LIVE UPDATES
Bota

"Nuk është miratuar buxheti për vitin 2025!" Analiza: Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para

Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për vitin 2025. Kjo u shkakton qeverive probleme të mëdha.

16 Nëntor 2024, 09:08 Nga M.B
"Nuk është miratuar buxheti për vitin 2025!" Analiza:
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholzdhe kryeministrifrancez Michel Barnier aktualisht po përballen me probleme të ngjashme: ata duan të veprojnë politikisht, por nuk mund të marrin (më) para nga parlamenti për këtë. Asambleja Kombëtare në Paris të martën hodhi poshtë me shumicë dërrmuese pjesën e parë të planit të buxhetit për vitin 2025, që ka të bëjë me të ardhurat. Blloku qeveritar dhe deputetët e krahut të djathtë e hodhën poshtë propozimin me 392 vota kundër, ndërsa pro ishin 192. Ishte rezultat i një debati dyjavor në të cilin aleanca e majtë, e cila përfaqëson bllokun më të madh politik në parlament, e përshtati propozimin e qeverisë me ndryshime në përputhje me interesat e saj.

Ato përfshinin në draft një taksë mbi pasurinë e miliarderëve, një taksë mbi super dividendat e korporatave të mëdha, një taksë për kompanitë multinacionale dhe një taksë më të lartë për kompanitë digjitale, si dhe një taksë të re për motoçikletat veçanërisht të zhurmshme. Nga ana tjetër, deputetët hodhën taksën më të lartë për ngrohëset elektrike dhe gazin – e planifikuar nga qeveria.

Gjermania dhe Franca: me apo pa buxhet?

Buxheti i shtetit përfaqëson programin e qeverisë të shprehur në shifra. Pikërisht në kohë të trazuara, Berlinit dhe Parisit i mungojnë buxhetet. Ndërsa Michel Barnier, pavarësisht humbjes së tij në votim, ende mund të shpresojë për një buxhet të rregullt për vitin 2025, qeveria aktuale e pakicës në Berlin nuk e ka më atë mundësi. Më e shumta që mund të miratohej me mbështetjen e opozitës para shpërbërjes së Bundestagut është ribalancimi i buxhetit për vitin 2024.

Ky ribalancim u bë i nevojshëm sepse qeverisë i mungojnë fondet për këtë vit: për kosto shtesë prej 3.7 miliardë euro për asistencë sociale për qytetarët dhe më shumë se dhjetë miliardë euro për investime shtesë në burimet e rinovueshme të energjisë. Deri në fund të vitit, qeveria duhet të gjejë paratë ose të vendosë një ngrirje të shpenzimeve buxhetore.

Berlini dhe Parisi të dobësuar karshi Brukselit dhe Uashingtonit

Kur Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë më 20 janar, Bundestagu do të jetë, sipas të gjitha gjasave, i shpërbërë. Më pak se pesë javë më vonë, më 23 shkurt, gjermanët do të votojnë për të zgjedhur një parlament të ri. Formimi i qeverisë, në varësi nga rezultatet e zgjedhjeve, mund të zgjasë deri në pranverë.

Edhe pas shpërndarjes së parlamentit, falë vendimit të presidentit federal, Gjermania do të kishte një kancelar dhe ministra, por ata do të kishin vetëm një mandat teknik. Në këtë fazë kalimtare, ata nuk duhet të marrin vendime të rëndësishme.

Vetëm qeveria e re do të jetë në gjendje të negociojë me administratën e re Trump ose të marrë vendime në nivelin e Bashkimit Evropian. Deri atëherë mbetet vetëm në pritje. Ndoshta një lehtësim, sepse "koalicioni i pasuksesshëm" konsiderohej një partner i vështirë në Bruksel në vitet e fundit. Në disa raste, si votimi i ligjit të BE-së për zinxhirët e furnizimit dhe rregullat për shkarkimin e gazit për kamionët, qeveria gjermane shmangu vendime të vështira duke votuar përmes të ashtuquajturës "vota gjermane", pra me abstenim.

Detyrë dramatike në Francë

Në samitet e BE-së në Bruksel ose në Shtëpinë e Bardhë, Franca përfaqësohet nga Presidenti Emmanuel Macron. Por në punën e përditshme politike në këshillat ministrorë të BE-së, qeveria e kryeministrit Michel Barnier nga Partia Republikane konservatore (LR) luan një rol kyç. Presidenti Macron emëroi politikanin 73-vjeçar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura gjatë verës, pasi aleanca e tij politike, pësoi një rënie të madhe në mbështetje. Megjithatë, edhe të bashkuar, aleanca presidenciale dhe LR nuk kanë shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Për më tepër, pas pak më shumë se dy muajsh në detyrë, partnerët ende nuk kanë një program të detyrueshëm qeveritar – e mosmarrëveshjet ndodhin rregullisht. Megjithatë, dështimi i buxhetit të vitit 2025 në Asamblenë Kombëtare mund të shkojë në favor të kryeministrit. Tani propozimi origjinal i qeverisë dhe jo drafti i ndryshuar do të arrijë në dhomën e dytë parlamentare.

Kursimet e planifikuara për përfitimet sociale, në administratën publike - gjithsej rreth 60 miliardë euro për vitin buxhetor 2025 - mund të kalojnë më lehtë në Senatin konservator sesa në Asamblenë Kombëtare.

Në qershor, Komisioni Evropian nisi procedurat për shkak të borxhit të lartë të Francës. Edhe agjencitë e vlerësimit po e monitorojnë situatën. Me një deficit prej gjashtë për qind të PBB-së këtë vit dhe një borxh prej 113 për qind të PBB-së, gjendja e buxhetit është dramatike.

Votëbesimi dhe mosbesimi

Menjëherë pasi kancelari gjerman Olaf Scholz të shtrojë çështjen e votëbesimit në Bundestag më 16 dhjetor, mund të vendoset edhe fati i homologut të tij francez. Sipas planit aktual, buxheti i Francës për vitin 2025 do të lërë një komision ndërmjetësimi me përfaqësim të barabartë të të dy dhomave parlamentare javën e fundit para Krishtlindjes. Pas kësaj, Kuvendi Kombëtar duhet të marrë vendimin përfundimtar.

Nëse qeveria përdor nenin 49.3, opozita ka 24 orë për të paraqitur një kërkesë për mosbesim. Nëse kjo kërkesë merr shumicën, qeveria do të duhej të jepte dorëheqjen dhe propozimi i buxhetit do të hidhej poshtë. Nëse ky skenar realizohet, dy ekonomitë më të mëdha të BE-së do të përballen me një buxhet të përkohshëm dhe do të jenë të paralizuara. Menaxhimi i përkohshëm në të dyja rastet kufizohet me detyrime të përcaktuara ligjërisht dhe shërben vetëm për sigurimin e funksioneve bazë të shtetit. Pagat, pensionet dhe përfitimet sociale do të financohen, por projektet politike do të mbeten pezull.

Kancelari Olaf Scholz dhe homologu i tij francez Michel Barnier do të takohen javën e ardhshme në Berlin. Barnier do të vijë për herë të parë si kryeministër. Mund të ndodhë që ky të jetë edhe takimi i tyre i fundit në këto poste./ DW

gjermania franca

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë