LIVE UPDATES
Bota

"Ndarja e pushtetit mund të dobësojë ndikimin e presidentit federalist në Bruksel", The Economist": Europa mund të përballet me një epokë të re të tkurrjes së ndikimit francez!

Në vitin 2024, një tjetër president francez, jo më pak krenar dhe komandues, mund të shkojë edhe një hap më larg: të mbushë karriget e Francës në takimet e Bashkimit Europian, me ministra të cilët, ose do të jenë të pafuqishëm për të vepruar, ose do ta përçmojnë BE-në si një komplot globalist.

3 Gusht 2024, 07:21 Nga N.F
"Ndarja e pushtetit mund të dobësojë ndikimin e presidentit
Macron

FRANCË- Në vitin 1965, një president francez, shumë krenar dhe komandues, pothuajse i bëri gropën projektit europian, thjesht duke lënë një “karrige bosh”. Ai vuri veton ndaj çdo skeme të përgatitur në Bruksel, thjesht duke mos pranuar që të dërgonte zyrtarë francezë në asnjë nga takimet e mbajtura atje.

Në vitin 2024, një tjetër president francez, jo më pak krenar dhe komandues, mund të shkojë edhe një hap më larg: të mbushë karriget e Francës në takimet e Bashkimit Europian, me ministra të cilët, ose do të jenë të pafuqishëm për të vepruar, ose do ta përçmojnë BE-në si një komplot globalist.

Presidenti i atëhershëm Charles de Gaulle, e zbuti qëndrimin pas gjashtë muajsh, pasi u bind se shtetet e vogla europiane nuk do të ishin dot në gjendje të impononin vullnetin e tyre mbi francezët.

Fatkeqësisht, kriza e ardhshme që mund të shkaktohet nga vendimi i presidentit Emmanuel Macron për të mbajtur zgjedhje parlamentare (dhe më pas për t’i fituar ato), ka të ngjarë të zgjasë shumë më gjatë. Bisedat për Frexit, janë tashmë të vjetruara.

Por nëse presidenti francez në detyrë humb autoritetin e tij në Europë (mund ta quanim një “Macroff”), kjo do të ishte një goditje e fortë për bllokun. Franca ka qenë prej disa vitesh një forcë kryesore nxitëse në BE, dhe tani ajo mund të kthehet në një forcë frenuese.

Pozitat e Macron, pas zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan në korrik dhe dominimit të së majtës, janë lëkundur. Mundësia më e madhe e tanishme është një “parlament i varur” dhe kjo do të jetë e mundimshme. Ajo që do të vinte më pas, do të ndikonte në pushtetin e Macron-it.

Duke përjashtuar rastin e ndonjë dorëheqjeje, drejtuesi i Pallatit Elysee do të vazhdonte të ishte president deri në vitin 2027. Kjo do t’i japë atij të drejtën të vazhdojë të marrë pjesë nëpër takimet e udhëheqësve të BE-së, ku bisedohen çështjet më të rëndësishme të Europës.

Por ai do të ishte në detyrë dhe jo në pushtet. Sepse shumë vendime të marra në Bruksel, duke përfshirë masat e shumta rregullatore, votohen nga ministrat e qeverive, jo nga udhëheqësit kombëtarë. Pa pasur një koalicion të qëndrueshëm në Paris, a do të ketë ai ministra të besuar për t’i dërguar në takimet jozyrtare të BE-së?

Ndryshe nga shtete si Italia dhe Belgjika, që janë mësuar me politika të përçara, Franca nuk ka një traditë të qeverive “kujdestare”, që mund t’i mbajnë punët në rrjedhë ndërkohë që ndërthuren së bashku koalicionet e ndërlikuara. Të kesh teknokratë që drejtojnë shfaqjen, siç bëjnë disa shtete europiane kur janë të bllokuara politikisht, në Francë ndoshta nuk do të tolerohej dhe kjo nuk do t’i lejohej Macron-it.

Duke hamendësuar se me kalimin e kohës ministrat francezë do të caktohen, çfarë do të thotë kjo për mbarëvajtjen e BE-së? Është ende e paqartë. Klubi pothuajse është dyfishuar në përmasa që nga viti 1997, kur qeveria franceze ka qenë për herë të fundit në një “bashkëjetesë” midis grupeve politike kundërshtare.

Presidenti i atëhershëm, Jacques Chirac (edhe ky jashtëzakonisht krenar dhe komandues), bashkëqeverisi me një kryeministër të opozitës, i cili në fakt kishte pikëpamje të ngjashme me të për Europën.

Chirac rimori kompetencat e plota pasi partia e tij fitoi zgjedhjet legjislative në vitin 2002. Në të kundërt, zoti Macron, për shkak të kufizimeve të mandatit (për të mos përmendur mungesën e popullaritetit), po kalon në perëndimin e pushtetit politik. Në Bruksel, mund të bëhet një figurë pa ndikim dhe pushtet.

A ka rëndësi kjo? Me 27 anëtarë në BE, do dalë gjithmonë dikush që do shkaktojë një lëkundje politike. Disa shtete të bllokut, si Italia dhe Hungaria, tashmë drejtohen nga politikanë që kanë ide të ngjashme me zonjën Le Pen. Më 2 korrik, në Holandë u betua një kryeministër nga një parti e djathtë. Por ka një arsye pse të gjithë presidentët francezë kanë një prirje për mendjemadhësi dhe ndjenjë superioriteti.

Franca ka ndikim shumë të madh në bllok, si një anëtare themeluese e tij, si gjysma e motorit franko-gjerman që konsiderohet si zemra e BE-së dhe si fuqia e vetme e bllokut e armatosur me armë bërthamore.

Presidenti Macron e vuri Europën në qendër të axhendës së tij. Dy nga fjalimet e tij më të shquara janë reflektim mbi të ardhmen e BE-së. Idetë më të mëdha të BE-së, si huazimi i përbashkët i qindra miliarda eurove për të formuar një fond të përbashkët për rimëkëmbjen nga Covid-19, lindën pikërisht në Paris.

Ideja e madhe e “autonomisë strategjike”, që mbahet si plani i madh që duhet të ndjekë Europa për t’u përballur me një Amerikë më skeptike të drejtuar nga Trump, u krijua për herë të parë nga presidenti Macron dhe më pas u pranua gjerësisht nga i gjithë blloku europian.

Në qarqet e BE-së mund të ketë tre shqetësime kryesore. I pari ka të bëjë me Ukrainën. Macron në fillim ishte i ngadaltë në mbështetjen e tij, madje kërkoi që të “mos poshtërohej” Rusia dhe shprehu skepticizëm për zgjerimin e BE-së deri në Kiev. Por ai është bërë një mbështetës i fortë i çështjes së Ukrainës, duke e nxitur bashkimin me ngulm. Si president, Macron do të vazhdonte të kishte kompetenca në politikën e jashtme.

Por vënia në praktikë e kësaj politike do të ishte më e vështirë, sidomos duke pasur parasysh pëlqimin e partisë së djathtë RN, për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ministrat francezë mund të bllokojnë hyrjen e Ukrainës në bllok, ose të prishin përpjekjet për të dërguar më shumë para për ndihmë.

Shqetësimi i dytë ka të bëjë me financat publike të Francës. Borxhi i saj është i lartë, mbi 100% të PBB-së. Komisioni Europian tashmë ka kërkuar frenimin e deficitit buxhetor të Francës, që në vitin 2023 arriti në 5.5%, gati sa dyfishi i kufirit të BE-së prej 3%.

Një ministër i ri Financash që ndjek idetë e partisë RN, mund të sfidojë me kënaqësi dekretet e eurokratëve. Një ripërsëritje e krizës së borxhit grek në shkallë franceze, nuk shihet ende si një skenar i mundshëm. Por demagogët në pozicione të larta, mund ta kthejnë atë çka mund të ishte një grindje e zgjidhshme, në diçka më të shëmtuar.

Një Europë me një Macron më të lëkundur

Shqetësimi më i madh është se një Francë më e tkurrur në vetvete, do të sillte edhe fundin e epokës së ambicieve të mëdha të BE-së. Në dekadën e fundit, blloku është përgjigjur ndaj çdo krize (ajo e Greqisë, Brexit, Covid-19 dhe Ukrainës), duke bërë më shumë gjëra së bashku.

Do të ishte e pamundur të ndërmerreshin nisma të tilla të mëdha, me një president francez që ka probleme në atdhe. Në vitin 2027, të gjithë sytë do të jenë te zonja Le Pen dhe nëse planet e saj të vjetra për “Frexit” do të braktisen apo jo në rast se ajo fiton. Deri atëherë, me zotin Macron në vështirësi, projekti europian mund të humbë një aleat të madh./ Monitor

france ndikim europe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj