LIVE UPDATES
Bota

Iniciativa e BE-së për t’i dërguar paratë ruse në Ukrainë

Letrat me vlerë dhe paratë e gatshme që janë ngrirë në shtatë vendet më të industrializuara në botë (G7) dhe në Bashkimin Evropian e Australi, besohet se e kanë vlerën e 260 miliardë eurove. Asete në vlerë të 210 miliardë eurove janë në BE, kryesisht në Belgjikë, shtëpinë e Euroclear, kompanisë për shërbime financiare, e specializuar në transaksione të letrave me vlerë.

10 Prill 2024, 14:25 Nga N.F
Iniciativa e BE-së për t’i dërguar paratë ruse në
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi historik që parasheh shfrytëzimin e aseteve të ngrira ruse për t’i ndihmuar Ukrainës. Asetet e Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022 dhe ashtu vazhdojnë të jenë.

Letrat me vlerë dhe paratë e gatshme që janë ngrirë në shtatë vendet më të industrializuara në botë (G7) dhe në Bashkimin Evropian e Australi, besohet se e kanë vlerën e 260 miliardë eurove. Asete në vlerë të 210 miliardë eurove janë në BE, kryesisht në Belgjikë, shtëpinë e Euroclear, kompanisë për shërbime financiare, e specializuar në transaksione të letrave me vlerë.

Në shkurt është bërë hapi i parë prej Brukselit në këtë drejtim, duke i lënë anash fitimet e grumbulluara nga asetet e ngrira. Më 20 mars, Komisioni Evropian e ka propozuar inicimin e një hapi të dytë dhe final për të dërguar para të gatshme në Ukrainë.

Diçka e tillë është shtyrë përpara kohëve të fundit nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të BE-së, të cilët kanë kërkuar nga kryediplomati evropian, Josep Borell që të dalë me një propozim për jetësim të kësaj ndihme.

Asnjëra prej 27 vendeve anëtare nuk ka kundërshtuar propozimin e Borrellit, ndonëse puna nuk është kryer ende. Liderët dhe zyrtarët e vendeve anëtare të BE-së ende do të duhet të studiojnë propozimin e Komisionit Evropian dhe t’ia japin unanimisht dritën jeshile. Në propozim - që e ka parë Radio Evropa e Lirë – hapi i parë i procesit, lënia anash e fitimeve, ka nisur më 15 mars të këtij viti.

“Depozituesve qendrorë të letrave me vlerë u ndalohet të kenë qasje në këto fitime, apo t’ua shpërndajnë fitimin aksionarëve, derisa Këshilli Evropian të vendosë për kontributin financiar që do të mblidhet për t’i ndihmuar Ukrainës”.

Depozituesit qendrorë të letrave me vlerë janë institucione, sikurse Euroclear, që mbajnë dhe administrojnë letra me vlerë dhe mundësojnë kryerjen e transaksioneve me to. Ky hap besohet se e ka rritur fondin në mes të 2.5 deri në 3 miliardë eurove. Komisioni Evropian shpreson që këto para do të mund të dërgohen në Ukrainë deri në korrik, në rast se të gjitha vendet anëtare janë të pajtimit.

Ekzistojnë shpresa në Bruksel që shuma të ngjashme të mund të dërgohen çdo vit në Kiev, varësisht prej normave vjetore të interesit. Në propozimin e Borrellit ekzistojnë një numër “garancish” për vendet anëtare, të cilat shqetësohen se ky hap mund të konsiderohet konfiskim i pronës private – pasi pronësia private është e drejtë themelore brenda bllokut evropian – apo do të mund të dëmtojë valutën e përbashkët të bllokut, euron.

Në dokument përmendet se “gjenerimi i të hyrave të papritura dhe të jashtëzakonshme, nuk janë pronë e Bankës Qendrore të Rusisë, pasi nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që interesi t’iu paguhet pronarëve. Meqë të hyrat ekzistojnë vetëm si rezultat i masave kufizuese, nuk duhet të ekzistojë asnjë pritshmëri që ato të mbeten të depozituesit qendrorë të letrave me vlerë dhe aksionarët e tyre”. Në propozim, po ashtu, është thënë se nuk mund të pranohet asnjë pretendim retroaktiv nga ana e Moskës.

“Të hyrat e papritura dhe të jashtëzakonshme nuk duhet të jenë të qasshme për Bankën Qendrore të Rusisë, edhe nëse pezullohet ndalesa në transaksione. Prandaj, rregullat që mbrojnë asetet sovrane nuk janë të zbatueshme për këto të ardhura”.

Ekzistojnë disa “të mira” mbrapa propozimit, nëse vendet e miratojnë atë: pritet që 3 për qind e fitimeve nga asetet e ngrira të mbeten te depozituesit qendrorë të letrave “për të garantuar efikasitetin e punës së tyre”. Në të ardhmen, kompanitë për shërbime financiare do të mund të sigurojnë 10 për qind të fitimeve për t’i mbuluar tarifat e mundshme ligjore, pasi ka shumë mundësi që Rusia do ta çojë rastin në gjyq.

Disa zyrtarë të BE-së, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, e kanë hedhur poshtë mundësinë e dëmtimit të pozitës së euros. Fakti që Brukseli është marrë me këtë gjë për shumë muaj, pa pasur ndonjë ndikim në valutën e përbashkët, po përmendet si argument për të ecur përpara me planet. Një tjetër argument në mbështetje të propozimit është shtetet e G7-s janë duke hartuar plane të ngjashme, andaj ka mundësi që të mos jetë euroja valuta e vetme që ekspozohet.

Lidhur me këtë ekziston edhe një propozim i Komisionit Evropian për mënyrën e shpenzimit të parave, çka u ofron vendeve anëtare edhe më shumë potencial për vëzhgim, por edhe mundësi për veto. Fillimisht ishte menduar që paratë e gjeneruara prej fitimeve do të ndaheshin për rindërtim të Ukrainës. Mirëpo me vazhdimin e luftës, askush nuk pret ndonjë shkallë të madhe rindërtimi të këtij vendi, andaj BE-ja ka propozuar që 90 për qind e parave të shkojnë për furnizim të Kievit me pajisje ushtarake dhe pjesa tjetër, 10 për qind, në ndihmë të rregullt financiare.

Shuma prej 10 për qind do të ndahej përmes buxhetit të rregullt të BE-së, andaj nuk do të ketë nevojë për ndonjë unanimitet prej vendeve anëtare. Mirëpo pjesa tjetër, 90 për qind, duhet të kalojë përmes një mekanizmi të BE-së për buxhet – i vetmi që i mundëson Brukselit të dërgojë para në Ukrainë për blerje armësh. Në dy vjetët e fundit, BE-ja ia ka dërguar Kievit 5.6 miliardë euro për blerje të armëve dhe artilerisë, pikërisht përmes mekanizimit të bllokut për buxhet, mirëpo në 10 muajt e fundit ka dështuar të nënshkruar një marrëveshje prej 500 milionë eurove për ndihmë për Kievin, si pasojë e vetos së Hungarisë.

Vetoja e Budapestit është rezultat i një mospajtimi mes Hungarisë dhe Ukrainës lidhur me një listë të përpiluar prej Agjencisë Kombëtare të Ukrainës për Parandalim të Korrupsionit. Banka Hungareze, OTP, ka qenë në listë të zezë dhe është shpallur “sponsore ndërkombëtare e luftës”, pasi i ndihmon Rusisë në bërjen e biznesit.

Ndonëse banka është hequr prej listës qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, Budapesti ka kërkuar garanci që diçka e tillë nuk do të ndodhë në të kaluarën. Kjo do të thotë se vetoja hungareze, apo e ndonjë vendi tjetër, do të mund të zgjasë kohën e dërgimit të ndihmës së BE-së në Ukrainë të paktën deri në verë.

Marrë nga REL

rusia be para lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë