LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, nisin diskutimet mes partive politike

Kjo parashihet me Marrëveshjen me Bullgarinë, për kapërcimin e kontestit mes dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

7 Nëntor 2022, 18:20 Nga d.a.
Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, nisin diskutimet mes
Kuvendi maqedonas

MAQEDONIA E VERIUT- Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, të hënën, më 7 nëntor, kanë nisur bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në pjesën e preambulës si popull shtetformues.

Kjo parashihet me Marrëveshjen me Bullgarinë, për kapërcimin e kontestit mes dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Marrëveshja kishte për bazë një propozim francez për heqjen e vetos bullgare, që çoi në nisjen e bisedimeve politike për anëtarësim, më 19 korrik.

Por, bisedimet reale apo për kapitujt nuk do të mund të nisin pa plotësimin e kushtit kryesor që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës dhe këtë Maqedonia e Veriut ka afat të bëjë deri në përfundimin e procesit të skriningut, apo të verifikimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që drejton partinë kryesore në Qeveri, Lidhjen Social Demokrate, kërkon mbështetjen e partive tjera parlamentare pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve sa numëron Kuvendi.

Shumica parlamentare numëron 63 deputetë.

“Qëllimi i kësaj takimi është që së bashku me kryetarët e të gjitha partive politike të bisedojmë për të ardhmen evropiane të vendit dhe për të gjitha vendimet që duhet t’i miratojnë me një konsensus të gjerë politik. Agjenda evropiane është mbi të gjitha, është interes i qytetarëve dhe i shtetit, andaj duhet të veprojmë të gjithë së bashku”, ka deklaruar Kovaçevski.

Por, partitë kanë paraqitur kushtëzime të ndryshme. Partia më e madhe opozitare, VMRO DPMNE-ja e cila kundërshton Marrëveshjen me Bullgarinë, kërkoi që “partitë të bisedojnë për krizën ekonomike, vështirësitë e qytetarëve për ta përballuar dimrin, rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë elektrike, por edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Nga partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Alternativa që janë pjesë e Qeverisë në takim nuk kanë paraqitur kushtëzime duke u dhënë mbështetje ndryshimeve kushtetuese.

Por, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa në opozitë kanë kërkuar që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe ndryshimin e formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, që njihet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

“Ne vlerësojmë se ftesa e kryeministrit menjëherë pas ftesës sonë drejtuar partive shqiptare mund të jetë një sabotim për takimin e partive shqiptare. Ne nuk jemi kundër ndryshimeve kushtetuese, por kërkojmë që në këtë hapje të Kushtetutës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja me 20 përqindëshin”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Ndërkohë, partitë më të vogla maqedonase, që kanë nga një apo dy deputetë, ndryshimin e Kushtetutës e kanë kushtëzuar me njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

“...Kërkoj që kjo të kushtëzohet me njohjen e pakicës maqedonase që jeton në Bullgari dhe ne duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët që bashkëkombësit tanë të realizojnë të drejtat e tyre kombëtare në shtetin fqinj”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Në vitin 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, që synonte kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve, por në vend të kësaj raportet mes tyre u tensionuan deri në vendosjen e vetos nga ana e Bullgarisë në nëntor të vitit 2020./REL/

ndryshimet kushtetuese ne maqedoni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet