23 Tetor 2023, 08:08
Nga A.B
Michelle Hidalgo
SHBA- Një dado 28-vjeçare në Kaliforni, po përballet me akuzat për abuzim me një foshnjë 8-muajshe, e cila dyshohet se i ka dërguar fotot e vajzës së dhunuar një burri përmes rrjeteve sociale.
Michelle Hidalgo u padit fillimisht më 26 shtator duke u përballur me shtatë akuza që përfshinin prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve. Hetimi i mëtejshëm çoi në tre akuza të tjera për abuzim me fëmijën kundër një fëmije të mitur, pasi burri të cilit dyshohet se i dërgoi fotot kërkoi akte "gjithnjë e më të këqija" kundër fëmijës.

Ajo thuhet se pranoi aktet e saj, duke i thënë hetuesit se ishte një "gabim budalla" që ajo bëri vetëm një herë. Në dosje, megjithatë, thuhet se 28-vjeçarja në dialogët online që ka pasur me burrin e panjohur i ka thënë se do të abuzonte seksualisht me foshnjën 8-muajshe me seks oral.
Sipas mediave lokale, gjetjet në llogarinë e saj në iCloud ishin gjithashtu rënduese për 28-vjeçaren.
Ajo u zbulua nga një ankesë në platformën e mediave sociale më 21 shtator për trafikim të materialeve pornografike me një fëmijë të mitur. Prindërit e foshnjës, thanë se e punësuan 28-vjeçaren përmes Care.com dhe nuk e kishin njohur më parë.
Sipas ligjit të Kalifornisë, dadoja 28-vjeçare do përballet me 60 vjet burg nëse dënohet dhe lirimi me kusht që shkon deri në 2.7 milionë dollarë./Dosja.al
michelle hidalgo shba
Bota
23 Tetor 2023, 08:06
h.k
Foto ilustruese
FRANCË-70 kërcënime të rreme për bombë në pesë ditët e fundit janë rregjistruar në ...
Bota
23 Tetor 2023, 08:04
f.i
Tarik Jasarevic
IZRAEL- Organizata botërore e shëndetësisë edhe një herë i ka bërë thirrje Izraelit të ri...
Bota
23 Tetor 2023, 07:59
A.B
Harta dhe gazetarja e CNN
SHBA- Një hartë e shfaqur nga rrjeti amerikan CNN që përmban gabime të rëndësishme në...
Bota
23 Tetor 2023, 07:58
f.i
foto ilustruese
JAPONI- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Japonisë i ka bërë thirrje publikut që t&eu...
Bota
23 Tetor 2023, 07:57
A.B
Mikhail Khodorkovsky
RUSI- Për presidentin rus, Vladimir Putin, lufta Izrael-Hamas është si çdo krizë tjetër në bot&eu...
Bota
23 Tetor 2023, 07:40
f.i
Albin Kurti dhe zyrtarët e lartë
KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zb...
Bota
22 Tetor 2023, 22:49
A.TH
pamje nga ngjarja
IZRAEL- Pamjet virale në rrjetet sociale tregojnë se si fëmijët në Gaza shkruajnë identitetin e tyre n...
Bota
22 Tetor 2023, 22:42
h.k
Foto dy liderave
IZRAEL-Pas lajmit se më shumë ndihma kanë mbërritur në Gaza, Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kryeministr...
Bota
22 Tetor 2023, 21:54
A.TH
Donald Trump
SHBA-Për dy të pandehurit, Sidney Powell dhe Kenneth Chesebro, gjyqi, i cili mund të rezultojë në një dëni...
Bota
22 Tetor 2023, 21:34
A.TH
foto ilustruese
IZRAEL- Agjencia e inteligjencës ushtarake franceze ka arritur në përfundimin se një raketë palestineze e gab...