LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e stablitetit në Bosnje, efekt në Kosovë dhe më gjerë

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, tha atëkohë se plani i Dodikut është i barasvlershëm me ndarje.

17 Mars 2024, 14:13 Nga M.B
Mungesa e stablitetit në Bosnje, efekt në Kosovë dhe më
Forca mbrojtëse e BE-së në Bosnje, EUFOR.

BALLKAN- Në vitin 2021, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do ta tërheqë rajonin serb, të njohur si Republika Sërpska, nga institucionet shtetërore të Bosnjës: gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura. Të tria këto përfaqësojnë shtyllat kryesore të shtetit, i cili pas luftës u nda në dy rajone autonome: Republika Sërpska dhe Federata e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët. Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, tha atëkohë se plani i Dodikut është i barasvlershëm me ndarje.

“Perspektivat për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm janë shumë reale. Bosnja mund të përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial që nga paslufta, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për t’i ndaluar separatistët serbë”, tha Schmidt.

Edhe pse vazhdimisht përsëriti kërcënimet për ndarje, Dodik nuk bëri ndonjë hap në praktikë, duke thënë se do të presë për një moment më të përshtatshëm gjeopolitikisht. Por, inteligjenca amerikane tha se ai, në fakt, po merr hapa për shkëputjen de facto të Republikës Sërpska.

Në një raport të Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare të SHBA-së, që u bë publik këtë javë, u tha se “udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto të Republikës Sërpska”.

“Veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake që t’i forcojnë kapacitetet në mbrojtje të interesave të veta, dhe të çojë ndoshta në konflikte të dhunshme, që mund t’i mposhtin forcat paqeruajtëse”, tha po ashtu inteligjenca amerikane.

Dodik, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të “aktiviteteve destabilizuese”, tha se Republika Sërpska “nuk planifikon ndarje apo rrezikim të paqes dhe stabilitetit”.

Në një postim në platformën X, pas publikimit të raportit të inteligjencës amerikane, Dodik tha se “Amerika do një vatër të re të nxehtë, në të cilën njëri prej presidentëve më të pasuksesshëm në historinë e Amerikës [Joe Biden] do të mund të fitonte ndonjë pikë, përpara zgjedhjeve”.

Ai tha, po ashtu, se “nuk do të lejojë të rrezikohet siguria e njerëzve”. Por, sipas vëzhguesve, Perëndimi duhet të ketë “qasje më vigjilente” ndaj asaj që ndodh në Bosnje e Hercegovinë, sepse situata mund të dalë shpejt “jashtë kontrollit”. Ata thonë se paralajmërimet për Dodikun nuk janë një gjë e re, por se vijnë në një moment të ri gjeopolitik, në njërën anë të botës lufta në Ukrainë, në anën tjetër lufta në Gazë. Vesko Garçeviç, profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Nëse diçka ndodh në Bosnje e Hercegovinë, nëse Dodik ndihet i inkurajuar për të organizuar referendum për pavarësi dhe për ta shpallur Republikën Sërpska shtet të pavarur, një gjë e tillë ka të ngjarë të çojë në një reaksion zinxhiror në rajon. Atëherë, mund të presim diçka të ngjashme, ose jostabilitet dhe përshkallëzim të situatës edhe në Kosovë”.

Dodik është aleat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022, Dodik ka takuar katër herë Putinin, herën e fundit muajin e kaluar. Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë se Rusia nuk ka synime specifike strategjike në Ballkanin Perëndimor, por se është e vetëdijshme se, praktikisht, “pa përpjekje" mund ta pengojë integrimin e tij euroatlantik. Vogel thotë se forca paqeruajtëse e BE-së në Bosnje, EUFOR Althea, nuk ka as njerëz, as pajisje, për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate dhunës së mundshme në Bosnje. Sipas tij forcimi i këtyre forcave është parakusht për zgjidhjen e problemeve të tjera në këtë vend.

“Nëse trupat e EUFOR-it do të dislokoheshin në Bërçko [që është njësi administrative vetëqeverisëse], ato do të dërgonin një sinjal se çfarëdo që të bëni, çfarëdo lëvizjeje secesioniste që të bëni, ne jemi këtu dhe do ta ‘përgjysmojmë’ Republikën Sërpska. Do të ishte e pamundur fizikisht që Republika Sërpska të shkëputej”, thotë Vogel për REL-in.

Vogel thotë se BE-ja nuk ka “oreks” për t’i forcuar ndjeshëm këto forca, edhe pse, sipas tij, paralajmërimet e SHBA-së do të duhej të shërbenin si “thirrje zgjimi” për të. Ai nuk mendon se përparimi i Bosnjës drejt integrimit evropian, do ta ndryshonte sjelljen e Dodikut. Sipas tij, BE-ja është fajtorja kryesore për situatën aktuale në Bosnje.

“BE-ja ka qenë lojtarja dominuese ndërkombëtare në Bosnje për gati dy dekada. Fakti që SHBA-ja, pas një periudhe kaq të gjatë, ngre alarmin për kërcënimet secesioniste, flet për dështimin e BE-së për të ndërtuar paqe konkrete”, thotë Vogel.

Por, ndryshe nga Vogel mendon Garçeviç. Sipas tij, integrimi i përshpejtuar në BE do ta ulte rrezikun e përshkallëzimit të situatës.

“Së dyti, do të duhej vigjilencë edhe ndaj sigurisë dhe inteligjencës, si dhe lidhje më e afërt me Ballkanin. Idetë ekstreme mund të çojnë në situata ekstreme. Nëse nuk i trajtojmë në mënyrë parandaluese, atëherë mund të përshkallëzohen në diçka që nuk duam ta shohim”, thotë Garçeviç.

Dodik, në disa paraqitje publike, ka shprehur mbështetje për rikthimin e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor. Nëse Trump fiton kundrejt presidentit aktual, Joe Biden, Vogel thotë se nuk pret ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet e SHBA-së me Bosnje e Hercegovinën, por se pret rikthimin e “tendencave të rrezikshme për t’i parë diktatorët si miq”. Vogel thotë se Trump nuk ka ideologji apo strategji të qarta, por se ka, sipas tij, mbështetjen e autokratëve të ndryshëm, në mesin e tyre Putin dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Garçeviç thotë se tendencat e Trumpit për zgjidhje pragmatike dhe radikale mund të përkthehen edhe në praktikë, jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sipas tij.

“Nëse Trump kthehet në zyrë në SHBA, nuk mund të presim që SHBA-ja të vazhdojë të punojë në sienergji me BE-në, ashtu siç ka qenë rasti me administratën e Bidenit. Ajo që mund të presim është që SHBA-ja, për shembull, të dalë me planin e vet për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Një prej ideve, që është hequr nga tryeza disa vite më parë, por mund të kthehet në agjendë, është shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë”, thotë Garçeviç.

Në rast se ky skenar realizohet, shton ai, ndarja e Republikës Sërpska do të bëhej shumë e mundshme, dhe efekti vargua do të niste edhe në vende të tjera të rajonit. Inteligjenca amerikane, në raportin e publikuar këtë javë, kujtoi se përleshjet “midis nacionalistëve serbë dhe autoriteteve të Kosovës” kanë çuar “në vrasje dhe plagosje, përfshirë edhe plagosjen e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”.

“Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike, gjatë vitit 2024”, tha inteligjenca amerikane.

Në janar, Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar kërkoi nga Qeveria e këtij vendi që ta rishikojë qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se tensionet në këtë rajon janë përshkallëzuar dhe përmendi përleshjet e dhunshme në veri të Kosovës dhe protestat antiqeveritare në Serbi. Për Dodikun në Bosnje tha se ka intensifikuar retorikën e tij secesioniste, duke vënë në rrezik paqen. Ndër rekomandimet që i bëri Qeverisë britanike ishin: t’i bëhet presion Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, si dhe të rivlerësohet mundësia për t’iu ribashkuar misionit paqeruajtës të BE-së në Bosnje. Tash për tash, është e vështirë të shihet se si situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mund të përmirësohet dukshëm në një të ardhme të afërt. Megjithatë, aktorë të fuqishëm, me vullnet të mjaftueshëm politik, mund ta pengojnë ndoshta rajonin që të rrëshqasë sërish në dhunë. NATO-ja, në raportin e saj vjetor të publikuar këtë javë, tha se prania e aleancës ushtarake në Kosovë është kyçe për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian këmbëngul se e ardhmja e vendeve të këtij rajoni është në BE. Ai ka ndarë një paketë prej 6 miliardë eurosh për t’i ndihmuar ato në reforma, por se kur do të jetë gati për t’i hapur dyert për to, nuk dihet./ REL

bosnje kosova

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit