit në Ukrainë

Por 80 ditë pas marrjes së detyrës është e qartë se projekti i tij ka dështuar. Sipas raportit të ministrisë britanike, Kremlini ka shënuar përparime të vogla në terren, por njëkohësisht ka humbur dhjetëra mijëra ushtarë.

1 Prill 2023, 18:01 Nga a.l
Ministria britanike: Rusia dështoi të kryente ofensivë të
Pamje nga lufta në Ukrainë

RUSI-  Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse kishte dështuar të realizonte një ofensivë të gjerë në Ukrainë gjatë dimrit, me synimin për të shtrirë kontrollin e Moskës në të gjithë rajonin e Donbasit.

Sipas raportit, zoti Gerasimov u emërua komandanti i forcave ruse në Ukrainë për të udhëhequr atë që Moska e quan operacion special ushtarak. Por 80 ditë pas marrjes së detyrës është e qartë se projekti i tij ka dështuar. Sipas raportit të ministrisë britanike, Kremlini ka shënuar përparime të vogla në terren, por njëkohësisht ka humbur dhjetëra mijëra ushtarë.

Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të premten se rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.

Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku”, tha përfaqësuesja e lartë e OKB-së për çështjet e çarmatimit, Izumi Nakamitsu.

Deklaratat e zonjës Nakamitsu në takimin e Këshillit të Sigurimit erdhën pas njoftimit javën e klaluar nga Presidenti Vladimir Putin, për arritjen e marrëveshjes për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Bjellorusia është fqinje dhe aleate e Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.

Zonja Nakamitsu tha se mungesa e dialogut dhe reduktimi i marrëveshjeve të çarmatimit dhe kontrollit të armëve, të ndërthurura me retorikën e rrezikshme dhe kërcënimet jo të drejpërdrejta, mund të çonin në përshkallëzim të rrezikut nga armët bërthamore. Zonja Nakamitsu u bëri thirrje veçanërisht Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të kthehen tek zbatimi i plotë i traktatit të kontrollit të armëve midis dy fuqive.

Rusia tha muajin e kaluar tha se nuk do ta zbatonte më traktatin dhe njoftoi këtë javë se nuk do të ndante më informacione lidhur me armët e saj bërthamore, që zakonisht bëhet dy herë në vit.

Ndërkohë, të premten, Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko kërcënoi se vendi i tij mund të pranojë edhe vendsosjen e raketave bërthamore ndërkontinentale, përveç armëve bërthamore taktike që Rusia ka vendosur të dislokojë në Bjellorusi. Raketat balistike bërthamore të vëndosura në territorin bjellorus mund të shkatërrojnë qytetet të tëra në një distancë shumë të largët./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet