LIVE UPDATES
Bota

Ministrja serbe: Vijat e kuqe të Serbisë, jo njohja dhe jo anëtarësimi i Kosovës në OKB

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviç pohon në intervistën për DW, se Serbia nuk lobon dhe nuk është kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

19 Janar 2023, 16:54 Nga k.m.
Ministrja serbe: Vijat e kuqe të Serbisë, jo njohja dhe jo
Tanja Mishçeviç

"Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian definitivisht kalon përmes Berlinit,"- thotë Tanja Mishçeviç. Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë gjatë kësaj jave pati një sërë takimesh në kryeqytetin e Gjermanisë. Në një intervistë për Deutsche Welle-n ajo theksoi se Berlini "është shumë i interesuar për Serbinë, si ekonomikisht ashtu edhe në raportet bilaterale – përmes investimeve të mëdha, sepse një numër i madh i njerëzve në Serbi janë të punësuar në kompanitë gjermane. Ndërkohë që Gjermania ofron edhe ndihma të shumta bilaterale, që janëpadyshim më të mëdhatë çdo vit krahasuar me të gjitha vendet e tjera”. Por ka dhe temat ku dallojnë këto dy vende.

"Vijat e kuqe” të Serbisë

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mishçeviç vlerëson se vizita e fundit e delegacionit amerikan në Beograd ishte "një nxitje për diçka që ka mbetur pa u zbatuar nga Marrëveshja e Brukselit, e që është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

"Kjo nuk është kapriço e Serbisë është nevojë urgjente e serbëve si kolektiv që të mbrohen të drejtat e tyre."

Duke theksuar se ajo nuk është e përfshirë në dialog, Mishçeviq megjithatë deklaron se "Serbia është gjithmonë pro bisedës dhe dialogut. Por me 'vija të kuqe' shumë të qarta: JO njohje e pavarësisë dhe JO anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara".

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviç pohon në intervistën për DW, se Serbia nuk lobon dhe nuk është kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportet bilaterale

"Gjermania investon në Serbi pikërisht sepse e sheh atë në rrugën evropiane dhe për shkak se ajo e kupton këtë rrugë evropiane", thotë Mishçeviç dhe shton, se "Gjermania është edhe një model për Serbinë në shumë fusha - që nga sundimi i ligjit dhe liria e medias, përmes fuqisë dhe stabilitetit ekonomik, e deri tek çështjet që lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe diversifikimin e energjisë."

E pyetur se si janë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Berlinit sot dhe nëse ato janë më të këqija pas ardhjes në pushtet të koalicionit të socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, ministrja u përgjigj, se nuk mendon se marrëdhëniet janë përkeqësuar. Por nënvizon se çështjet, si për shembull, dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i formësojnë fuqishëm marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.

"Fokusi tani është te dialogu dhe fusha të tjera, tek reformat që janë menjëherë pas kësaj teme."

Sanksionet kundër Rusisë?

"Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë në asnjë mënyrë as situatën e re gjeostrategjike të shkaktuar nga lufta në Evropë, luftën në Ukrainë, e cila po ashtu është një nga elementët e dallimeve në qëndrime mes Serbisë dhe Gjermanisë”, theksoi Mishçeviç.

Duke iu përgjigjur pyetjes, se pse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe në këtë mënyrë harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, ministrja thekson se ky është vetëm një nga elementet e politikës së jashtme dhe kujton se "Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe dënon agresionin rus."

"Ne u përballëm me këto kritika edhe gjatë vizitës këtu në Berlin dhe shpjeguam se ka arsye (për të mos vendosur sanksione) që lidhen me dialogun, ka arsye që lidhen me varësinë e plotë nga gazi dhe nafta ruse. (...) Dhe gjëja e tretë e rëndësishme është qëndrimi emocional i qytetarëve që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh nën sanksione”./DW

tanja mishçeviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet