5 Tetor 2022, 15:42
Nga I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur solidaritet me Malin e Zi, në kohën kur ky shtet po ndërmerr masa dhe operacione për të ndaluar ndikimin e Rusisë. Mali i Zi së fundmi ka arrestuar persona që dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh për interesa të Rusisë.
“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të vlefshëm, Malin e Zi, në kohën kur ai po ndërmerr masa për të ruajtur sovranitetin dhe demokracinë e tij përballë spiunimit dhe veprimeve të tjera destabilizuese dhe qëllimkeqe të Rusisë”, tha Stoltenberg përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për Aleancën tonë dhe ne mbetemi vigjilentë”, shtoi shefi i NATO-s.
NATO dhe Bashkimi Evropian disa herë kanë tërhequr vërejtjen për veprimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas këtyre dy institucioneve, Moska synon të destabilizojë këtë rajon. Kjo, sipas burimeve në BE dhe NATO, shpesh është bërë përmes përhapjes së dezinformatave, lajmeve të rreme dhe përmes veprimeve ilegale të spiunazhit.
Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, në fund të shtatorit ua ndaloi hyrjen dhe qëndrimin në shtet dhjetëra shtetasve të huaj, nën dyshimet se kanë punuar për shërbime të huaja.
Po ashtu, gjashtë diplomatë rusë, të akredituar në Podgoricë, janë shpallur persona të padëshiruar për shkak të “veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”. Dëbimi i diplomatëve rusë u lidh me një aksion të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi dhe Prokurorisë Speciale për hetimin e lidhjeve të dyshuara midis disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet e inteligjencës së Federatës Ruse.
Marrë nga REL
nato jens stoltenberg
Bota
5 Tetor 2022, 15:29
I.A
Olga Valeyeva
UKRAINË- Dy gra në Krime, duke përfshirë një fituese të konkursit të bukurisë në gadishulli...
Bota
5 Tetor 2022, 15:17
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Berlini shprehu mbështetjen e tij për qëndrimet greke, përmes përfaqësuesit të ...
Bota
5 Tetor 2022, 14:57
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë, e përgatitur nga Bashkimi Evropian, do të përfshijë dhe Ser...
Bota
5 Tetor 2022, 14:23
k.m.
Pamje nga asteroidi
KILI- Një imazh i ri tregon asteroidin, i cili u godit qëllimisht nga sonda Dart e NASA-s ka lënë një gjurm&eu...
Bota
5 Tetor 2022, 14:47
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Evropa duhet të tregojë “ambicie shumë më të mëdha” mbi çështjen e ndryshimeve ...
Bota
5 Tetor 2022, 14:38
A.B
Gazprom
ITALI- Ditën e sotme kanë nisur flukset e gazit të furnizuar nga Gazprom në Itali.
Furnizimi ishte ndërprerë q&...
Bota
5 Tetor 2022, 14:22
I.A
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në Komisionin për Integrime Evropiane bëri të ditur &cce...
Bota
5 Tetor 2022, 14:12
I.A
Ukrainë
UKRAINË- "De-okupimi" i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk "ka filluar". CNN shkruan se sipas kreu i administratës u...
Bota
5 Tetor 2022, 13:51
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ‘është i gatshëm të diskutojë’ çmimin tavan në importet e ...
Bota
5 Tetor 2022, 13:49
I.A
Anatoly Antonov
RUSI- Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë &ldq...