LIVE UPDATES
Bota

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gazë

Ofensiva izraelite ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë dhe ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare.

29 Korrik 2025, 14:58 Nga r.ll
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Mbi 60.000 palestinezë
foto ilustruese

GAZA- Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Kjo ministri, që është pjesë e administratës së drejtuar nga Hamasi, tha se numri i të vrarëve ka arritur në 60.034, ndërsa mbi 145.870 persona janë plagosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ministria nuk specifikoi sa nga të vrarët janë civilë apo militantë, por tha se rreth gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Ministria është e përbërë nga profesionistë të fushës mjekësore, dhe Kombet e Bashkuara, ashtu si edhe ekspertë të pavarur, i konsiderojnë statistikat e saj si më të besueshmet sa i përket numrit të viktimave.

Ofensiva izraelite ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë dhe ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare.

Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se kriza e urisë së shkaktuar nga njeriu mund të klasifikohet zyrtarisht si uri masive, me shpresën se kjo mund të rrisë presionin ndaj Izraelit për të lejuar dërgimin e shumë më tepër ndihmave ushqimore.

"Dëshmitë në rritje tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po shkaktojnë një rritje të vdekjeve të lidhura me mungesën e ushqimit", thuhet në raportin e IPC-së.

Ky institucion shtoi se do të kryejë shpejt analizën formale që do t’i mundësonte ta shpallte Gazën si “në uri masive”.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona – shumica civilë – në sulmin ndaj Izraelit që shkaktoi shpërthimin e luftës në Gazë dhe rrëmbyen edhe 251 të tjerë. Aktualisht ata mbajnë peng rreth 50 persona, nga të cilët besohet se 20 janë ende gjallë, pasi pjesa tjetër është liruar gjatë armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera.

Lufta mori një kthesë të madhe në fillim të marsit, kur Izraeli vendosi një bllokadë të plotë për më shumë se dy muaj e gjysmë, duke ndaluar hyrjen e ushqimeve, barnave, karburanteve dhe mallrave të tjera. Disa javë më vonë, Izraeli e ndërpreu armëpushimin me një bombardim të befasishëm dhe nisi të pushtonte pjesë të mëdha të Gazës – masa që tha se kishin për qëllim të shtonin presionin mbi Hamasin për të liruar më shumë pengje. Që atëherë, të paktën 8.867 palestinezë janë vrarë./REL

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj