LIVE UPDATES
Bota

Si vijoi misioni i sondës “Odysseus” në Hënë?

Kompania amerikane “Intuitive Machines” ka publikuar imazhe të zonave të paeksploruarua të Hënës, të dërguara nga sonda e saj “Odysseus”.

1 Mars 2024, 21:10 Nga M.B
Si vijoi misioni i sondës “Odysseus” në Hënë?
Sonda

SHBA- Sonda “Odysseus” (Odisea), që zbriti në Hënë më 22 shkurt ka dërguar në tokë imazhe, pavarësisht se ndodhet në një pozicion të pjerrët në sipërfaqen e Hënës. Me këtë mision Shtetet e Bashkuara kthehen në sipërfaqen e Hënës pas më shumë se 50 viteve. Sonda e një kompanie private është duke kryer eksperimente për agjencinë amerikane të hapësirës, NASA. Kompania amerikane “Intuitive Machines” ka publikuar imazhe të zonave të paeksploruarua të Hënës, të dërguara nga sonda e saj “Odysseus”.

Sonda zbriti rreth 1.5 kilometra larg objektivit të saj, kraterit “Malapert A”, i cili ndodhet rreth 300 kilometra nga poli jugor i Hënës. Megjithatë, gjatë zbritjes, njëra nga gjashtë këmbët e sondës ngeci në sipërfaqen e Hënës, duke bërë që ajo të qëndrojë në një pozicion të pjerrët. Kjo e ka vështirësuar komunikimin me tokën dhe aftësitë e saj për të prodhuar energji përmes paneleve diellore. Megjithatë, Zëvendës Presidenti për Kërkime dhe Zhvillim në kompaninë “Intuitive Machines”, Tim Crain, e quajti uljen e sondës në Hënë "një përparim të natyrshëm" të njerëzimit në përpjekjet për eskplorimin e sistemit tonë diellor.

"Ne të gjithë fluturojmë me aeroplanë sot dhe nuk mendojmë dy herë për këtë. Por aeroplanët e parë ishin një metodë e re dhe nganjëherë shumë e rrezikshme e transportit. E njejta gjë mund të ndodhë edhe me eksplorimin e hapësirës, përfshirë udhëtimet në Hënë, që mund të përmirësohen me kontributin e kompanive private. Ne mendojmë se ky është hapi i parë në këtë drejtim", thotë ai.

Sipas NASA-s, sonda përfundoi në një krater të vogël, të degraduar me një pjerrësi prej 12 gradësh. Kjo është hera e parë që një anije hapësinore zbret kaq afër polit jugor të Hënës, një zonë me interes për shkak të dyshimeve për prani të ujit të ngrirë në krateret nën hije të përhershme atje. NASA, e cila planifikon të dërgojë astronautë në këtë rajon të Hënës në vitet e ardhshme, pagoi kompaninë “Intuitive Machines” 118 milionë dollarë për të kryer gjashtë eksperimente. Klientë të tjerë gjithashtu kanë pajisje në bordin e sondës amerikane. Profesori i inxhinierisë mekanike në Institutin e Teknologjisë Stevens në Hoboken të Nju Xhersit, Jason Rabinovitch thotë se hapësira është një mjedis "shumë sfidues".

“Zbritja në Hënë, Mars apo në një vend tjetër të hapësirës është sfiduese. Hapësira është plot sfida. Është një mjedis shumë ekstrem sepse gjatë uljes mund të përballeni me rreziqe të ndryshme si rrokullisja dhe probleme me orientimin e anijes hapësinore. Pra, ka shumë sfida, të cilat nëse nuk tejkalohen mund t’i japin fund një misioni hapësinor", thotë zoti Rabinoviç, i cili ka punuar në misionin e dërgimit në Mars të sondës “Perseverance” në 2020.

Pavarësisht zbritjes së sondës “Odysseus” në një pozicion të pjerrët, “Intuitive Machines” u bë kompania e parë private që bëhet pjesë e një grupi elitar të entiteve që kanë dërguar sonda në Hënë. Një kompani tjetër amerikane, “Astrobotic Technology”, e provoi këtë në janar, por nuk arriti në Hënë për shkak të një rrjedhjeje karburanti në sondën e saj. Dymbëdhjetë astronautë kanë zbritur në Hënë nga viti 1969 deri në vitin 1972, në kuadër të programit amerikan “Apollo” për eksplorimin e Hënës. Që nga vitet 1960, vetëm Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, India dhe Japonia kanë arritur sukses në dërgimin e sondave në Hënë. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë arritur me sukses të dërgojnë astronautë në Hënë. Kompanitë amerikane “Intuitive Machines” dhe “Astrobotic Technology” kanë kontrata të tjera me agjencinë amerikane të hapësirës për misione eksplorimi në Hënë./ VOA

hena nasa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj