All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ndihma amerikane për Ukrainën e rrezikuar nga kërcënimi për mbylljen e qeverisë

Sipas korrespondentës së Zërit të Amerikës Katherine Gypson, disa ligjvënës republikanë janë kundër ndihmave shtesë për Ukrainën, ndërkohë që borxhi i Shteteve të Bashkuara mbetet i lartë.

9 Nëntor 2023, 17:44 Nga I.A
Ndihma amerikane për Ukrainën e rrezikuar nga kërcënimi
Kapitol
All - Paragraf - 1

SHBA- Zyrtarë të administratës së Presidentit Biden kanë paralajmëruar ligjvënësit amerikanë se dështimi për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë Ukrainës ndihma në vlerë prej 61.4 miliardë dollarësh, mund të çojë në fitoren e Presidentit rus Vladimir Putin brenda javës. Sipas korrespondentës së Zërit të Amerikës Katherine Gypson, disa ligjvënës republikanë janë kundër ndihmave shtesë për Ukrainën, ndërkohë që borxhi i Shteteve të Bashkuara mbetet i lartë.

Ndihma amerikane për Ukrainën po mbaron ndërkohë që ligjvënësve amerikanë po u afrohet afati për të negociuar kërkesën e Presidentit Joe Biden për një shtesë urgjente fondesh për çështje të sigurisë kombëtare.

“Ky investim tejkalon kufijtë e Ukrainës. Duke degraduar aftësinë ushtarake të Rusisë, ne po degradojmë aftësitë e atyre me të cilët Rusia bashkëpunon, si Irani, Hamasi dhe Hezbollahu. Këta aktorë i shohim të bashkërenduar, jo të izoluar,” thotë kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, Ben Cardin.

Ligjvënësit po nxitojnë të negociojnë ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe financimin e masave shtesë të sigurisë në kufirin ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës para 17 nëntorit, kur skadon afati i buxhetit të përkohshëm të qeverisë. Demokratët dhe disa republikanë thonë se të gjitha këto kërkesa për financim duhet të miratohen bashkë.

“Duhet të vazhdojmë të investojmë në zgjerimin e industrisë së mbrojtjes të Amerikës, për të zëvendësuar armatimet që i kemi dërguar Ukrainës me armatime të reja, si dhe për të plotësuar nevojat tona dhe për të shtuar prodhimin e armatimeve që iu duhen partnerëve tanë Izraelit, Tajvanit dhe aleatëve në rajonin e Indo-Paqësorit,” thotë udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Por disa ligjvënës republikanë janë të shqetësuar se Shtetet e Bashkuara po financojnë një ngërç në luftën e Ukrainës ndaj Rusisë, në një kohë kur fondet mund të përdorën për nevoja të brendshme.

“Po marrim hua. Nuk ka kuptim. Fondet po merren nga sektorë ku janë të nevojshme, për t’u përdorur për të nxitur dhe për të vazhduar luftën,” thotë Senatori republikan Rand Paul.

Administrata e Presidentit Biden ju tha ligjvënësve të mërkurën se pasojat e dështimit për të miratuar ndihmën për Ukrainën në luftën kundër Rusisë do të jenë të menjëhershme.

“Presidenti Putin thotë se nëse ne largohemi, Ukraina do të bjerë brenda javës,” thotë Ndihmës-sekretari i shtetit, James O'Brien.

Në prag të dimrit, zyrtarët amerikanë të ndihmave paralajmëruan se nuk ka më fonde për të mbështetur nevojat e Ukrainës.

“Nëse Kongresi nuk e miraton pakon shtesë financiare, organizatat tona partnere në Ukrainë do të detyrohen të zvogëlojnë me 75 për qind numrin e njerëzve që marrin ndihma humanitare, ose duhet të pezullojmë plotësisht programet humanitare,” thotë ndihmës-administratorja për Evropë e Agjencisë Amerikane për Ndihma dhe Zhvillim, Erin McKee.

Demokratët në Senat iu kundërpërgjigjën shqetësimeve të disa republikanëve se shtetet evropiane nuk po ndajnë barrën për të ndihmuar Ukrainën.

“Ekziston një koalicion global i 50 shteteve që japin mbi 90 miliardë dollarë ndihmë direkte – humanitare dhe ushtarake për Ukrainën – dhe ndonëse ne jemi donatori më i madh, kontributet për luftën për liri në vijat e frontit të Ukrainës janë me të vërtetë globale,” thotë Senatori demokrat Chris Coons.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden u kanë thënë ligjvënësve se shtetet evropiane po ndjekin me vëmendje nëse Shtetet e Bashkuara do t’it miratojnë ndihma shtesë. Zyrtarët thonë se disa shtetet mund të tërheqin përkrahjen e tyre për Ukrainën, nëse kërkesa e Shtëpisë së Bardhë nuk miratohet nga Kongresi.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet