LIVE UPDATES
Bota

Në Bosnje mbahen zgjedhjet e përgjithshme, Schimdt bën ndryshime në ligjin zgjedhor

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 votuan 35 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ky komision, gjatë së dielës, raportoi se kishte pranuar disa ankesa, përfshirë 35 për shkelje të ndryshme zgjedhore dhe 23 për shkelje të heshtjes zgjedhore.

2 Tetor 2022, 22:47 Nga k.m.
Në Bosnje mbahen zgjedhjet e përgjithshme, Schimdt bën ndryshime
Foto ilustruese

Bosnjë e Hercegovina ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor, por pak ndryshim pritet për udhëheqjen e shtetit të mbërthyer nga klientelizmi, korrupsioni dhe varfëria.Rezultatet e preliminare pritet të publikohen në mesnatë. Në total, 3.368.666 votues kanë pasur të drejtë vote dhe ata votuan për të zgjedhur 518 anëtarë të rinj të trupave qeveritarë. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Dalja në zgjedhje ishte 50 për qind, që është më e ulët nga zgjedhjet e vitit 2018, kur kishin votuar 54.2 për qind e votuesve.

Për këto zgjedhje ishin të akreditua mbi 60.000 vëzhgues.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 votuan 35 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ky komision, gjatë së dielës, raportoi se kishte pranuar disa ankesa, përfshirë 35 për shkelje të ndryshme zgjedhore dhe 23 për shkelje të heshtjes zgjedhore.

Ndërkaq, pesë persona nga komisioni zgjedhor në qendrën e votimit në Hoziq, në veri të Bosnjës, u arrestuan nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të mashtrimit zgjedhor. Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës tha se të dyshuarit kishin sjellë në qendër të votimit një sasi të madhe të fletëvotimeve të plotësuara.

Zëdhënësi i Koalicionit për Zgjedhje të Lira “Nën Vëzhgim”, Hasan Kamanjakoviq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se komisionarët në Hoziq janë shkarkuar nën dyshimet për shkelje të Ligjit zgjedhor.

Votuesit në Bosnjë e Hercegovinë kanë mundur të zgjedhin nga mbi 100 parti dhe koalicione, në zgjedhjet e teta të përgjithshme të vendit.

Por, peizazhi paszgjedhor në këtë shtet të Ballkanit me gjasë do të dominohet nga personalitetet e njëjta që kanë lulëzuar në krizat ekzistenciale përgjatë viteve dhe madje kanë përforcuar qëndrimet e tyre etnike gjatë fushatë zgjedhore.

Qytetarët kanë votuar për zgjedhjen e tri anëtarët e Presidencës boshnjake dhe 42 deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë parlamentare, për një mandat katërvjeçar.

Në nivel të entitetit, 98 deputetë do të zgjidhen për Parlamentin e Federatës boshnjake dhe kroate si dhe 83 për Parlamentin Kombëtar të Republikës Sërpska.

Po ashtu, në Republikën Sërpska zgjedhjet janë mbajtur edhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e entitetit.

Në Federatën boshnjake dhe kroate, në total 289 deputetë do të zgjidhen në dhjetë parlamentet e kantoneve.

Në zgjedhje morën pjesë 127 subjekte politike, prej të cilave 72 janë parti, 38 koalicione dhe 17 kandidatë të pavarur. Në nivel të përgjithshëm, numri i personave që garuan në zgjedhje ishte 7.258.

Në mbarë vendin ishin të hapura 5.903 qendra votimi dhe 21 qendra votimi u hapën në ambasadat dhe misionet konsullore që Bosnjë e Hercegovina ka në vende të ndryshme.

Zgjedhjet po ashtu u mbajtën në kohën e pushtimit rus të Ukrainës që ka ndarë edhe më tej Bosnjën dhe ka rritur frikën se mund të rriten tensionet në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate dhe në entitetin e Republikës Sërpska, sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës trevjeçare në këtë ish-republikë të Jugosllavisë.

Pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve, përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Christian Schmidt, njoftoi se ka bërë ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe në Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës. Ai tha se masat e marra synojnë përmirësimin e funksionalitetit të entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe sigurimin e zbatimit në kohë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 2 tetor.

Kërkesa ime urgjente për Parlamentin e zgjedhur të Bosnjë e Hercegovinës sot është që të miratohet me shpejtësi vendimi që është diskutuar për më shumë se dhjetë vjet: zbatoni aktgjykimet Sejdiq-Finci, Zorniq dhe të gjitha vendimet e Gjykatës në Strasburg dhe gjykatave në Sarajevë”, tha Schmidt përmes një deklarate.

Sa i përket pritjeve nga këto zgjedhje, Toby Vogel, ekspert për Ballkanin, tha se ka dyshime se votimet do të jenë “transformuese”.

“Në fund të ditës, problemet në Bosnje nuk janë të lidhura se kush është në pushtet e kush është në opozitë, por se si pushteti është i strukturuar dhe ushtrimi i strukturës së pushtetit. Këto janë probleme strukturore që datojnë që nga marrëveshjet e paqes së Dejtonit dhe strukturave kushtetuese që ato përmbajnë”, tha ai.

Megjithatë, garë e ngushtë pritet të jetë për Presidencën trepalëshe, përfshirë edhe për ulësen boshnjake në këtë institucion.

Po ashtu, garë e ngushtë pritet të jetë për disa ulëse në dhomën e sipërme të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës – mandate që zgjidhen në mënyrë indirekte pas zgjedhje – dhe këto gara pritet të ndikojnë në përpjekjet penguese që kanë paralizuar shtetin për vite me radhë. Dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të ofrojnë qartësi në përgjigjen nëse Bosnja është e destinuar, të paktën për të ardhmen e afërt, të mbetet një nga pikat më të nxehta në Evropë.

Vëmendje po ashtu i kushtohet garës në Republikën Sërpska dhe liderit të saj, Milloard Dodik, i cili po shtyn përpara përpjekjet për shkëputjen e këtij rajoni të dominuar nga serbët.

Dodik ka raporte të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe llogarit në mbështetjen e tyre diplomatike dhe edhe në mbështetjen që t’i rezistojë strukturave federale të Bosnjës dhe presionit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Dodikut, fillimisht më 2017, dhe më pas sërish në janar të këtij viti për shkak të përpjekjeve të tij për ndarje./REL

zgjedhjet në bosnjë e hercegovinë

Sondazh

Poll
Bota 2 Tetor 2022, 20:15 k.m.

A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?

Bruce Willis SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Jav&e...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen