LIVE UPDATES
Bota

Një ish-diplomat amerikan: Kam punuar si agjent i Kubës

Prokurorët dhe avokati i ish-diplomatit 73-vjeçar Manuel Rocha thanë se marrëveshja për pranimin e fajësisë përfshin një dënim, për të cilin është rënë dakord, por ata nuk zbuluan detaje të tjera në një seancë në gjykatë që u mbajt të enjten. Ai do të kthehet në gjykatë më 12 prill, kur është planifikuar të zyrtarizojë pranimin e fajësisë dhe të marrë dënimin.

1 Mars 2024, 20:42 Nga M.B
Një ish-diplomat amerikan: Kam punuar si agjent i Kubës
Manuel Rocha

SHBA- Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të enjten se do të pranojë fajësinë për akuzat se ka punuar për dekada si agjent sekret për Kubën komuniste, një zgjidhje e papritur e shpejtë e një çështjeje që prokurorët e kishin quajtur një nga tradhtitë më të rënda në historinë e Shërbimit të Huaj të Departamentit të Shtetit. Prokurorët dhe avokati i ish-diplomatit 73-vjeçar Manuel Rocha thanë se marrëveshja për pranimin e fajësisë përfshin një dënim, për të cilin është rënë dakord, por ata nuk zbuluan detaje të tjera në një seancë në gjykatë që u mbajt të enjten. Ai do të kthehet në gjykatë më 12 prill, kur është planifikuar të zyrtarizojë pranimin e fajësisë dhe të marrë dënimin.

"Jam dakord", tha zoti Rocha, me pranga në duar dhe këmbë, kur u pyet nga gjykatësja Beth Bloom nëse dëshiron të ndryshojë deklarimin e pafajësisë. Prokurorët, në këmbim, ranë dakord të heqin dorë nga 13 akuza, përfshirë ato për transferime të paligjshme të parave dhe dhënien e deklaratave të rreme.

Seanca e shkurtër nuk hodhi dritë të re mbi pyetjen që ka rezultuar e pashpjegueshme që nga arrestimi i zotit Rocha në dhjetor: Çfarë bëri ai saktësisht për të ndihmuar Kubën ndërsa punonte në Departamentin e Shtetit për dy dekada? Ai ka shërbyer si ambasador në Bolivi dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në ambasadat në Argjentinë, Meksikë, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Seksionin e Interesave të Shteteve të Bashkuara në Havanë.

"Ambasador Rocha", siç preferonte të quhej ai, ishte i njohur në mesin e elitës së Majemit për stilin e tij aristokratik, pothuajse mbretëror, që përshtatej me nivelin e tij të lartë të arsimimit në universitetet më të mira të Amerikës. Pas largimit nga Departamenti i Shtetit ai punoi si këshilltar special i komandantit të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara dhe së fundmi si një mbështetës i fortë i ish Presidentit Donald Trump dhe i vijës së ashpër ndaj Kubës, një personazh që miqtë dhe prokurorët thonë se zoti Rocha e adoptoi për të fshehur besnikërinë e tij të vërtetë.

Peter Lapp, i cili mbikëqyri operacionet e FBI-së kundër Kubës midis viteve 1998 dhe 2005, tha se nga zgjidhja e shpejtë e çështjes përfiton jo vetëm zoti Rocha, por edhe qeveria, e cila do të mësojë shumë rreth depërtimit të Kubës në qarqet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Zakonisht në rastet e kundërzbulimit, i pandehuri akuzohet për spiunazh. Por zoti Rocha u akuzua për krimet më të vogla të veprimit si agjent i huaj, të cilat mbartin dënime maksimale nga pesë deri në 10 vjet burg, duke e bërë më të lehtë për prokurorët dhe zotin Rocha që të arrijnë një marrëveshje.

"Është një zgjidhje e favorshme për të dyja palët", tha zoti Lapp, i cili drejtoi hetimin ndaj zonjës Ana Montes, zyrtarja më e lartë amerikane e dënuar ndonjëherë për spiunazh për Kubën. "Ai merr një shpërblim të konsiderueshëm dhe mundësinë për të parë përsëri familjen e tij dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të kryejnë një vlerësim të plotë të dëmit që nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e tij."

Por marrëveshja u kritikua nga komunitetin kuban dhe disa ekspertë ligjorë që thanë se dënimi ndaj tij mund të jetë shumë i lehtë.

"Çdo dënim që e lejon atë të shohë përsëri dritën e ditës nuk do të ishte drejtësi", tha Carlos Trujillo, një avokat në Majemi që ka shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane gjatë administratës së Presidentit Trump. "Ai është një spiun i një armiku të huaj që u ka rrezikuar jetën amerikanëve."

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë çështje./ VOA

shba kuba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet