LIVE UPDATES
Bota

Mos taksoni pasurinë  

Investitorët që blejnë obligacionet e saj janë të shqetësuar; politikanët duhet ta mbyllin hendekun. Ekonomistët e majtë, dhe gjithnjë e më shumë edhe disa të qendrës, besojnë se një taksë mbi pasurinë është pjesë e zgjidhjes.

25 Tetor 2025, 07:12 Nga M.L

Mos taksoni pasurinë  

Edhe argumentet më të sofistikuara në favor nuk kanë kuptim, shkruan The Economist

Franca po përballet me një deficit të thellë fiskal. Këtë vit, qeveria do të ketë një deficit, pra, shpenzimet do të tejkalojnë të ardhurat, prej 160 miliardë eurosh, më shumë se 5% e PBB-së.

Investitorët që blejnë obligacionet e saj janë të shqetësuar; politikanët duhet ta mbyllin hendekun. Ekonomistët e majtë, dhe gjithnjë e më shumë edhe disa të qendrës, besojnë se një taksë mbi pasurinë është pjesë e zgjidhjes.

Gabriel Zucman nga Shkolla e Ekonomisë në Paris, për shembull, ka propozuar një taksë vjetore prej të paktën 2% për pasuritë që kalojnë 100 milionë euro.

Megjithëse argumentet e ekonomistëve sot janë më të hollësishme sesa ato që zakonisht përdoren për të justifikuar taksat mbi pasurinë, ato mbeten po aq të gabuara, shkruan The Economist.

Në vitin 1990, disa vende të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kishin në fuqi taksën mbi pasurinë, por me kalimin e kohës kjo qasje u braktis. Austria e hoqi taksën në vitin 1994, Gjermania në 1997 dhe Suedia në 2007.

Madje edhe Franca e ndoqi këtë shembull në 2018. Vetëm tre vende të pasura, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra, kanë ende në fuqi një taksë mbi pasurinë neto.

Politikanët i braktisën këto taksa sepse nuk funksionuan. Raporti “Mirrlees Review”, një analizë gjithëpërfshirëse mbi politikat tatimore e publikuar nga Instituti për Studime Fiskale në Mbretërinë e Bashkuar, doli në përfundimin në vitin 2011 se taksat mbi pasurinë “mund të sjellin shumë pak të ardhura dhe të jenë të padrejta e joefikase”.

Problemet janë të shumta. Vlerësimi i pasurisë, dhe rrjedhimisht i shumës që duhet taksuar, është jashtëzakonisht i vështirë. Për më tepër, të pasurit kanë zakonin e bezdisshëm të zhvendosen jashtë vendit kur përballen me taksa të reja.

Si pasojë, taksat mbi pasurinë nuk gjenerojnë shumë të ardhura. Argumentet nga e djathta, se ato çojnë në shkatërrim ekonomik, janë të ekzagjeruara.

Por një analizë e gjerë e OECD-së gjeti “pak argumente bindëse” për të vendosur taksa mbi pasurinë neto, përveç atyre mbi fitimet kapitale dhe trashëgimitë. Ndërkohë, politikanët kanë gjetur shumë mënyra të tjera për t’u siguruar, që më të pasurit të paguajnë mjaftueshëm taksa.

Në SHBA, sipas një studimi të fundit nga David Splinter i Komitetit të Përbashkët të Tatimeve, normat efektive të taksimit rriten nga 2% për 20%-shin më të varfër të popullsisë në 45% për 0.01%-shin më të pasur.

Sistemet tatimore në shumicën e vendeve të tjera të pasura janë gjithashtu shumë progresive.

Megjithatë, nuk është vetëm në Francë që taksat mbi pasurinë janë kthyer në qendër të debatit. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, rikthimi i tyre në fuqi diskutohet herë pas here.

Në Australi po debatohet nëse duhet të vendosen taksa më të larta mbi personat me llogari të mëdha pensioni. Në SHBA, presidenti Joe Biden ka hedhur idenë e një takse mbi fitimet kapitale të papërfituara, që në thelb do të ishte një formë e taksës mbi pasurinë.

Ekonomistët janë të vetëdijshëm për problemet që sjellin këto taksa, por një numër gjithnjë e më i madh i mbështet ato gjithsesi.

“Nuk më pëlqejnë taksat mbi pasurinë, por… ka arsye të forta për një përjashtim në Francën e ditëve të sotme”, shkroi Erik Fossing Nielsen, ish-analist në Goldman Sachs.

Olivier Blanchard, ish-kryeekonomist i FMN-së, ka mbështetur një taksë sipas modelit të propozuar nga Zucman, por me normë më të ulët.

Qeveritë do të detyrohen së shpejti të marrin vendime të dhimbshme për të mbyllur deficitin buxhetor, dhe masat e nevojshme do të përfshijnë ndoshta shkurtime të shërbimeve sociale dhe rritje të taksave të tjera.

Për të shmangur një valë të re populizmi, mendohet se politikanët duhet të bindin publikun se të pasurit po ndajnë barrën fiskale. Një taksë si ajo e Zucman, të cilën 86% e francezëve e mbështesin, mund të duket si mënyra ideale për ta arritur këtë.

Është një argument në dukje bindës, por edhe i gabuar. Disa ekonomistë e kundërshtojnë mbështetjen e kolegëve të tyre për taksat mbi pasurinë për arsye procedurale.

“Për mendimin tim, – shkroi John Cochrane i Universitetit Stanford, – ekonomistët duhet të analizojnë politikat tatimore mbi bazën e stimujve, jo të ndjenjave morale, ku nuk kemi asnjë përparësi krahasuese”. Me fjalë të tjera, politika duhet t’u lihet politikanëve.

Ka gjithashtu kundërshtime më thelbësore. Argumentet për taksat mbi pasurinë bien ndesh me tri kritere: qëndrueshmërinë, dobinë dhe naivitetin.

Së pari, qëndrueshmëria. Taksat e tipit Zucman mund të jenë popullore për momentin, por mbështetja për to nuk është e garantuar.

Publiku ka qëndrime të çuditshme ndaj taksave. Amerikanët, për shembull, thonë se duan një sistem progresiv, por kur pyeten për taksa konkrete, urrejnë më së shumti ato progresive.

Një studim nga Ursula Dallinger në Universitetin e Trier tregon se mbështetja për taksat mbi pasurinë mund të luhatet në varësi të gjendjes së ekonomisë. Kështu, Franca mund të mbetet me një taksë që është njëkohësisht dëmtuese nga ana ekonomike dhe kundërproduktive nga ana politike.

Së dyti, dobia. Edhe nëse një taksë mbi pasurinë mbetet popullore pas zbatimit, a do të arrinte qëllimet e përkrahësve si Blanchard?

Publiku francez mund të kënaqej për pak kohë me idenë se po u jepte një mësim miliarderëve, por ajo kënaqësi do të ishte kalimtare.

Të ardhurat e mbledhura do të ishin të pamjaftueshme për të kompensuar shkurtime të tjera buxhetore; gëzimi fillestar do të kthehej shpejt në zemërim, sapo qeveria të njoftonte, për shembull, ulje të ndihmave për personat me aftësi të kufizuara apo një rritje të moshës së daljes në pension.

Së treti, naiviteti. Mbështetësit e rinj të Zucman nënvlerësojnë rrezikun që sjell vendosja e një takse të tillë, e cila mund të krijojë precedentë të rrezikshëm. Shumë prej tyre e shohin taksën 2% vetëm si fillimin.

Gjatë ndihmës që i dha fushatës presidenciale të Bernie Sanders në vitet 2019–2020, Zucman dukej se favorizonte një taksë prej 8% për pasuritë më të mëdha në SHBA.

Mentori i tij, Thomas Piketty, ka kaluar nga propozime për taksa të buta mbi pasurinë, në ide që do të konfiskonin 90% të pasurive më të mëdha.

Së fundmi, Piketty madje ka sugjeruar që personat e pasur që përpiqen të largohen nga Franca për t’iu shmangur taksave të arrestohen në aeroport.

Franca ka mundësi të tjera për të stabilizuar financat publike pa ndërmarrë masa ekstreme. Rritja e normës së TVSH-së, si dhe taksat mbi tokën dhe pronat e paluajtshme, mund të siguronin të ardhura të konsiderueshme.

Një taksë mbi karbonin do të kishte gjithashtu ndikim. Dhe një ditë, vendi do të duhet të rrisë moshën e daljes në pension, që sot është tepër e ulët. Asnjëra prej këtyre masave nuk është e lehtë.

Por zbatimi i një politike të keqe për të arritur një rezultat të mirë rrallëherë është një zgjedhje e mençur./ Monitor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet