LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO, reagimet: Tashmë e ka radhën Suedia

• Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO. • Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe ministri i Mbrojtjes Anti Kaikonen morën pjesë në ceremoni së bashku me ministrin e Jashtëm Peka Havisto. • Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, tha se duke nisur nga sot, edhe Finlanda është pjesë e Aleancës së Atlantikut. • Nëni 5 i NATO-s nënkupton rregullin që kushdo shtet që sulmon Finlandën ushtarakisht, konsiderohet se ka sulmuar të gjithë aleancën dhe të gjithë aleatët do të përgjigjen së bashku ndaj agresionit.  • Rusia e sheh antarësimin e Finlandës në NATO si 'shkelje' ndaj sigurisë ruse dhe është kundërpërgjigjur me përforcim të masave ushtarake.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Biden: Turqia dhe Hungaria t'i hapin rrugën Suedisë

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO,
Joe Biden

SHBA- Anëtarësimi zyrtar i Finlandës në NATO u përshëndet nga presidenti amerikan Joe Biden. Gjatë fjalës së tij, Biden i dërgojë një mesazh Turqisë dhe Hungarisë për të shkurtuar procesin edhe për Suedinë. Duke lavdëruar anëtarësimin e Finlandës, Presidenti Biden vuri në dukje se ajo erdhi në 74 vjetorin e nënshkrimit të traktatit themelues të NATO-së.

“Sot e mirëpres me krenari Finlandën si aleatin e 31-të të NATO-s. Shtatëdhjetë e katër vjet më parë sot – ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe 11 kombe të tjera u bashkuan për të formuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Presidenti Truman tha, “nëse ka ndonjë gjë të pashmangshme në të ardhmen, është vullneti i njerëzve të botës për liri dhe për paqe”. Sot, ky vullnet është më i fortë se kurrë me shtimin e Finlandës në NATO”, “Në maj 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO. Të dy vendet kanë demokraci të forta me ushtri shumë të aftë, të cilët ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për botën.

Më pak se një vit më vonë, ne mirëpresim Finlandën si anëtare, në procesin më të shpejtë të ratifikimit në historinë moderne të NATO-s. Mezi pres të mirëpres Suedinë si anëtare të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe inkurajoj Turqinë dhe Hungarinë që të përfundojnë proceset e tyre të ratifikimit pa vonesë. Kur Putini filloi luftën e tij brutale të agresionit kundër popullit të Ukrainës, ai mendoi se mund të copëtonte Evropën dhe NATO-n. Ai bëri një gabim. Sot jemi më të bashkuar se kurrë. Dhe së bashku, të përforcuar nga aleati ynë më i ri Finlanda – do të vazhdojmë të ruajmë sigurinë transatlantike, të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe të përmbushim të gjitha sfidat me të cilat përballemi”, tha Biden.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Antarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. Antarësimi i Suedisë aktualisht nuk është miratuar nga Turqia, e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. 

3 VITE ME PARE

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Blinken: Ky është moment historik

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO,
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken foli për një "ditë historike" për NATO-n, duke iu referuar pranimit të Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. 

"Jam i tunduar të them se ndoshta kjo është e vetmja gjë për të cilën mund të falënderojmë presidentin rus Putin, sepse ai shkaktoi diçka që donte qartë ta parandalonte," tha Blinken, duke marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. 

Blinken tha se agresioni i Rusisë ka bërë që shumë vende të besojnë se duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten dhe për tu siguruar që mund të pengojnë agresionin e mundshëm rus në të ardhmen.

“Është vërtetë një moment historik për Aleancën, për Komunitetin Transatlantik, por edhe për komunitetin global që mbron fuqishëm parimet bazë të Kartës së OKB-së dhe mbron fuqishëm sigurinë dhe stabilitetin e paqes. Kjo është me të vërtetë një ditë historike, sepse sot ne mirëpresim Finlandën në Aleancë ”, tha Blinken.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Antarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. Antarësimi i Suedisë aktualisht nuk është miratuar nga Turqia, e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. 

3 VITE ME PARE

Antarësimi i Finlandës në NATO/ Rusia ‘kërcënon’ me përfocimin e ushtrisë

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO,
Alexander Grushko

UKRAINË- Kremlini ka lëshuar një deklaratë në lidhje me anëtarësimin e afërt të Finlandës në NATO, duke thënë se Rusia do të detyrohet të marrë "kundërmasa" për të garantuar sigurinë e saj. Mediat e huaj raportojnë se Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti lëvizjen e Finlandës për të finalizuar anëtarësimin në NATO një "shkelje" ndaj sigurisë ruse, duke shtuar se aleanca ishte armiqësore ndaj Rusisë.

Nërkohë zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexandër Grushko tha në një deklaratë se Rusia do të forcojë kapacitetin e saj ushtarak në rajonet e saj perëndimore dhe veriperëndimore në përgjigje të pranimit të pritshëm të Finlandës në NATO.

“Një pjesë e masave tashmë janë shpallur. Ne do të forcojmë potencialin tonë ushtarak në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor. Në rast se forcat dhe asetet e anëtarëve të tjerë të NATO-s vendosen në Finlandë, ne do të ndërmarrim hapa shtesë për të garantuar sigurinë ushtarake të Rusisë”, -tha Grushko

Nuk është hera e parë që Rusia sugjeron se do të duhet të rikalibrojë ushtrinë e saj nëse Finlanda, e cila ndan një kufi afërsisht 800 milje të gjatë me Rusinë, i bashkohet NATO-s.

 

3 VITE ME PARE

Antarësimi në Nato/ Stoltenberg: Nga sot neni 5 i NATO-s, 'të gjithë për një dhe një për të gjithë' vlen edhe për Finlandën

 

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO,
Jens Stoltenberg

GJERMANI- Gjatë fjalimit jashtë selisë së NATO-s në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, tha se duke nisur nga sot, edhe Finlanda është pjesë e Aleancës së Atlantikut. Nëni 5 i NATO-s nënkupton rregullin që kushdo shtet që sulmon Finlandën ushtarakisht, konsiderohet se ka sulmuar të gjithë aleancën dhe të gjithë aleatët do të përgjigjen së bashku ndaj agresionit, shkruajnë mediat e huaja.

“Nga sot, neni 5 i Traktatit të NATO-s që vendos parimin “të gjithë për një, një për të gjithë” do të zbatohet edhe “për Finlandën”, e cila zyrtarisht po i bashkohet aleancës, Jam i lumtur që jam sekretari i përgjithshëm që mirëpret Finlandën si një anëtare të plotë të NATO-s dhe thjesht shikoni hartën për të kuptuar se sa strategjike dhe e rëndësishme është Finlanda për sigurinë e rajonit Baltik", -tha sekretari.

Finlanda do të bëhet anëtari i 31-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Nato), duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Antarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. Antarësimi i Suedisë aktualisht nuk është miratuar nga Turqia, e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. 

 

3 VITE ME PARE

Moment historik sot për Finlandën! Anëtarësohet në NATO, Rusia shton forcat ushtarake

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO,
Flamujt

FINLANDË- Finlanda do të anëtarësohet sot zyrtarisht në NATO. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha dje se "nga nesër Finlanda do të jetë anëtare e plotë e NATO-s”. Turqia, e cila ishte vendi i fundit anëtar që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës, do të dorëzojë dokumentet për këtë në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel. 

Para selisë pasdite do të ngrihet flamuri i vendit të 31-të anëtar të aleancës ushtarake.

"Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi"- tha Stoltenbergu.

Presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen pritet të marrin pjesë në ceremoni së bashku me ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto.

"Ky është një moment historik për ne. Për Finlandën, qëllimi kryesor i takimit do të jetë të nënvizojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj të paligjshëm," tha Haavisto në një deklaratë. 

Rusia reagoi ndaj këtij njoftimi. Zëvendësministri i Jashtëm Aleksander Grushko njoftoi përforcimin e aftësive ushtarake ruse në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Por anëtarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Finlanda nesër zyrtarisht anëtare e NATO-s

Moment historik / Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO,
Foto ilustruse

FINLANDË- Finlanda do të bëhet anëtarja e 31 e NATO-s të martën. BBC raporton se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka ritheksuar se Finlanda do t’i bashkohet nesër Aleancës. 

“Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit. Finlanda do t'i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë në ditët në vijim."-tha Jens Stoltenberg.

Pranimi i afërt i Finlandës në NATO erdhi pasi Rusia tha të premten se një armëpushim në Ukrainë nuk do t'i mundësonte asaj të arrinte qëllimet e "operacionit të saj special ushtarak" për momentin. Për presidentin rus Vladimir Putin, pranimi i Finlandës është një pengesë e madhe strategjike.

Presidenti i Republikës, Sauli Niinisto, do të udhëtojë në Bruksel dhe do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të anëtarësimit të organizuar në selinë e NATO-s.

Një nga parimet themeluese të NATO-s është ai i mbrojtjes kolektive - që do të thotë se një sulm ndaj një vendi anëtar trajtohet si një sulm ndaj të gjithëve. Finlanda, një vend me një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë dhe një nga arsenalet më të fuqishme të artilerisë në Evropën Perëndimore, vendosi të heqë dorë nga neutraliteti i saj dhe t'i bashkohet aleancës në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

 

antaresimi i finlandes ne nato

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje