LIVE UPDATES
Bota

Muzeu arabo-amerikan në Miçigan, përpjekje për të luftuar dhe korrigjuar steriotipet negative ndaj tyre

Muzeu përpiqet të korrigjojë përshkrime dhe cilësime të tilla. Një ekspozitë krahason se si portretizohen arabët nga të tjerët dhe se si e shohin ata veten. Muzeu tregon përvojën në shkallë të gjerë të arabo- amerikanëve.

10 Prill 2024, 17:20 Nga N.F
Muzeu arabo-amerikan në Miçigan, përpjekje për të
Muzeu

SHBA- Prilli është muaji i trashëgimisë arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Ky muaj vë në qendër të vëmendjes një komunitet që shpesh duhet të luftojë stereotipet negative. Një institucion që ndihmon në këtë drejtim është Muzeu Kombëtar Arabo-Amerikan në qytetin Dearborn në shtetin e Miçiganit, të cilin e vizitoi së fundmi korrespodentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar.


Emigrantët arabë erdhën në Amerikë që së paku në vitet 1890. Shumë erdhën fillimisht për mundësi më të mira ekonomike dhe më pas për shkak të trazirave politike në vendet e tyre. Misioni i Muzeut Kombëtar Arabo-Amerikan është të tregojë se si këta emigrantë u bënë pjesë e shoqërisë amerikane.

“Ne e përcjellim historinë e arabo-amerikanëve përmes zërit të arabo amerikanëve. Ata e tregojnë me fjalët e tyre përvojën që kanë patur. Kjo bën të mundur që njerëzit të kenë një dëshmi autentike dhe reale mbi domethënien e të qenit arabo-amerikan”, shprehet Diana Abouali nga Muzeu Kombëtar Arabo-Amerikan.
Historia e këtyre emigrantëve nuk është e njohur për amerikanët e zakonshëm. Dhe shpesh, ato infomacione, që pak amerikanë dinë rreth tyre, bazohen tek stereotipet negative.


“Stereotipi i dukshëm është ai i arabëve të zemëruar, arabëve terroristë, i të qenit të frikësuar nga arabët që vijnë nga jashtë vendit. Mendoj se ky është stereotipi që shihet lehtësisht, por gjykoj se po teprohet pak. Ndaj idenë se një nga stereotipet më të dëmshme që ekziston sot në median amerikane lidhet me shtypjen e grave arabe”, shprehet
Jasmine Hawamdeh nga Komiteti Kundër Diskriminimit Amerikano-Arab.

Muzeu përpiqet të korrigjojë përshkrime dhe cilësime të tilla. Një ekspozitë krahason se si portretizohen arabët nga të tjerët dhe se si e shohin ata veten. Muzeu tregon përvojën në shkallë të gjerë të arabo- amerikanëve. Përfshirë punën, historinë e atyre që i shërbyen vendit, historinë e artistëve dhe veprat e tyre. Dhe jetën e tyre të përditshmme, përfshirë erëzat dhe ushqimet tradicionale të kuzhinës arabe.

“Jo përherë i përgjigjemi këtyre cilësimeve dhe perceptimeve të gabuara edhe pse është një pjesë e rëndësishme e punës sonë dhe një nxitje kryesore për ngritjen e një muzeu si ky, por në një fare mënyre ne po prezantojmë veten, ashtu si jemi, me vetëbesim”, shprehet zonja Abouali.


Në muze shfaqen edhe portretet e arabo-amerikanve të njohur. Atje gjendet tavolina e emigrantit libanez Joseph Haggar, i cili themeloi markën e njohur të pantallonave Haggar në 1926.

Muzeu përmban gjithashtu listën e arabo-amerikanëve që ishin pasagjerë në anijen Titanik, që u fundos në 1912. Po ashtu edhe sfida që lidhen me keqkuptimtet fetare.

“Gjysma e komunitetit arabo-amerikan është i krishterë. Dhe në fakt, emigrantët të cilët erdhën në fund të shekullit të 19-të, në fillim të shekullit të 20-të, ishin kryesisht të krishterë”, shton zonja Abouali.

Arabo-amerikanët janë një komunitet i larmishëm nga 22 vende arabe që shtrihen nga Afrika veriore në Azinë perëndimore. Por sapo vendosen në Shtetet e Bashkuara, thotë drejtoresha e muzeut, ata bëhen po aq amerikanë, sa ç’janë edhe arabë.

Marrë nga VOA

shba muze micigan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj