Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërprerja zyrtare e furnizimeve në orët e para të së shtunës ndodhi pasi kancelari austriak, Karl Nehammer, të premten mbajti një konferencë për media ku theksoi se shteti i tij ka siguruar furnizim alternativ me karburante për këtë dimër.
RUSIA- Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 nëntorit. Kështu tha kompania furnizuese e gazit në Vjenë, OMV, pasi tha se ka ndërprerë pagesat për gazin pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Ndërprerja zyrtare e furnizimeve në orët e para të së shtunës ndodhi pasi kancelari austriak, Karl Nehammer, të premten mbajti një konferencë për media ku theksoi se shteti i tij ka siguruar furnizim alternativ me karburante për këtë dimër.
OMV tha se do të ndalte së paguari për gazin e Gazpromit, me qëllim që të kompensojë shpërblimin prej 230 milionë eurosh që fitoi nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, për shkak të një ndërprerje të mëhershme të gazit në filialin e tij gjerman. Autoritetet thanë se furnizimet u ndalën nga ora 06:00 e së shtunës. OMV tha më herët gjatë javës se kishte rezerva të mjaftueshme për të furnizuar me gaz konsumatorët e tij në rast se Gazpromi do të ndalte furnizimet, duke shtuar se rezervat në Austri janë në mbi 90 për qind të mbushura.
Më 2022, Rusia ndali pothuajse të gjitha furnizimet me gaz natyror në Evropë, duke u kërkuar konsumatorëve që të paguanin për gazin me rubla ruse. Por, udhëheqësit evropianë argumentuan se ky ishte shantazh energjetik që Moska po u bënte, për shkak të mbështetjes së Evropës për Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj. Qeveritë evropiane u detyruan që të gjenin furnizime alternative me çmim më të lartë, dhe shumica e gazit të lëngshëm natyror vjen në Evropë me anije nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Sipas të dhënave, Austria është varur nga furnizimet ruse me gaz, pasi në dhjetor të vitit të kaluar 98 për qind të gazit natyror e mori nga Rusia./ REL
Foto ilustruese KINË- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë banimi u dogj nga zjarri m&...
punetore ndertimi GJERMANI- Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e pun&eum...
Zelensky dhe Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ai është i sigurt se lufta me Rusinë do të "mbaro...
personeli i emergjencës INDIA- Një zjarr përfshiu një njësi të kujdesit intensiv neonatal në një spital në Ind...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, gjatë takimit me Princin saudit të Kurorës, Mohammad bin Salman. Riad, 9 tetor 2024. LINDJE...
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholzdhe kryeministrifrancez Michel Barnier aktualisht po p&eum...
Donald Trump SHBA- Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres k...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Telefonatën e tij me presidentin rus Vladimir Putin kancelari Olaf Scholz ka shkaktuar kritika dhe zemë...
Doug Burgum SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka emëruar Guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum për të drejtuar...
Karoline Leavitt SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 v...