LIVE UPDATES
Bota

“Në fund, errësira do të humbasë”/ Zelenskyy i drejtohet kombit natën e Krishtlindjes

Në natën e Krishtlindjes, më 24 vjetor, zoti Zelenskyy iu drejtua kombit me një video të filmuar para Katedrales së ndriçuar Shën Sofisë në qendër të Kievit.

25 Dhjetor 2023, 18:50 Nga I.A
“Në fund, errësira do të humbasë”/ Zelenskyy i
Mesha

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy iu drejtua kombit natën e Krishtlindjes, të cilën Ukraina e feston për herë të parë me 25 dhjetor. Në të kaluarën Ukraina e kishte festuar Krishtlindjen më 7 janar. Në natën e Krishtlindjes, më 24 vjetor, zoti Zelenskyy iu drejtua kombit me një video të filmuar para Katedrales së ndriçuar Shën Sofisë në qendër të Kievit.

“Sot, të gjithë ukrainasit janë të bashkuar. Të gjithë e presim Krishtlindjen bashkë. Në të njëjtën datë, si një familje e madhe, si një komb, si një shtet i bashkuar. Dhe sot lutja jonë e përbashkët do të jetë më e fuqishme se kurdo herë tjetër. Lutje e popullit. Sot, do të bashkojë miliona zëra – më shumë se kurrë më parë. Dhe sot do të ketë domethënie pa dallimin dy javor. Do të ketë domethënie bashkë me Evropën dhe botën. Dhe kjo është një lutje e veçantë. Për njerëzit, për paqen, për drejtësinë, një lutje jete. Dhe sot do të dëgjohet në pjesë të ndryshme të botës, që vjen nga zemrat e njerëzve të ndryshëm, në gjuhë të ndryshme. Edhe nga fe të ndryshme. Ngase kjo është lutje për jetën dhe nuk ka kufij. Në kohë të vështira, ndërkohë që mbrojmë tokën dhe shpirtin tonë, po shkojmë drejt lirisë. Rrugës drejt pavarësisë tonë të gjithmbarshme, përfshirë atë shpirtërore. Lirisë së besimit tonë nga ideologjia e skllavërisë. Nga një kult që nuk ka asgjë njerëzore dhe të shenjtë përbrenda tij. Që sjell dhunë, agresion, urrejtje. I tillë që privon sigurinë dhe paqen, që uzurpon tokën dhe jetat e njerëzve. Por që do të rrënohet. Përmes fuqisë së besimit, forcës së të vërtetës, fuqisë së ligjit, të drejtësisë dhe forcës së Ukrainës,” tha ai.

Këtë vit, në përpjekje për ta distancuar vendin e tyre nga Rusia dhe tradita e saj ortodokse, Ukraina miratoi ligjin që zhvendosi festën e Ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor.

Një shënim që i është bashkangjitur ligjit thotë se qëllimi i tij është “të braktisë trashëgimin ruse” dhe citoi “dëshirën e të gjithë ukrainaseve të jetojnë jetën në bazë të traditave dhe festave të tyre”, të nxitur nga agresioni rus kundër vendit të tyre.

Ky sulm i solli tragjedi dhe vuajtje Ukrainës dhe ndryshoi jetën e qytetarëve të saj përgjithmonë.

Ukrainasja katolike Lesia Shestakova tradicionalisht ka festuar Krishtlindjen me 25 dhjetor. Por bashkëshorti i saj Oleksandr, që është i krishterë ortodoks, e ka shënuar atë me 7 janar.

“Më në fund e kemi një ditë në Ukrainë, të cilën unë dhe burri im mund ta kalojmë së bashku në katedrale dhe ta falënderojmë Zotin që jemi bashkë, të gjallë dhe me shëndet të mirë. Familjet tona do të festojnë bashkë gjithashtu,” tha ajo.

Të dielën ata morën pjesë bashkë në ceremonitë e zhvilluara në Katedralen katolike të Shën Aleksandrit në Kiev.

“Rusia me veprimet e veta ka shkatërruar trashëgiminë e saj në Ukrainë. Shteti ynë i ri po rilind përmes kësaj vuajtje të shkaktuar nga Rusia... Dhe tani, më 25 dhjetor, do të fillojë rilindja e shtetit, me festat e reja,” tha zoti Shestakov.

Që nga sulmi rus, shumë ukrainas kanë refuzuar gjuhën dhe kulturën ruse dhe lidhjet tjera historike që e lidhin këtë vend me Moskën. Autoritetet ukrainase po riemërojnë sheshet e emrat e rrugëve, si dhe po largojnë lapidarët e bustet që lidhen me të kaluarën cariste dhe sovjetike.

“Nata e Krishtlindjes është nata më e gjatë e vitit. Por që nesër dita fillon të zgjatet, drita fillon të mbretërojë. Drita po bëhet më e fuqishme. Hap pas hapi, ditë pas dite, errësira tërhiqet. Dhe në fund, errësira do të humbasë. Ligësia do të mundet. Sot, ky është synimi ynë i përbashkët, ëndrra jonë e përbashkët, dhe për këtë lutemi sot së bashku. Për lirinë tonë. Për fitoren tonë. Për Ukrainën tonë. Për ditën kur të gjithë mund të mblidhemi në shtëpi për një vit paqeje të një Krishtlindje paqeje. Dhe t’i themi njëri-tjetrit ‘Krishti lindi',” deklaroi zoti Zelenskyy.

Marrë nga VOA

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj