LIVE UPDATES
Bota

Plani i Egjiptit/ Si përfundon lufta në Gaza

Në kampin e refugjatëve Maghazi, punonjësit e shpëtimit nxorrën dhjetëra trupa të tjerë nga rrënojat disa orë pasi një sulm rrafshoi një ndërtesë trekatëshe dhe shkatërroi disa të tjera aty pranë.

25 Dhjetor 2023, 17:53 Nga I.A
Plani i Egjiptit/ Si përfundon lufta në Gaza
Gaza

EGJIPT- Egjipti ka paraqitur një propozim fillestar ambicioz për t'i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – me një armëpushim, një plan për lirim të pengjeve dhe me krijimin e një qeverie palestineze ekspertësh që do të administronin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, tha një zyrtar i lartë egjiptian dhe një diplomat evropian më 25 dhjetor, sipas AP.

Ky plan vjen pasi sulmet ajrore izraelite goditën Gazën qendrore dhe jugore, duke shkatërruar ndërtesat e familjeve të strehuara brenda. Në kampin e refugjatëve Maghazi, punonjësit e shpëtimit nxorrën dhjetëra trupa të tjerë nga rrënojat disa orë pasi një sulm rrafshoi një ndërtesë trekatëshe dhe shkatërroi disa të tjera aty pranë.

Të paktën 106 njerëz u vranë, sipas të dhënave të spitalit të para nga agjencia e lajmeve Associated Press, duke e bërë atë një nga sulmet më vdekjeprurëse të fushatës ajrore të Izraelit.

Propozimi egjiptian, i punuar së bashku me Katarin, i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane, por ende nuk është vendosur mbi të. Ai bie jashtë qëllimit të deklaruar të Izraelit për ta shtypur drejtpërdrejt Hamasin dhe duket se nuk përmbush këmbënguljen e Izraelit për ta mbajtur kontrollin ushtarak mbi Gazën për një periudhë të gjatë pas luftës.

Kabineti i Luftës i Izraelit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kishte planifikuar të takoheshin gjatë ditës për ta diskutuar situatën e pengjeve, mes temave të tjera, tha një zyrtar izraelit, i cili nuk konfirmoi nëse pjesë e diskutimin ishte edhe propozimi egjiptian.

Përpara takimit, Netanyahu u zotua se do ta zgjerojë luftën ndaj Hamasit në ditët në vijim dhe shtoi se “kjo do të jetë një betejë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit.”

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë më shumë se 20.400 palestinezë dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e territorit. Zyrtarët e OKB-së paralajmërojnë se një e katërta e popullsisë po vdes nga uria nën rrethimin e Izraelit, i cili lejon vetëm një rrjedhje të vogël furnizimesh të ndihmave humanitare.

Numri në rritje i vdekjeve midis trupave izraelite - 17 që nga 22 dhjetori dhe 156 që nga fillimi i ofensivës tokësore - mund ta dëmtojë mbështetjen publike për luftën, e cila u ndez kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë 240 të tjerë peng.

Izraeli vazhdon të insistojë në qëllimet e tij për të shkatërruar aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe lirimin e 129 pengjeve të mbetura. Mbështetja e publikut për këto qëllime ka qenë kryesisht e qëndrueshme, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj ofensivës së Izraelit dhe numrit të paprecedent të viktimave në mesin e palestinezëve.

Edhe pse izraelitët mbështesin luftën, pakënaqësitë janë rritur kundër Qeverisë së Netanyahut, të cilin shumë e kritikojnë për dështim që të mbrojë civilët më 7 tetor dhe për politika që kanë lejuar Hamasin të forcohet gjatë viteve.

Propozimi egjiptian ishte një përpjekje ambicioze jo vetëm për t'i dhënë fund luftës, por edhe për ts hartuar një plan për të ardhmen.

Në të bëhet thirrje për një armëpushim fillestar deri në dy javë, gjatë së cilës militantët palestinezë do të lironin 40 deri në 50 pengje – mes tyre gra, të sëmurë dhe të moshuar – në këmbim të lirimit të 120 deri në 150 palestinezë nga burgjet izraelite, tha zyrtari egjiptian për AP në kushte anonimiteti.

Në të njëjtën kohë, negociatat do të vazhdojnë për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve dhe trupave të mbajtur nga militantët palestinezë, tha ai. Një diplomat perëndimor tha se ata janë në dijeni të propozimit të Egjiptit. Por diplomati, i cili foli gjithashtu në kushte anonimiteti, dyshon se Netanyahu dhe qeveria e tij do ta pranonin këtë propozim.

Marrë nga REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen