All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ministria e Jashtme: Tri familje nga Kosova dhe ekipi i mundjes ishin në zonën e tërmetit

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familje nga Kosova, ashtu si dhe një ekip të mundësve kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti, mëngjesin e 6 shkurtit.

7 Shkurt 2023, 17:05 Nga I.A
Ministria e Jashtme: Tri familje nga Kosova dhe ekipi i mundjes ishin në
termet
All - Paragraf - 1

TURQI- Derisa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vjen duke u rritur, aktualisht mbi 5 mijë, institucionet e Kosovës konfirmojnë se, tash për tash, në mesin e tyre nuk ka asnjë shtetas të Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familje nga Kosova, ashtu si dhe një ekip të mundësve kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti, mëngjesin e 6 shkurtit.

“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, thanë nga MPJD-ja, pa dhënë më shumë detaje.

Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me ndonjë anëtar të këtyre familjeve.

REL-i foli një ditë më herët me sekretarin e Federatës së Mundjes së Kosovës, Genci Fazlia, i cili bashkë me një ekip mundësish ndodheshin në qytetin Kahramanmarash të Turqisë, kur u godit nga tërmeti.

“Të gjitha objektet përreth nesh u shkatërruan, vetëm objekti jonë mbeti në këmbë, ai hoteli ku ishim ne të vendosur. Kemi qenë në rrezik. Rrëzoheshin objektet. Dy ndërtesa nga 20 kate u rrëzuan afër nesh këtu”.

“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa dikur u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi dhe u desh të largohemi”, tha Fazlia.

Ekipi i mundjes i Kosovës, i drejtuar nga trajneri Ziber Xhoni, mundësit Fatlum Beka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni, si dhe sekretari i Federatës së Mundjes, Genci Fazlia, ndodheshin në Turqi për të marrë pjesë në turneun “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.

Fazlia konfirmoi për REL-in se ata, aktualisht, ndodhen në Stamboll dhe se presin që mbrëmjen e 7 shkurtit të udhëtojnë me avion drejt Shkupit të Maqedonisë së Veriut.

Kosova i ofroi mbështetje Turqisë pas tërmetit, duke i dërguar pjesëtarë të Forcës së saj të Sigurisë, të trajnuar për operacione të kërkim-shpëtimit.

Ambasada e Kosovës në Turqi, ndërkaq, hapi dy numra emergjentë për qytetarët e Kosovës, në rast se u duhet ndihmë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri konfirmoi se nga të dhënat e deritanishme, nuk ka asnjë shqiptar të lënduar apo të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë, por edhe zona të Sirisë.

“Ambasada jonë në Turqi ka kontaktuar disa familje shqiptare, përmes autoriteteve turke, dhe ka konfirmuar se janë shëndosh e mirë”, thanë për REL-in nga kjo ministri.

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, tha se prania e shqiptarëve në zonat që u goditën nga tërmeti, është e limituar, krahasuar me rajonet e tjera të Turqisë.

Ambasada e Shqipërisë në Ankara dhe Konsullata e Shqipërisë në Stamboll vunë në dispozicion dy numra kontaktues për të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të kenë nevojë për ndihmë :

Ambasadori i Serbisë në shtetin e Turqisë, Zoran Markoviq, konfirmoi për Radio Televizionin e Serbisë se 20 shtetas të këtij vendi kanë qenë në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi.

Ai tha se nuk ka informacione për ndonjë shtetas serb të vdekur apo të lënduar.

“Sa u përket qytetarëve tanë, ne nuk kemi asnjë informacion, as zyrtar dhe as jozyrtar, që dikush të ketë vdekur apo të ketë qenë në mesin e të lënduarve. Jemi në kontakt me qytetarët tanë që ndodhen në zonën e Gaziantepit. Nuk ka shumë, por me secilin prej tyre jemi në kontakt personal”, tha Markoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme е Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se nëntë shtetas të këtij vendi ndodheshin në zonën e goditur nga tërmeti në Turqi - dy prej të cilëve u lënduan.

Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe tetë nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit, të cilët po qëndronin atje në kuadër të një programi mësimor.

Dy nxënës u lënduan - njëri prej tyre lehtë, ndërsa tjetri iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik, si pasojë e një frakture. Ministria e Jashtme tha se i gjithë grupi pritet të kthehet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, në Turqi nuk ka qytetarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut që janë në rrezik ose që kanë nevojë për ndihmë.

Një shtetas i Bosnje e Hercegovinës dyshohet se është zënë nga rrënojat e njërit prej shumë objekteve të rrëzuara nga tërmeti në qytetin Mallatja të Turqisë.

Kështu tha për mediat konsulli i Bosnje e Hercegovinës në Stamboll, Sinisha Mihailloviq. Ai tha se nuk ka informacione për shtetas të tjerë të këtij vendi që mund të jenë lënduar ose të kenë vdekur nga tërmeti.

Autoritetet e Kroacisë, në anën tjetër, konfirmuan se dy qytetarë kroatë janë lënduar si pasojë e tërmetit.

Ministri për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane i Kroacisë, Gordan Gërlliç, tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në Mal të Zi, autoritetet konfirmuan se asnjë qytetar i tyre nuk ka pësuar nga tërmeti. Tërmeti që goditi Turqinë, kishte fuqi prej 7.8 shkallësh të Rihterit. Ai ndodhi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit dhe epiqendra ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në dhjetë qytetet më të prekura: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Mallatja, Shanlvurfa, Adana, Dijarbaker dhe Kilis. Gjendje e jashtëzakonshme do të jetë gjatë tre muajve të ardhshëm.  Tërmeti shkaktoi dëme të shumta, si në njerëz ashtu edhe materiale, edhe në Siri. Të prekurit atje raportohet se po përballen me më shumë vështirësi për shkak të mungesës së ndihmës adekuate.

Marrë nga REL

gordan gërlliç

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet