LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e punonjësve në aeroporte, Gjermania kthen sytë nga Turqia

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet gjermane në aeroporte duan të punësojnë punëtorë turq. Rreth 2000 punëtorë nga Turqia do të rekrutohen përkohësisht dhe do të përdoren kryesisht në transportin e bagazheve. Problemi është se punonjësit e huaj nuk lejohen të punojnë në pikat e sigurisë veçanërisht të mbingarkuara.

5 Korrik 2022, 08:08 Nga A.B

Mungesa e punonjësve në aeroporte, Gjermania kthen sytë nga

Mungesa e fuqisë punëtore në tregun gjerman të punës nuk është ndonjë fenomen i ri. Por kohët e fundit ka një nevojë akute në aeroportet gjermane në mbarë vendin. Pas dy vite kufizimesh për shkak të pandemisë Corona, tani shumë gjermanë mezi presin të shkojnë me pushime jashtë vendit. Por shpesh në aeroporte ka radhë tepër të gjata, kaos, ndërsa fluturimet po anulohen shpesh.

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet gjermane në aeroporte duan të punësojnë punëtorë turq. Rreth 2000 punëtorë nga Turqia do të rekrutohen përkohësisht dhe do të përdoren kryesisht në transportin e bagazheve. Problemi është se punonjësit e huaj nuk lejohen të punojnë në pikat e sigurisë veçanërisht të mbingarkuara.

Qeveria federale ka premtuar mbështetjen e kompanive të fluturimeve në këto kohë të vështira, tha Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser në një konferencë për shtyp të mërkurën. “Tani po i ndihmojmë me masa shumë afatshkurtra. U mundësojmë kompanive të përdorin ndihmës nga jashtë, mbi të gjitha nga Turqia. Lejet e nevojshme të qëndrimit dhe të punës do t’i japim shumë shpejt”, thotë Faeser. Megjithatë, është shumë e qartë se këta asistentë duhet të kalojnë të njëjtat kontrolle të rrepta si gjithë të tjerët.

Këtë e ka konfirmuar edhe Shoqata Federale e Industrisë së Aviacionit Gjerman (BDL), në një intervistë për DW. Procedurat e nevojshme për të kontrolluar besueshmërinë e punonjësve të rinj nga vendet e treta duhet të përshpejtohen nga autoritetet në mënyrë që punëtorët të mund të punojnë menjëherë gjatë muajve të verës, tha zëdhënësja e shtypit e BDL, Julia Fohmann. “Në vend të dy deri në tre muaj, kjo tani duhet të përfundojë në dy deri në katër javë, nëse është e mundur.”

Pohimet e palës turke

Sindikatat turke dhe kompanitë e përgatitjeve të bagazhit në Stamboll dhe Ankara nuk janë të informuara për këtë çështje, sipas Emre Eser, korrespondent i Redaksisë turke të DË. Aktualisht nuk kanë informacion as operatori turk i aeroportit TAV Airports Holding dhe linja ajrore turke Turkish Airlines. Edhe ambasada gjermane në Ankara i tha DW se nuk ishte e përfshirë në këtë proces.

Themeluesi i Bonnair Tours, Mustafa Kocabayraktar, i cili gjithashtu merret me çështjet e vizave për punëtorët, tha për DW se aktualisht ka shumë pyetje për këtë punë.

Edhe Turqia ka nevojë për punëtorë

E sigurt është se punëtorët që duhet të vijnë në Gjermani nga Turqia janë të nevojshëm edhe në Turqi. Në fund të fundit, këta janë njerëz me njohuri të mëparshme dhe “përvojë në fushën e trafikut ajror dhe shërbimeve tokësore në aeroportet turke”, sipas ministres së Brendshme Faeser.

Korrespondenti i DW në Turqi, Eser thotë se Turqia nuk dëshiron të humbasë punonjësit e saj në aeroporte – veçanërisht jo në sezonin e verës. Punonjësit e kualifikuar me njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze janë duke u përdorur intensivisht në aeroportet turke.

Turizmi ka një rëndësi të madhe ekonomike në Turqi. “Pritjet pas dy viteve të pandemisë janë shumë të larta”, thotë Eser. Turqia mund të ketë probleme në këto kohë të vështira, nëse do të silleshin punëtorë të kualifikuar në Gjermani.

Euforia dhe zhgënjimi

Deri më tani, kjo ide ka hasur në një interesim të madh në publikun turk. Mediat turke raportuan gjerësisht për këtë temë. “Gjermania do të rekrutojë punëtorë turq,” shkruajnë disa media. Sipas disa raportimeve, paga mujore është 4000 euro, ndonjëherë madje edhe 6000 euro.

Punëtorët e shumtë turq ishin euforikë pas raportimeve të para, thotë Emre Eser. “Shumë punëtorë menduan se do të emigronin në Gjermani dhe do të qëndronin atje. Shumë menduan se do të lejoheshin të qëndronin në Gjermani përgjithmonë, ose të paktën në afat më të gjatë.”

Por sa më shumë detaje bëheshinn të ditura, aq më i madh ishte zhgënjimi. Aktualisht planifikohet të vijnë punëtorë turq në Gjermani vetëm për një kohë të shkurtër. Sipas Grupit të Punës të Aeroporteve Tregtare Gjermane (ADV), ato duhet të përdoren për një periudhë të kufizuar deri në 3 muaj.

Si në vitin 1961?

Punëtorët turq që vijnë në Gjermani për një kohë të kufizuar mund të zgjidhin përkohësisht problemet në tregun e punës. Kjo të kujton Marrëveshjen e vitit 1961.

Si rezultat i Marrëveshjes, disa breza të punëtorëve turq dhe së shpejti familjet e tyre erdhën në Gjermani dhe kontribuan në mrekullinë ekonomike gjermane.

Shumë media turke tani po tërheqin paralele me marrëveshjen e asaj kohe në raportimet e tyre për stafin e aeroportit. “Hera e parë që nga viti 1961!” mund të lexohet në shumë tituj.

Pra, a mund të presim që projekti aktual i rekrutimit të zgjerohet në fusha të tjera? Zyrtarisht jo. Ministrat gjermanë të Transportit dhe Punës dhe ministrja e Brendshme theksuan në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp se kjo ishte vetëm një masë e përkohshme. Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil tha gjithashtu: “Nuk është imigrim i përhershëm në Gjermani”.

Ngjashmëritë dhe dallimet

Yunus Ulusoy drejton programin “Migrimi dhe Integrimi në Zonën Ndërkufitare Gjermani-Turqi”, në Qendrën për Studime Turke dhe Kërkime të Integrimit në Essen.

Ai mendon se një krahasim midis projektit aktual dhe atij të vitit 1961 është i gabuar. Kushtet në atë kohë ishin shumë të ndryshme. “Atëherë Gjermania kishte nevojë edhe për punëtorë të kualifikuar, por nuk ishte e orientuar për t’i ftuar ata. Për këtë arsye u lidhën marrëveshje dypalëshe. Sot ekziston Ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, i cili rregullon ardhjen e punëtorëve nga e gjithë bota”, thotë Ulusoy.

Megjithatë, ai sheh edhe ngjashmëri: “Turqia shihej si një zgjidhje emergjente në atë kohë: disa mijëra punëtorë që do të vinin në Gjermani për një periudhë të kufizuar kohore. Gjithashtu nuk kishte plane për bashkim familjar. Por punëtorët u dëshmuan me punën  e tyre, ndaj punëdhënësit nuk donin t’i linin të shkonin”, vazhdoi Ulusoy.

Duke pasur parasysh tensionin aktual në tregun gjerman të punës, industria e aviacionit shpreson që emigracioni të lehtësohet së shpejti: “Në përputhje me të gjithë ekonominë gjermane, ne kemi kërkuar prej vitesh që Gjermania të lehtësojë ndjeshëm rregulloret e saj për migrimin për motive punësimi në Gjermani”, thotë zëdhënësja e BDL, Fohman.

Edhe nëse këtë herë nuk bëhet fjalë zyrtarisht për migrimin, por për një zgjidhje të përkohshme: Veprimi i qeverisë federale po ushqen shpresat për punëtorët në Turqi – një vend që është në një krizë ekonomike dhe vuan nga inflacioni i lartë./DW

aeroporte

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet