10 Prill 2024, 16:05
Nga N.F
foto ilustruese
ZVICËR- Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë në muajin qershor për të ndihmuar në krijimin e një rruge drejt paqes në Ukrainë, pas më shumë se dy vjetëve të luftës që zhvillohet atje, dhe me shpresën që Rusia do të mund t’i bashkohet një ditë procesit të paqes.
Resorti Bürgenstock pritet të jetë vendi ku do të mbahet konferenca më 15-16 qershor. Në të pritet të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë prej dhjetëra shteteve, pas prezantimit të planeve nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm zvicrean, Ignazio Cassis.
E përditshmja zvicerane Neue Zurcher Zeitung ka raportuar të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden pritet të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) në Italinë fqinje më 13-15 qershor dhe ka mundësi që të marrë pjesë edhe në këtë konferencë.
Qeveria zvicerane ka thënë se në bisedimet për organizim të konferencës kanë marrë pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të dërguar të Brazilit, Kinës, Etiopisë, Indisë, Arabisë Saudite dhe Afrikës së Jugut.
“Në takimin e sotëm, Këshilli Federal ka diskutuar për datën dhe hapat e radhës. Aktualisht ekziston mbështetje e nevojshme ndërkombëtare për lansim të një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë për procesin e paqes”, ka thënë Qeveria federale në Bern, përmes një deklarate.
Në deklaratë është thënë se marrë parasysh traditën e vjetër diplomatike, Zvicra konsideron se ka përgjegjësi për të kontribuuar në procesin e paqes në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
zvicra konference paqeje lufta rusi-ukraine
Bota
10 Prill 2024, 15:29
N.F
Trump dhe Biden
SHBA- Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetësimet e tyre më të mëdha në...
Bota
10 Prill 2024, 15:07
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
AUSTRALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Australi ku duket momenti kur një vajzë...
Bota
10 Prill 2024, 14:25
N.F
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi historik që parasheh shfrytëzimin e aseteve të n...
Bota
10 Prill 2024, 14:16
N.F
foto ilustruese
BRUKSEL- Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian, FRA, tha se qasja raciste e policisë “është...
Bota
10 Prill 2024, 13:52
N.F
Pamje nga eklipsi
SHBA- Eklipsi diellor i 8 prillit ka mahnitur miliona njërëz në mbarë botën por jo të gjithë kish...
Bota
10 Prill 2024, 13:40
N.F
Makina në Leposaviç
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga maki...
Bota
10 Prill 2024, 13:35
N.F
Putin
RUSI- Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kan&...
Bota
10 Prill 2024, 13:27
N.F
foto ilustruese
GJERMANI- Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2040 popullsia e Gjermanisë pritet të rritet me vetëm 0.6%....
Bota
10 Prill 2024, 13:15
N.F
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez para parlamentit të vendit të tij dhe ripohoi se Madridi ësht...
Bota
10 Prill 2024, 12:59
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Lufta e Francës kundër manipulimeve dhe disinformimit në internet po tërheq vëmendjen ndërkomb&e...