LIVE UPDATES
Bota

Myslimanët nëpër botë të zemëruar me përdhosjen e Kuranit në Suedi

Djegiet e Kuranit në të kaluarën kanë ndezur protesta në të gjithë botën myslimane, disa prej të cilave janë kthyer në protesta të dhunshme.

21 Korrik 2023, 11:35 Nga f.i
Myslimanët nëpër botë të zemëruar me
foto ilustruese

SUEDI- Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të Kuranit në Suedi. Disa u përgatitën për demonstrata në rrugë pas lutjeve të mesditës, për të shprehur zemërimin e tyre.

Në Iran, Irak dhe Liban, protestuesit planifikuan demonstrata pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian që jetonte në Stokholm shkelmonte dhe qëndronte mbi një Kuran, librin e shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Irakut. Kryeministri i Irakut Shia al-Sudani ka urdhëruar dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë të Irakut nga Suedia.

Në Iranin fqinj, demonstruesit gjithashtu planifikonin të dilnin në rrugë. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara lidhur me përdhosjen e Kuranit dhe ka thirrur ambasadorin suedez.

“Ne e konsiderojmë qeverinë suedeze përgjegjëse për rezultatin e reagimeve provokuese nga myslimanët e botës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani.

Burri në Stokholm gjithashtu fshiu këmbët e tij me një fotografi të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjatë protestës së tij, dhe bëri një veprim të ngjashëm me një foto të klerikut të famshëm shiit irakian, Muqtada al-Sadr.

Grupi militant shiit i Libanit, Hezbollah, gjithashtu bëri thirrje për një demonstratë të premten pasdite. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, përmes një fjalimi të enjten mbrëma u bëri thirrje myslimanëve që të kërkojnë nga qeveritë e tyre të dëbojnë ambasadorët e Suedisë.

“I ftoj vëllezërit dhe motrat në të gjitha lagjet dhe fshatrat që të marrin pjesë në të gjitha xhamitë, të kërkojnë nga shteti që të mbajë një qëndrim ndaj Suedisë”, tha Nasrallah në fjalimin, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.

Arabia Saudite dhe Katari, thirrën diplomatët suedezë për të dënuar përdhosjen. Ministria e Jashtme e Turqisë gjithashtu e kritikoi veprimin. Në Pakistan, kryeministri Shehbaz Sharif dënoi ashpër ngjarjet në Suedi. Ai i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik prej 57 vendesh që të luajë një "rol historik në shprehjen e ndjenjave të myslimanëve dhe ndalimin e këtij demonizimi".

Të enjten në mëngjes, protestuesit në Bagdad sulmuan ambasadën suedeze për disa orë dhe vunë një zjarr të vogël. Stafi i ambasadës ishte evakuuar një ditë më parë. Pasi protestuesit u larguan nga ambasada, diplomatët e mbyllën atë për vizitorët pa specifikuar se kur do të rihapet. Kryeministri Sudani tha në një deklaratë se autoritetet irakiane do të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarrit dhe iu referua një hetimi të "zyrtarëve të pakujdesshëm të sigurisë".

Muajin e kaluar, një burrë dogji një Kuran jashtë një xhamie në Stokholm gjatë festës kryesore myslimane të Kurban Bajramit, duke shkaktuar zemërim botën islame. E drejta për të mbajtur protesta të tilla publike mbrohet nga Kushtetuta në Suedi. Policia suedeze në përgjithësi jep leje bazuar në faktin nëse ajo beson se një tubim publik mund të mbahet pa ndërprerje të mëdha ose rreziqe sigurie.

Për myslimanët, djegia e Kuranit përfaqëson një përdhosje të tekstit të shenjtë të fesë së tyre. Djegiet e Kuranit në të kaluarën kanë ndezur protesta në të gjithë botën myslimane, disa prej të cilave janë kthyer në protesta të dhunshme.

Në Afganistan, talibanët pezulluan të gjitha aktivitetet e organizatave suedeze në vend. Një protestë e ngjashme nga një aktivist i ekstremit të djathtë u mbajt jashtë Ambasadës së Turqisë në fillim të këtij viti, duke ndërlikuar përpjekjet e Suedisë për të bindur Turqinë që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO.

Marrë nga REL

djegia e kuranit ne suedi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet