LIVE UPDATES
Bota

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i ngadaltë, 'aktivizohet' sinjali SOS në Gjermani

Në shkollat gjermane mungojnë 40.000 mësues, landi i Saksoni-Anhalt kërkon tani mësues me “speeddating”.

26 Dhjetor 2022, 09:27 Nga a.l
Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i
Gjermani

GJERMANI-  Që gjatë pandemisë së Coronës, për shkak të avarive të ndryshme, bota jashtë pyeste, nëse ky vend është Gjermania që njohim. Edhe tani Gjermania duket shumë e ngarkuar. Një udhëtim nëpër një vend në limitet e tij. Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjetit: Operatori mobil gjerman “Telefonica Deutschland”, “Deutsche Telekom” dhe Vodafone kishin marrë përsipër detyrimin që deri në fund të vitit 2022 në 500 zona të pambuluara të ngrinin stacione transmentimi. Realisht janë ngritur vetëm 95 syresh. Gati 3% e sipërfaqes gjermane nuk ka valë, zona pas rrjeti 4G/LTE dhe as sinjal 5G.

Lüdenscheid, 2. dhjetor: Ura e autostradës 45 feston përvjetorin, por prej 365 ditësh është e mbyllur për të gjithë trafikun. Gjendja e urës është kaq e keqe, sa nuk lejohet të kalojnë as automjetet e vogla. Që nga kjo kohë ura as nuk është hedhur në erë, dhe as nuk janë dhënë porosi për ndërtimin e saj. Udhëtarët duhet prej 12 muajsh të përdorin rrugë të ndërmjetme dhe të durojnë bllokimin e trafikut me orë. Në të gjithë Gjermaninë 4000 ura janë në gjendje kritike.

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i
Mesazh i artistëve – Le të ndërtojmë një urë

Mesazh në Twitter, 4. dhjetor: Trenat ICE Hamburg-Berlin janë kaq të tejmbushuar, saqë nuk mund të nisen për 20-30 minuta. Trenat pastaj lëvizin ngadalë, personeli dhe njerëzit pa rezervim duhet të zbresin. Claus Weselsky, kreu i Shoqatës së Makinistëve të Lokomotivave thotë “se punonjësit e hekurudhës dhe unë turpërohemi për atë që duhet t’i ofrojmë shoqërisë.”

Mungesë mësuesish, edukatore/ësh, dhe kujdestarësh shëndetësorë

Hohenstein-Ernstal, Saksoni, 12. dhjetor: Për shkak se nuk zhvillohen shpesh orë mësimi nga mungesa e mësuesve, prindërit i shkruajnë letër ministrit të Kulturës. Plani mësimor në Shkollën e Nivelit të Dytë në Sachsenring ndryshon, ora e edukatës fetare nuk jepet më. Biologjia në klasën e 8 nuk ofrohet. Në klasën e 7 nuk ka mësim në muzikë dhe lëndën e edukatës shoqërore. Në shkollat gjermane mungojnë 40.000 mësues, landi i Saksoni-Anhalt kërkon tani mësues me “speeddating”. Në të njëjtën kohë publikohet një studim ku theksohet, se çdo i pesti nxënës i shkollës fillore nuk arrin standardet minimale të gjermanishtes dhe matematikës.

Rheinberg, 13. dhjetor: Për shkak se një kopsht publik i qytetit duhet të mbyllet dy ditë për shkak të mungesës së personelit, dhe kjo jo për herë të parë, një nënë e zemëruar, merr djalin dhe shkon drejt e tek kryetari i bashkisë, që të kujdeset për të që ajo të shkojë në punë. Kryebashkiaku ndërpret takimin dhe bisedon me nënën. Ajo i raporton për një nënë që nuk shkoi në kimioterapi, sepse nuk kishte ku të linte djalin. Më shumë se 100.000 edukatore dhe edukatorë i mungojnë Gjermanisë.

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i
Kopsht në Baden-Vyrtemberg

Deklaratë anonime e një kujdestareje shëndetësore në emisionin e televizionit ZDF, 13 dhjetor për turnin e saj në urgjencë. “Kam përjetuar që koha e pritjes në urgjenca ndërkohë shkon deri në 40 orë, dhe që pacientin në këto 40 orë as nuk e sheh. Dhe kur shkon ndonjëherë në dhomë, ka pacientë që kanë vdekur, megjithëse nuk ishte e nevojshme të ndërronin jetë. Në stacionet e trajtimit intensiv në Gjermani mungojnë rreth 50.000 infermierë intensivi.

Klinikat e fëmijëve në limite, avaria me tanket e ushtrisë, mungesa e ilaçeve

Berlin, thirrje për ndihmë e një infermiereje, 14 dhjetor: “Thjesht nuk kemi personel. Në dekadat sa unë punoj, nuk e kam përjetuar kurrë më parë një paqëndrueshmëri të tillë në punë të infermierëve dhe mjekëve. Kush ka mbetur nga ne duhet të aktivizojë forcat e fundit që të funksionojë në njëfarë mënyre trajtimi mjekësor.” Për shkak të mungesës së personelit nuk mund të vihen në përdorim rreth 40% e shtretërve të trajtimit intensiv të fëmijëve në klinika. Fëmijët e sëmurë ne Berlin duhet pjesërisht të zhvendoseshin në Rostock, 200 km larg.

Berlin, E-maili i fortë i gjeneralmajorit, Ruprecht von Butler për inspektorin e ushtrisë pas një trajnimi ushtarak, i publikuar në “Spiegel” më 17 dhjetor. Nga 18 tanke gjermane të teknologjisë së lartë Puma asnjë prej tyre nuk është më i aftë për përdorim pas trajnimit. Para 20 vjetësh Bundeswehri kishte porosotur 350 tanke  Puma të teknologjisë së lartë, 17 milionë euro për një tank. Deri tani ky tank nuk është i aftë për përdorim. Nuk është vetëm tanku Puma, problemi i vetëm. Ushtria gjermane ka shumë probleme të tjera.

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i
fëmijë

Diku në Gjermani, 17. dhjetor: Një fëmijë ka temperaturë, bajamet e skuqura, në klinikë nëna mëson diagnozën e streptokokëve dhe i jepet receta për penicilin. Asnjë nga farmacitë ku telefonon kjo nënë nuk e ka penicilinën rezervë. Gjendja e fëmijës keqësohet. Nëna e dëshpëruar merr recetë për një antibiotik zëvendësues, por as ky nuk gjendet menjëherë në farmaci. Në fund ajo e merr ilaçin nga një nënë e panjohur përmes një grupi whatsapp. Ajo kishte një pako të pahapur.

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i ngadaltë

Bergisch Gladbach, e dielë, 18. dhjetor. Në një shkollë të qytetit pëson defekt sistemi qendror i ngrohjes. Në të gjitha klasat temepratura shënon 10 gradë. Për ditë me radhë nuk zhvillohet mësimi, vetëm disa provime në disa klasa që ngrohen me radiatorë.

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i
Bergisch GladBach

Mesazh në twitter i punonjëses së një klinike gjermane, 20 dhjetor: “Sot tre mjekë të sëmurë, plus katër mjekë asistentë, përfshirë terapinë kundër dhimbjes. […]Në pavionin e trajtimit intensiv ka shumë të sëmurë, nesër takim krize për shkak të ditëve të festave. Më ka ardhur në majë të hundës. Nuk vazhdohet më kështu.” Gerald Gaß, kreu i Shoqatës së Spitaleve Gjermane paralajmëron: “Ne aktualisht kemi një mungesë personeli për shkak të sëmundjeve nga 9-10%, që do të thotë, se çdo i dhjeti punonjës është i sëmurë.”

E enjte, 22.dhjetor: Gerd Landsberg nga Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane mbi një ligj që duhet të mundësojë aplikimin online të patentës deri në fund të vitit 2022, por komunat nuk ia dolën dot. “Ne jemi pra një vend shumë burokratik, me një strukturë të komplikuar. Kemi probleme pajisjesh dhe personeli.” Në mes 35 vendeve europiane, Gjermania zë vendin e 21 për shkallën e digjitalizimit./DW

sinjali sos ne gjermani

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën