1 Mars 2024, 20:08
Nga S.B
Thomas Kingston
ANGLI- Thomas Kingston, ish-i dashuri i motrës së vogël të Kate Middleton, Pippa, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, njoftoi mjekja ligjore të premten. Ai u gjet i vdekur në moshën 45-vjeçare me një "dëmtim katastrofik në kokë" dhe një armë pranë trupit të tij në shtëpinë e prindërve në një fshat Cotswalds të dielën. Pas vdekjes së tij të papritur, gruaja e tij, Lady Gabriella Kingston, prindërit, vëllezërit e motrat dhanë një deklaratë duke e kujtuar atë si një njeri të jashtëzakonshëm që ndriçoi jetën e të gjithë atyre që e njihnin.
“Vdekja e tij ka ardhur si një tronditje e madhe për të gjithë familjen dhe ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë ndërsa vajtojmë për vdekjen e tij”, shtuan ata.
“Mbreti dhe Mbretëresha janë informuar për vdekjen e Thomas dhe i bashkohen Princit dhe Princeshës Michael të Kentit dhe të gjithë atyre që e njihnin atë në pikëllimin e një anëtari shumë të dashur të familjes”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
thomas kingston dhe pippa middleton
Thomas dhe Lady Gabriella, vajza e Princit dhe Princeshës Michael të Kentit, u martuan në vitin 2019 në Kështjellën Windsor. Ai dhe Pippa, 40 vjeç, i dhanë fund lidhjes së tyre rreth vitit 2011, por mbetën miq. Në fakt, Thomas dhe Lady Gabriella morën pjesë në dasmën e Pippës në maj 2017 me James Matthews.
Thomas dhe gruaja e tij u fotografuan së bashku për herë të fundit në Ditën e Shën Valentinit ndërsa merrnin pjesë në një ngjarje në Londër për të nderuar 400-vjetorin e "First Folio" të William Shakespeare. Një mik i Thomas dhe Lady Gabriella tha për Daily Mail se ata u takuan për herë të fundit me çiftin më 21 shkurt, duke thënë: Ata dukeshin të lumtur dhe më pozitivë se kurrë. Një shok tjetër e përshkroi vdekjen e tij si "tërësisht tronditëse".
vdekja e thomas kingston thomas kingston
Bota
1 Mars 2024, 20:14
S.N
FINLANDË- Alexander Stubb mori detyrën e re si president i Finlandës.Ai u betua si presidnet ditën e sotme dhe tha se vendi nordik po p&eu...
Bota
1 Mars 2024, 19:54
E. D
fotot ilustruese
BRITANI- Çmimet e banesave britanike në shkurt u rritën në terma vjetorë për herë të parë n...
Bota
1 Mars 2024, 20:01
S.N
Foto Ilustrim
PALESTINË- Shtatë pengje të cilët po mbaheshin në Rripin e Gazës , u vranë nga një bombardim izraelit...
Bota
1 Mars 2024, 19:50
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Policia greke ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në ekzekut...
Bota
1 Mars 2024, 19:23
E. D
Mark Rutte Vlodymyr Zelensky
UKRAINË- Kryeministri holandez Mark Rutte nënshkroi një marrëveshje sigurie me Ukrainën në qytet...
Bota
1 Mars 2024, 19:24
S.B
ligaveci i detit
BRITANI E MADHE- Një specie e re e njohur si ligavec deti është zbuluar në ujërat e Mbretërisë s&e...
Bota
1 Mars 2024, 19:08
S.B
foto ilustruese
SHBA- Mijëra bagëti janë vrarë në një zjarr të furishëm në Teksas, zjarri i dytë m&e...
Bota
1 Mars 2024, 18:59
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur që provat e marra nga zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe Sky ECC ku ...
Bota
1 Mars 2024, 19:00
S.N
Foto Ilustrim
POLONI- Një makinë ka përplasur një turmë njerëzish që kalonin vijat e bardha të këmbësor&e...
Bota
1 Mars 2024, 18:34
E. D
Njerëzit duke votuar
IRAN- Njerëzit në Iran po votojnë sot në zgjedhjet për një parlament të ri. Pjesëmarrja p...