31 Mars 2023, 20:54
Nga k.m.
Andrew dhe Tristan Tate
RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan do të lirohen nga qelia e paraburgimit. Ndaj tyre ka ndryshuar masa e sigurisë, e cila do konvertohet në "arrest shtëpie". Vendimi i Gjykatës së Apelit në Bukuresht zëvendësoi paraburgimin, e cila do të përfundonte më 29 prill.
Po ashtu, lirohen edhe dy bashkëpunëtoret, Georgiana Naghel dhe Luana Radu. Të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në pallatet ku jetojnë. Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen me akuza për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar.
Vëllezërit Tate u arrestuan në vilën e tyre në Bukuresht të Rumanisë. Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate dhe i vunë të dy në pranga. Andrew Tate fillimisht fitoi famë pas një paraqitjeje jetëshkurtër në Big Brother. Ai u hoq nga reality show pasi i dolën video duke rrahur një grua u shfaqën në internet. Që atëherë ai ka ngjallur neveri dhe zemërim me një valë përmbajtjesh të shtrembëruara në internet.
andrew tate tristan tate arrestohet andrew tate
Bota
31 Mars 2023, 20:33
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se 11 persona kanë...
Bota
31 Mars 2023, 20:27
a.l
Tik Tok
NATO ka njoftuar zyrtarisht se do të ndalojë përdoprimin e TikTok nga pajisjet e zyrtarëve, pas dyshimeve në rritje ...
Bota
31 Mars 2023, 20:15
a.l
Zjarret në Spanjë
SPANJË- Situata e zjarreve në Spanjë ka dalë jashtë kontrollit. Mediat e huaja raportojnë se m&e...
Bota
31 Mars 2023, 19:58
a.l
Aksident në Zvicër
ZVICËR- Një aksident i rëndë hekurudhor raportohet në Zvicër. Mediat e huaja raportojnë se ...
Bota
31 Mars 2023, 19:50
k.m.
Carlo Vicentini
ITALI- Një mjek italian vrau gruan dhe dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi sot pasdite, n&...
Bota
31 Mars 2023, 19:48
a.l
Foto ilustruese
KANADA- Gjashtë refugjatë kanë humbur jetën pasi tentuan të kalonin me varkë pranë kufirit SHBA-Kanada. ...
Bota
31 Mars 2023, 19:40
a.l
KINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është kritikuar lidhur me fjalimin një javë më parë të s...
Bota
31 Mars 2023, 19:27
a.l
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka paralajmëruar sot se një luftë e tretë botërore s...
Bota
31 Mars 2023, 19:20
A.B
Foto ilustruese
ITALI- Shteti fqinj është bërë vendi i parë perëndimor që bllokon chatbot të avancuar ChatGPT. Auto...
Bota
31 Mars 2023, 19:18
k.m.
Emmanuel Macron
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e do të vizitonte Kinën në fillim të prillit dhe i bëri thirrje P...