Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Natën e mirë Mbretëreshë”, mediat në zi pas vdekjes së Elisabeth II, si e dha bota lajmin e trishtë
Të gjitha faqet e para të mediave ndërkombëtare e jo vetëm janë mbushur me lajmin e hidhur.
8 Shtator 2022, 20:34Nga F.M
Mbretëresha Elisabeth
BRITANI E MADHE- “Natën e mirë Mbretëreshë”, kështu ia dha lamtumirën media britanike The Sun, Mbretëreshës Elisabeth II, e cila ndërroi jetë këtë pasdite në Skoci. Të gjitha faqet e para të mediave ndërkombëtare e jo vetëm janë mbushur me lajmin e hidhur pasi monarkja më jetëgjatë ka mbyllur sytë në moshën 96-vjeçare.
“Lartmadhërisa e saj, Mbretëresha,”- shkruan BBC.
“Mbretëresha vdiq,”- shton Daily Mail.
“Mbretëresha Elisabeth vdiq në moshën 96-vjeçare,”- shton një tjetër.
“Mbretëresha ka vdekur tragjikisht në moshën 96-vjeçare,”- vijon një tjetër artikull.
Tashmë e gjithë bota është në zi. Mbretëresha Elisabeth II ka mbyllur sytë në moshën 96-vjeçare në Skoci, ku po kurohej pas problemeve shënderësore.