LIVE UPDATES
Bota

Ministrja e Brendshme gjermane kërkon ashpërsimin e ligjit për armë

Autoritetet gjermane po përpiqen të gjejnë mjetet më të përshtatshme për të parandaluar aktivitetet antikushtetuese të shtetasve të Rajhut dhe të qarqeve ekstremiste. Kërkohet edhe ashpërsimi i ligjeve dhe rregullave.

12 Dhjetor 2022, 15:19 Nga d.a.
Ministrja e Brendshme gjermane kërkon ashpërsimin e ligjit për
Nancy Faeser

GJERMANI- Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përfshirë në një komplot nga e ashtuquajtura skena e "Reichsbürger-it" (shtetasve të Rajhut), vëmendja është përqendruar tani tek tendencat ekstremiste brenda autoriteteve të sigurisë dhe në Bundeswehr. Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser mendon se shpesh duhet shumë kohë për të shkarkuar ekstremistët nga shërbimi civil. Politikanja e SPD-së kërkon të hartojë një ligj para fundit të këtij viti, në mënyrë që të mund të largojë më shpejt nga shërbimi nëpunësit civilë antikushtetues. Faeser kishte paralajmëruar ndryshime në ligjin disiplinor pas bastisjeve.

"Ne nuk kemi të bëjmë me të krisur të parrezikshëm, por me të dyshuar për terrorizëm që tani janë në paraburgim", thotë ministrja e Brendshme për të përjavshmen "Bild am Sonntag". Numri i njerëzve që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës llogarit se i përkasin grupit "Reichsbürger" është rritur dhe tani numëron 23.000. Krahasuar me një vit më parë, numri i tyre është rritur me 2000 vetë. Vitin e kaluar janë regjistruar 239 akte dhune nga shtetasit e Rajhut.

"Ashpërsimi i ligjit për armëmbajtje"

Siç tha ministrja, më shumë se 1000 shtetasve të Rajhut u është hequr tashmë leja e armës. Megjithatë, sipas Faeser, duhet të bëhet presion maksimal nga të gjitha autoritetet, kështu që qeveria së shpejti do të shtrëngojë edhe më shumë ligjet për mbajtjen e armëve.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann paralajmëron se kjo lëvizje po përpiqet të përfitojë mbështetje veçanërisht në sektorin e sigurisë. Politikani i CSU tha për Bayerischer Rundfunk se nuk ishte i befasuar që mes të arrestuarve kishte edhe ish-ushtarë dhe policë të Bundeswehr-it. "Ne kemi hequr tashmë nga shërbimi oficerët e policisë bavareze që u identifikuan si mbështetës të ideologjisë së shtetasve të Rajhut." Është gjithashtu e rëndësishme që "çdo autoritet, çdo gjykatë rrethi, çdo zyrë tatimore, çdo zyrë dhe çdo qytetar" të raportojë kur ka njohuri për aktivitetet e tyre, paralajmëroi Herrmann.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme Boris Pistorius i tha Norddeutscher Rundfunk se mbështetësit e shtetasve të Rajhut po kërkonin kontakte me njerëzit që punonin tek autoritetet ose në polici, për t'i manipuluar ata. Kjo duhet të komunikohet hapur brenda forcave të policisë.

"Nuk ka problem strukturor të ekstremizmit në Bundeswehr"

Përfaqësuesi i të Majtës në Bundestag, Jan Korte, e cilësoi shtrirjen e këtij rrjeti të zbuluar si një gjë e "tmerrshme". "Rreziku nga policët dhe ushtarët ekstremistë të djathtë të armatosur dhe të mirë-stërvitur si dhe planet e tyre për grusht shteti" kanë qenë një fenomen "i njohur për shumë vite".

Nga ana tjetër, shoqata e rezervistëve të Bundeswehr-it paralajmëron kundër akuzave të përgjithshme ndaj autoriteteve të sigurisë dhe forcave të armatosura. "Nuk ka asnjë problem strukturor të ekstremizmit midis rezervistëve apo ushtarëve aktivë në Bundeswehr," tha kreu i shoqatës Patrick Sensburg për "Rheinische Post". Një dyshim i përgjithshëm është krejtësisht i papërshtatshëm. Megjithatë, një "goditje shumë më e fuqishme" është e mirë sikur edhe "më shumë masa ndërgjegjësuese" në njësitë e armatosura rëndë të Bundeswehr-it, policisë dhe autoriteteve të tjera të sigurisë.

Koncepti i sigurisë në Bundestag

Rasti i politikanes së AfD, Birgit Malsack-Winkemann, e cila u arrestua gjatë bastisjeve të Reichsbürger, tërheq vëmendjen për mbrojtjen më të mirë të parlamentit. Malsack-Winkemann kishte një kartë për hyrje në Bundestag, pavarësisht se nuk ishte më deputete. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të SPD-së, Dirk Wiese, koncepti i sigurisë së Bundestagut duhet të rishikohet. "Kjo përfshin autorizimet e aksesit për punonjësit si dhe për ish-deputetët," tha Wiese për "Bild am Sonntag". Sipas informacioneve të gazetës, për këtë do të diskutohet në Parlament./DW/

joachim herrmann nancy faeser

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen