Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës.
SHBA- NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës.
“Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë. Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto obligime janë dizajnuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin, për të ruajtur dhe siguruar mjedis të sigurt”, u tha në reagimin e NATO-s.
Sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kosovës, që i dha fund luftës në Kosovë, KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës. Më 14 qershor, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë arrestuar tre policë kufitarë të Kosovës nga forcat serbe. Serbia pretendon se ata janë arrestuar “thellë” brenda territorit të saj. Por, Kosova thotë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.
KFOR-i, si përgjegjësi kryesor për sigurinë e territorit të Kosovës, ka thënë më 16 qershor se "bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit". Ndaj tre policëve të Kosovës, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë policët e Kosovës, që sipas Uashingtonit, po mbahen në paraburgim nën akuza të pabaza.
Rasti i tre policëve të Kosovës vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Serbët në këtë zonë po protestojnë që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.
Marrë nga REL
Policia KOSOVË- Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një ndalimi në rrugë...
Ura SHBA- Gazeta amerikane New York Times fajëson Rusinë për shkatërrimin e digës së madhe Kakh...
Alicia Kearns ANGLI- Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Ajo në një...
Flamingo SPANJË- Një thatësirë e zgjatur në ligatinat e njohura jugore të Spanjës i ka detyruar flamingot të &cce...
Ushtare RUSI- “Ministria e Mbrojtjes ka një departament për rehabilitimin psikologjik, por nuk po bëhet asnjë punë reale p&e...
AI BRUKSEL- Parlamenti Evropian, miratoi disa dite me pare ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime mbi mënyrën se ...
Protesta SERBI- Në Beograd më 17 qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”. Gj...
Xi Jinping dhe Joe Biden KINË- Vizita e parë e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Kinë të dielën vjen gati...
Foto ilustruese SHBA– Ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve po bën përpjekje për të ...
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Pekin për dy ditë takime me zyrtarë kinezë. Udh&eum...