LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Fitorja e Trump shtyn Iranin dhe Arabinë Saudite të afrohen

Qasja e re vjen në kohën e rritjes së frikës për shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë në Lindjen e Mesme, ku aleati i Shteteve të Bashkuara, Izraeli, është duke luftuar kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Rripin e Gazës dhe Liban.

16 Nëntor 2024, 10:58 Nga M.B
Analiza: Fitorja e Trump shtyn Iranin dhe Arabinë Saudite të afrohen
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, gjatë takimit me Princin saudit të Kurorës, Mohammad bin Salman. Riad, 9 tetor 2024.

LINDJE E MESME- Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të islamit dhe dy shtetet po ashtu janë në anë të kundërta në konfliktet në Siri dhe Jemen. Por, Teherani dhe Riadi kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj për të ulur tensionet dhe për të rritur bashkëpunimin, një lëvizje që dukej e paimagjinueshme deri vonë.

Qasja e re vjen në kohën e rritjes së frikës për shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë në Lindjen e Mesme, ku aleati i Shteteve të Bashkuara, Izraeli, është duke luftuar kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Rripin e Gazës dhe Liban. Procesi i uljes së tensioneve është intensifikuar që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane më herët gjatë këtij muaji. Presidenti i zgjedhur është zotuar se do të sjellë paqe në rajon.

“Nuk e shoh këtë si ngrohje të raporteve, por si ulje të kujdesshme të tensioneve”, tha Talal Mohammad, hulumtues në Institutin Mbretëror për Shërbimeve të Bashkuara me seli në Britani.

Shenjat e para për uljen e tensioneve erdhën në mars të vitit 2023, kur Irani dhe Arabia Saudite pas më shumë se shtatë vjetësh rivendosën raportet, pasi Kina ndërmjetësoi marrëveshjen. Por, ishte ofensiva e Izraelit në Gazë në tetor të vitit 2023 – pak pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja sulmoi Izraelin – që i dha shtysë reale përpjekjeve për afrim mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Që kur ka shpërthyer lufta, Irani dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj njëri-tjetrit për herë të parë. Sulmet e ndërsjella e kanë sjellë rajonin buzë një lufte në shkallë të plotë. Arabia Saudite “është e shqetësuar se këto tensione përshkallëzuese mes Izraelit dhe Iranit mund të dalin nga kontrollin dhe të çojnë në një luftë të gjerë rajonale që mund të prekë interesat e saj”, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin Ndërkombëtar gjerman për Çështje të Sigurisë.

Azizi shtoi se Arabia Saudite, me shumicë myslimane sunite, dhe Irani i dominuar nga shiitët, janë “larg të qenët miq”, pavarësisht përafrimit të tyre së fundi, dhe ata mbesin rivalë që garojnë për ndikim. Gjatë vitit të kaluar, Arabia Saudite ka ndaluar së kryeri sulme ajrore në Jemenin fqinj ndaj rebelëve Huthi, që mbështeten nga Irani. Riadi po ashtu ka bërë përpjekje për të negociuar përfundimin e konfliktit 10-vjeçar mes rebelëve Huthi dhe Qeverisë jemenase që mbështetet nga sauditët.

Rebelët Huthi po ashtu kanë ndalur sulmet ndërkufitare në Arabi Saudite. Më 2019, rebelët kishin arritur të ndërprisnin gjysmën e prodhimit të naftës të sauditëve. Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ka shtuar urgjencën në përafrimin mes Iranit dhe Arabisë Saudite, thanë ekspertët. Gjenerali kryesor i Arabisë Saudite, Fayyad al-Ruwaili, zhvilloi një vizitë të rrallë në Iran më 10 nëntor dhe u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë iraniane, Mohammad Baqeri. Mediat iraniane e përshkruan këtë takim si “diplomaci të mbrojtjes”.

Një ditë më vonë, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, e akuzoi Izraelin për kryerjen e “gjenocidit kolektiv” ndaj palestinezëve në Gazë dhe në mënyrë eksplicite dënoi sulmin që një muaj më parë Izraeli kreu ndaj caqeve ushtarake iraniane. Azizi tha se ka frikë në rajon se fitorja e Trumpit do të trimërojë Izraelin që të intensifikojë sulmet e tij ndaj Iranit dhe interesave të Teheranit.

Gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit, nga viti 2017-2021, administrata e tij kishte ndjekur politikën e “presionit maksimal” ndaj Iranit, që përfshiu edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit. Në të njëjtën kohë, Trump krijoi raporte të ngushta me Riadin. Ai ndihmoi në ndërmjetësimin e normalizimit të raporteve mes disa shteteve arabe dhe Izraelit, nën atë ashtuquajturit Akorde të Abrahamit. Para se Izraeli të niste luftën e tij shkatërruese në Gazë, Arabia Saudite thuhej se ishte në prag të arritjes së një marrëveshjeje historike për normalizimin e raporteve me Izraelin. Ekspertët thanë se sulmet e rebelëve Huthi ndaj ndërtesave saudite më 2019 bindën Riadin se Uashingtoni nuk do ta ndihmonte nëse do të sulmohej.

“Duke pasur parasysh tendencën e Trumpit për ndryshime të paparashikuara të politikës, Arabia Saudite mund të kërkojë që të luajë një rol ndikues duke inkurajuar Trumpin që të ndërmarrë një qasje të balancuar që do të siguronte stabilitet rajonal pa shkaktuar një përshkallëzim me Iranin”, tha Mohammad.

“Duke udhëhequr në mënyrë delikate politikën e SHBA-së drejt sanksioneve të kalibruara në vend të presionit agresiv, Arabia Saudite mund të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë rajonale duke shmangur rreziqet e një konfrontimi të hapur”, shtoi ai.

Bisedimet për normalizim mes Arabisë Saudite dhe Izraelit janë shtyrë pa një afat të caktuar. Zyrtarët sauditë së fundi kanë thënë se nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje për normalizim pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Mohammmad tha se Riadi ka stimuj të rëndësishëm strategjikë për të normalizuar raportet me Izraelin, përfshirë bashkëpunim ekonomik dhe të sigurisë, por edhe qasje në teknologjinë amerikane bërthamore dhe atë të mbrojtjes. Por, ekspertët thanë se Arabia Saudite do të rinisë bisedimet pasi të përfundojë lufta në Gazë, duke marrë parasysh sentimentin aktual të publikut në botën myslimane karshi Izraelit.

“Normalizimi i raporteve pa arritjen e të drejtave të prekshme për palestinezët do të dobësojë ndikim e Arabisë Saudite në botën islame, një gjë që ata duan ta mbajnë”, argumentoi Azizi.

Sauditët po ashtu duhet të marrin parasysh Iranin, i cili kundërshton fuqishëm normalizimin e raporteve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

“Riadi mund të konsultohet me Teheranit dhe të japë garanci se normalizimi me Izraelin nuk do të rriste armiqësitë apo të minonte balancën e arritur përmes kontakteve të fundit diplomatike me Iranin”, tha Mohammad./ REL

shba lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj